An edition of Vetëm dëshira (2010)

Head First Servlets and JSP

JSP

  • 0 Ratings
  • 0 Want to read
  • 0 Currently reading
  • 0 Have read
Not in Library

My Reading Lists:

Create a new list

Check-In

×Close
Add an optional check-in date. Check-in dates are used to track yearly reading goals.
Today

  • 0 Ratings
  • 0 Want to read
  • 0 Currently reading
  • 0 Have read

Buy this book

Last edited anonymously
February 6, 2012 | History
An edition of Vetëm dëshira (2010)

Head First Servlets and JSP

JSP

  • 0 Ratings
  • 0 Want to read
  • 0 Currently reading
  • 0 Have read

Prof.dr.Sejfedin Sulejmani

V e t ë m d ë sh i r a

                (nga vitët e herëshme)

Shkup
2011

Ujët e vluar

Pamja  dhe bukuria e katundit Zhegër prek dhe tërheq gati çdo udhëtar, njëlloj sikurse të prek dhe të tërheq

lulja e parë pranvërore e cila mbin menjëhere posa të shkrihet bora dimrore e malit.
Ai shtrihet në mes një lugine të madhe. Nëpër të kalon një lum i madh. Nga fundi i katundit shtrihën shumë livadhe të gjëra dhe të pasura me barë tërfoje, i cila është ushqimi krysor për bagëtinë.
Lart katudnit ngrihën male të dendura të pasura me drunjë të bujshëm, sa që po të futësh aty nuk ke për të parë asgjë tjetër, ndokund as edhe kupën e qiellit. Kjo bukuri natyrore në kohën e pushimit i ndjelli fashistët Bullgarë.Në afërsinë e katundit ata kishin ngritur ombrellat e tyre dhe sa herë i kujtoheshin për ndonje sënd ose gjësend (plaçkitje, malltretime etj), ata i vërsuleshin luleve të pemëve dhe bimëve të ndryshme pranëverore. Ngjarja ndodhë në tetorë të vitit 1942...

I-rë

Ditën e diel kur njerëzit çlodhëshin nga puna që e bërin gjatë javës, mblidhëshin turma-turma dhe bisedonin për çdo çështje rreth problemeve dhe interesave të tyre.
Kështu në kohën kur ndër sundimin e qeversisë bullgare,(vjeshtë e tetorit të vitit 1942) një ditë të diel livadhët e katundit u bënë zi me njerëz. Çdo njëri prej tyre bisedonin rreth jetës... punës së tyre etj. Kush thonte: puna, po është shumë e rëndë! Tjetri ia priste: duhet t’ia dimë falenderës kësaj pune të rëndë, çdo gjë rrjedh nga puna! Njëri prej tyre i quajtur Jakob Kola, pasi shikoi njëherë anash shtoi: ah bre vëlla, me të vërtetë rrjedhë çdo gjë nga puna, por punën dhe djersën tonë po e shfrytëzojnë tjetërkush...Kush bre Jakob, ia priti shoku i tij i cili ndodhej në afërsine e tij. Ja kush, shiko mbi atë kodër! Duke ia treguar me gisht ushtrinë bullgare, e cila ishte rrënjosur aty që në kohën e pushtimit të vëndit. Herët në mengjëz kur rrezet e Diellit sapo kishin filluar me shnd;rit lindjen e tij, nëpër katund dëgjoheshin fishkëllimët e ushtarëve bullgarë.Rreth e rrotull fshati ishte mbushur si mizat e gërditshëm. Komandatni i ushtrisë i quajtur Millko urdhëroi që të plaçkitet katundi, por dëme dhe vrasje njerëzve mos tu bëhet. Momentalisht nga turma u ndane dy njerëz fytyrzinjë dhe posi vetëtima rëndën nga banesat bullgare, për t’i lajmëruar fjalët e lartëpërmendura të Jakob Kolës. Këta ishin dy spiunat e katundit Qani Bido dhe Isuf Kastrati. Jakob Kola i shikoi tmerrshëm dy spiunat e fshatit, por pasi që nuk i kishte armët e punës ofshanai me ashkun e zemrës dhe shtoi: Ah bre më shpëtuat sot!

      Madje nuk mbeti gjë për llafosje sepse të gjithë e dinin se çdo të prisnin të nesërmen, prandaj e tere turma u shpërnda. Sejcili prej tyre shkonte nëpër shtepine e vet për të shmëngë ndonjë gjësëndi nga pasuria e tyre.
 Ata e dinin se ardhja e bullgarëve do ta përmbysinin pasurin e tyre, por fundi i fundit iu falëshin fuqive natyrore që të mos i vranin ose torturonin nëpër burgime të ndryshme, sidomos e kishin frikë bodrumin, i cili  qe caktuar për ata njerez që flisnin keq për qeverinë bullgare.

II-të

 Herët  në mëngjezë kur rrezët e diellit posa kishin zënë me shndëritë lindjen e tyre, nëpër katund u dëgjuan fishkëllimat e gjithanshme të ushtrisë bullgare. Rreth  e qark katundi ishte mbushur prej tyre. Rrugët e katundit dukëshin zinj.
 Kështu ushtria bullgare e ndikueshme prej dy spiunave të katundit Qani Bidos dhe Isuf Kastratit iu versulën shtëpiave të katundit dhe nuk lënë gjë pa prishur.
Disa shtëpia të cilët ishin disi më të pasura ia shëmbën edhe themelet e tyre.
Komandatnti i ushtrisë i quajtur Milko me një grup të madh ushtarësh dhe dy spiunat e katundit iu vërsulën shtëpisë së Jakob Kolës ia prishën fund e krye, fëmijt, gruan dhe nënën i morën pengë dhe i përplasën  në vëndbanimet e tyre, duke bërtitur dhe kërcënuar:
 Ku është... ku është ai që flet keq për ne.
 Jakob Kola me kohë i kishte pasur mëri të madhë këpta dy spiunat e katudnit. Prandaj, për interesin dhe nderin e përgjithshem të Shqipëtarëve vendosi t’ua marrë shpirtin e tyre. Kur spiunat e katundit hapën derën e dhomës së tij

Jakob Kola ua plasi revolverin:
Krrrrrrrrrr! Dhe që të dy-të i la të shtrirë për dheun e çardakut. -Aaaaaaaaaaaaaa!- u dëgjuan piskamjet e ushtrisë gjakësore... - Gjakësorët bullgarë - ik bir - i bërtiti e ëma. Jakob Kola kërcej murin e tij prej dy metro lartësi dhe me fuqinë e tij të jashtëzakonshëm u shpëtoj thonjëve të armikut.

III-të

Kaluan tre ditë  prej atij arrestimi të tmerrshëm të katundit. Diten e tretë pa pritmas e pa kujtuar e arrestuan shtepinë  e Fazli Kamberit dhe të Jakob Kolës duke  i marrur pengjë tërë farefisin dhe fisin e tyre.
Babai i Fazliut ishte një njeri plak dhe i pafuqishëm në punë.Këmbët i iknin herë andej dhe herë këtej. Një gjakësor bullgar i kishte vërë re këtë plakë të urtë dhe të ndershëm, prandaj iu ofrua dhe i tha:
 Ku e ke djalin, plaku pasi e shikoi drejtë  në sy shtoi: thyeje qafën, ta kisha pasur djalin këtu edhe fjalët nuk do të zgjatëshin aq fortë dhe fare.
 Ushtari bullgarë me një të rënë me dymçikun e pushkës e la të shtrirë për toke. Burgu ishte vënd i posaçëm për Shqiptarët dhe popujt e tjerë të shtypur. Ishte gërmuar afro dhjetë metro thellë tokës. Gati dy metro ishte mbushur plot me ujë të ftohët. Në atë mjerim i përplasën femijët dhe tërë farefisërinë e Jakob Kolës dhe Fazli Kamberit. Aty  çast për çast rrafëshin dhe torturoheshin të burgosurit

prej gjakësorëve. Brenda në bodrum qanin dhe bërtisnin fëmijët dhe dy të vegjël kishin vdekur nga ujët e ftohët. Të mbushej mëndja se edhe të mëdhenjët nuk do të ia dilinin së gjalli nga bodrumi bullgar. Edhe sikur të dilnin kur në jetën e tyre nuk do të ndiheshin më qetësi në trup, por vetëm dhembje raumatike eshtrash dhe ethe.
Kur do të shohim drite?! Ndiheshin zërat e fuqishëm të banorëve të fshatit. Roja e ushtrisë bullgare e lajmëroi komandantin se ata nuk po ishin të qetë. Komandanti urdhëroi që tani t’i rrahin pa masë. Ushtria bullgare mezi priste këtë lajmë. Dhjetë prej tyre u turrën brënda dhe e mbytën në vëndë vëllaun e Jakob Kolës- Demçin duke i thënë: ja drita...tani do të shikosh dritë.

IV-të

Jakob Kola  së bashku me dy shokët e  tij Fazliun dhe Iliazin nëpër malet e Koplilaçës u takuan me grupet partizane, u ndërlidhën me ta dhe tani edhe vet u bënë partizanë shqiptarë.
 Komandanti i ushtrisë patrizane i quajtur Velko Kozara urdhëroi  që këta tre të vishen me rroba partizane, në ballin e tyre të vënë yllin e kuq peskëndësh për të cilin ideal kishin luftuar kaq mot e jetë.
Nuk ka gjë më të mirë nën kupën e qiellit se sa kur njeriu jeton i lirë në natyrë. Prandaj që të tre partizanët e rinjë ndiheshin një gezim të mbarueshëm në shpirtin e tyre.
 Sot kemi rilindur - i tha Kola Feriz Kamberit.
 Po vëlla me të vërtetë  ne kemi rilindur, por halli për fëmijët dhe prindërit tanë. A e din o Jakob se ku i kemi lënë prindërit! I lamë ndër thonjët e armikut.
Sa i dëgjoi fjalët i dëshpruar pa masë nga gjakëpirësit bullgarë shtoi: ç’duhet bërë o Fazli?
Vëlla  duhet shkuar njëherë në katund!
Katundi është i arrestuar Fazli, prandaj do të vrasin ose do të na zënë të gjallë!
Ndashtë ore Jakob, le të na vrasin!
Pra, i marrim leje komandantit partizan.
Mirë...nisemi...
Komandanti i luti që të mos shkonin sepse do t’i vrisnin ose do t’i zinin te gjallë. E me në fund komandanti iu ofrua me këto fjalë: keni nevojë për ndihmë!
Jo shoku komandant, vazhdoi Jakob Kola, për një kohë të shkurtër do të kthehemi.
  Pra shkoni, shkoni natën... mos t’iu hetoj ndokush i gjallë, kështu i këshilloi komandanti partizanët dhe u dha leje për udhëtim.

V-të

Mesnatë... Katundi Zhegër kishte njëzetë kilometra largësi prej Kopilaçës. Tre partizanët tani ishin në udhëtim e sipër... nata vjeshtore ishte e qetë dhe e kthjellët, posi pikat e lotit. Nëpër lisnajat e mëdha të Kopilaçës dëgjoheshin cicerrimat e karkalecave këndonjës. Në atë mesnatë fryu një erë e lehtë dhe e këndëshme. Kjo sjellte zhurmën e gurgullirave të ujërave të lumenjëve. Kjo erë e lehtë të kënaqte thellësin e shpirtit dhe të mbushte me ndjenja të plota muzikale.
Duke u frymezuar me ndjenjat e thella e të mallëngjyera Iljazi ofshani me ashkun e zëmres: Ah...aaah! Ç’ke Ilijaz?,e pyeti Jakob Kola. Jo asgjë...këtu kërkoj të vdes, përshpëriti me zë të ulët Ilijaz Kamberi. Shokë, shtoi Fazliu, shpejtojmë pak më tepër sepse po na ofrohet mëngjezi! Po... shpejtojmë. Me hapat e tyre të shpejtë dhe pikërisht pas dy orë udhëtimi iu ofruan fshatit... Tani qetësi - përshpëriti Jakobi. Katundi është i arrestuar - vazhdoj Fazli Kamberi. Nuk do të thotë gjë vëlla, le të vdesim në luftë, përpraaaaa! - iu përgjigj Jakob Kola, njëherit kemi lindur, njëherit do të vdesim, pra, të vdesim për të mirën e njerëzimit.

VI-të

 Sipër katundit ndodhej një gur i madh. Tre partizanët e zënë peritën në rënzën  e tij.
 Halli çdo të bëhet me ne, përshpëriti Ilijazi, i cili ishte diç më i ri se dy të tjerët.
    Mbushëni pushkat shokë, u dëgjua fjala e Ilijaz Kamberit, pregatituni dhe ejani të nisemi për në katund!
   I mbushën pushkët dhe u nisën drejtë katundit. Qetësi e papërshkruar... Posa  iu ofruan katundit filloi me aguar mëngjezi. Momentalisht u shtuan fishkëllimat e ushtrisë gjakësore bullgare.
  Aaaaaa shkuam...shtoj Ilijaz Kamberi.
  Vetëm përpara vëllezër, ndezeni pushkët, urdhëroi Jakob Kola.
  Taf tuf taf tuf taaf, kërcitnin pushkët partizane. Ushtria bullgare e cila po i numëronte disa mijë persona, u turrën pas tyre, pa i marrur parasysh armët dhe municionët e luftës që e kishin tre shqiptarët e ndershëm tani partizanë.

Armiku vëndosi t’i zënë të gjallë, tre shqiptarët trima të guximshëm lufte.
Qëndroni shokë, urdhëroi Jakob Kola, luftë! Edhepse vranë një shumicë prej tyre sërish u zunë rob të gjallë, dhe rene nën thonjtë e armikut gjakëpirës. U zunë të gjallë dhe i dërguan duarlidhur në bodrumin, ku edhe aty ishin prindërit e tyre. I kapëm rob tre partizanët shqiptarë, ushtarët bullgarë e lajmëruan komandantin e tyre Millko Taskon. Komandanti posa e dëgjoi lajmin desh lujati mendësh nga gëzimi, pas tre orësh ai solli vendimin për dënimin e tre partizanëve shqiptarë.

  Aty shkruante:

+
D Ë N I M

 Të hapët një gropë pesë metro thellësi, në afërsinë e gropës të vlohën pesë kazanë uje...Para kazanave të sillen nënat  e Jakob Kolëës dhe Fazli Kamberit, atyre tu tregohej se u j ë t  e  v ë l u a r  është pregatitur për djemtë e tyre! Të sillen tre partizanët shqiptarë dhe të futen në gropën pesë metro thellësi. Si dënim i fundit ishte ky:

Nënat me duart e tyre t’ia derdhin djemëve në trup - ujët e vëluar, nënat t’i përvëlojnë te bijtë e tyre, sa vepër djallëzore, krimë dhe trishtuese...

VII-të

Të nesërmen u realizua urdhëri demon dhe trishtues i komandantit. Dhjetë ushtarë hapën gropën sipas urdhërit... pesë prej tyre ndezën zjarrin, dhe ca prej tyre vëluan ujin.
Do t’i përvëlojmë tre partizanët, bisedonin mes njëri- tjetërit gjakëpirësit.

VIII-të

 Kaluan pesembëdhjetë minuta pas rregullimit të vëndëdënimit, kur  duarlidhur i sollën tre partizanët së bashku me nënat dhe tërë farefisërinë e tyre... Dhe gropa para tyre... sa trishtim i mjeruar, qarje, bërtitje, lebetitje... e mbushën ajrin plot me vrrull vajtimi.
Të heshëtni të dashurit e mij jehoi fjala e Jakob Kolës, vdekja jonë është madhështore, për vdekje të këtillë nuk duhet qarë por duhet të mburreni. Kjo vdekje është e nderëshme, prej vdekjës së tillë brezërve të reja  u sigurojmë liri.
Një ushtarë bullgarë e hetoi dhe e kuptoi fjalën liri, prandaj iu ofrua pranë me fytyrë të ashpër dhe të egërt sa deshti ta hante me dhëmbë...

Liri a...ja liri! Me dymxhikun e pushkës me sa fuqi që kishte i ra në kokë.
Gjaku i tij i nxehtë rrodhi posi si ujlumi, të gjithë të turbulluar... kur e pa nëna këtë mjerim u alivanos mu në zemër, me zërin e saj tani të shterrur pëshpëriti: -ah djali i nënës!

IX-të

 Pas dy orësh arriti komandanti, pa pritur asnjë çast urdhëroi:
  Një, dy, tre dhe  i sinjalizoi mimikisht për përvëlimin e partizanëve... ushtarët gjakëpirës i gjuajtën që të tre Shqiptarët në gropën e lartëpërmendur dhe pasi i çveshën  krejtësisht, i sollën dy nënat e mjeruara dhe të shkreta aty! Në të njëjtin moment sollën edhe kazanët të cilët ishin përplot me ujët e vëluara dhe nga një safe.
Njërën safë në anën e majtë ia dhënë nënës së Jakob Kolës dhe në të djathtën asaj së ëmës së Fazliut dhe Ilijaz Kamberit.
Posa e panëe këtë vepër egërsie që të dy nënat u alivanosën thellë në zemër dhe u shtrinë sipër kokës së djemëve të tyre. Gjakëpirësit bullgar edhe atëherë nuk i lënë të qeta... Me duart e nënave të tyre të mbytura dhe të shkëputura dhe të zbehta, mbushnin ujë nga kazani dhe i hedhnin nëpër trupin e njomë të djemëve partizanë shqipatrë.
Pra, që të tre partizanët shqiptarë i përvëluan me ujët e vëluar. Nga trupi i tyre doli një avull i bardhë dhe i tmerrshëm!...i përzier me ofshamje trishtuese, of-je  dhe përshpëritje të pakuptueshme...
  Ky avull i bardhë dukej se u thonte farefisërisë së tyre:
 Pritni, pritni kështu si unë, së shpejti do t’iu agojë drita e bardhë.
  Pas  pesë minutash tani me tre kufomat të derdhura prej ujit të vëluar u mbuluan si është më zi me dheun e lagët. Nënat në ato momente dhanë jetën e tyre, kurse farefisërinë e dogjën të gjallë me flakë të zjarrit.
 Prej  dheut të lagët të gropës, porosia e avullit të bardhë sërish vazhdoi të dilte...pa u ndalur fare.

Vrasës

          Një skicë

I-rë

 Veriu fyente me tërbim... të mbushej mëndja se nuk ka lënë gjë mbi faqën e dheut...
  Eh, ç’ështe ky hallë... ndihëshin bërtitjet e katundarëve, aty këtu edhe qarjët e tmerrëshme të fëmijëve.
Pluhuri i rrugëve ngrihej lartë në ajrë, tallazët e tij e mbulonin qiellin dhe tokën. Nuk vonoi shumë kohë sërish u qetësua... Sërish filluan të dëgjohën kumbonat e

bagëtive, që kumbonin an’ e këndë malit...Të dëgjohet kënga e fyellit dhe lehja e lehtë e qenëve. Syçeltas e imagjinon
fushën e gjelbëruar, livadhët me barë të freskët dhe lule me ngjyra të llojllojshme prej të cilave të dehej zemra.
Kështu është dita e verës, bisedonin katundarët, të cilët ishin mbledhur në një turmë të madhe... Kështu ia priti njëri në alegori. Ja ajo fortuna e përcolli Sabriun... pak para fortunës i vëllau i tij Emini i kishte dhuruar një plumb dinamik... E tërë turma që qe pranë u habit prej kësaj të thënëme të tmerrëshme. Çdo kush pyeti ...pse...siii! Po shokë - tha Jakupi, sabriu ka qënë një djalë i mirë dhe i pashëm...tërheqës... u përhapë fjala se e dashuronte të shoqën e Eminit... sot Emini paska kryer punë! E ç’punë na paska kryer xha Jakup, e pyetën ca të tjerë?! Eee ja se ç’punë ka bërë, ka vrarë vëllanë. E tërë turma u shpërnda, sejcili prej tyre zinte kokën me dorë dhe me ofshamje të thellë shpirtërore nxirrnin fjalët: Hë shpirt keq, shpirtëvrasës hë... hë dorë e mallkuar... dorë vëllavrasëse... dorë gjakësore.

II-të

Dielli perëndoi...bagëtia  me llojlloj kumbonash ktheheshin prej kullosave nëpër natyrë. Një erë e lehtë dhe e hollë e paisur me erëra të këndëshme natyrore u mbush me plotë përjetime vajtimësh... të përkujtosh djalërinë që të lënë para kohës. Dukej se luftonin me vdekjën duke i thënë:
   Prit vdekje e shkretë
   Se çdo këndë ke gjetur...
 Dhe ylli i mbrëmjës i lëshoi rrezet e pakapura pesëkëndëshe nëpër qiellin e pafud kaltër dhe zi. Në atë çast një grumbull njerëzish me arkivolin e sabriut  doli përballë katundit...
  Trupi i tij i cili akoma rrjedhte gjak i nxehtë, ishte shtrirë mbi të...nuk pritën as shumë kohë dhe mbuluan me dheun e zinj.

Lulet e majit

Atë vitë edhe pse ishte afërsisht muaji i majit, nëpër majët e maleve dhe te kodrave dukeshin ende tupkat e borëes. Lumi që e ndante katundin në dy pjesë ënte një zhargon i madh e cila shkakëtohej nga plasja e akullnajave.
Që të gjitha këto të ringjallinin përshtypje të thella e veças mëngjezi i freskët, era e lehtë dhe e këndëshme që fryente ada ditë...
Sipër katundit afëer bregut të lumit gjendje një shtëpi e vogël në të cilën jetonin disa familjarë të mirë e liridashës.
He...nesër është ditë e Një majit... eja të shkojmë dhe të pregatisim vëndin...ku ta kremtojmë këtë ditë...me shokët dhe miqtë e lirisë, tha Ymeti të vëllaut, i cili kishte dëgjuar shumë gjëra për këtë ditë. Le t’ia kujtojmë jetën e popujve të shtypur... Me çka t’ia kujtojmë vëlla? Me valle e këngë revolucionare që t’i dëgjojnë e tërë masa jonë. Ngrehu vëlla... ku mendon ti ta festojmë këtë ditë. Ja atje Ymet, në atë kodër ku kanë filluar me lulëzuar lulet e majit afër lumit të turbulluar, aty do ta festojmë Një majin... Bravos vëlla, ia priti Imeti, tani Dimo e dini se çka mungon? Jo!
Vetëm organizimi...nesër që të dy do të vishemi me roba të pastërta dhe do të shkojmë tek Hysni Juga. E madje me shokët e tjerë do të shkojmë në rrëzën e kodrës së madhe...aty ta festojmë ditën e Një majit.

II-të

 Agoi mëngjezi, ditë e Një majit. Që të dy vëllezerit të veshur me rroba të pastërta dhe me jaka të bardha, shkuan në shtëpinë e Hysni Jugës... Ai u bëri vënd...uluni ia priti udhëheqësi. Mezi e kemi pritur këtë ditë madhështore, në të cilën fillojnë me lulëzuar lulet e shumëngjyrëshe dhe me mbi te gjitha bimët që kanë qënë nën dhe.
  Ejani pra shokë të shkojmë rrëzë kodrës së madhe, aty ta presim e festojmë ditën e Një majit... dhe nuk pritën më tepër. Udhëheqesi doli vetë i teti...U nisën...Rrugës sipas porosisë ë udhëheqësit çdo njëri të thërriste rroftë Një maji, disa të tjerë këndonin vrullshëm. Heshtëni shokë tha, njëri le të na mbetët pak zë për në kodrën e madhe. Pas disa kohëve arritën në rrëzën e kodrës së madhe, por era e hollë e mëngjezit t’i mpinte veshët. Sot edhe sikur të ngrihem nga të ftohëtit nuk e ndiej fare në vete - tha udhëheqësi...ejani shokë...uluni që këtu, herën e parë ta këndojmë një këngë dhe vetë nisi i pari, me guxim shokë:
      Të mundohet armiku natë e ditë
      Gjë më të vlerëshme nuk ka
      për të nxjerur në dritë...
      Uroni ju o shokë, o bijtë e popullit
      Kapëni armët e çdo gjë që të jetë
      Armikun me e zhdukur për
      Gjithmon e jetë.
Që të gjithë hovshëm këndonin saqë ushtonte edhe lugina e lumit... Kënga vazhdoi disa orë me rradhë...rreth tyre u mblodhën shumë barinjë të mëdhenj dhe të vegjël. Pas këngëvet vazhdoi  vallja dhe pas valles sërish një këngë:
   I mbytur në robëri
   O popull i shkretë
   I mbuluar në errësi
   Si duron të zezën jetë
   Por sot lulet kanë mbi
   Kohë të re duke përtërirë.

Kjo këngë mallëngjeu të mëdhenj dhe të vegjël sa që rreth e qarkë u mbushë fusha e kremtimit... Aty kishte shumë njerëy të rritur të cilët edhe vet këndonin ndonëse këngën nuk e dinin. Një plak gjashtëdhjetë vitesh i cili mezi ecte, pyeti një djalosh të ri:
Kush po martohet sot ore bir? Nuk ështhë martesë ore axhok, iu përgjegj djaloshi, por është festa e Një majit - dita e punëtorëve. Plaku pasi mendoi diç e pyeti djaloshin: por ç’është Një maji? Djaloshi ia tregoi rëndësinë e Një majit për të cilin kishte dëgjuar shumë. Plaku mbeti shumë i kënaqur dhe vetë nisi të këndoj, ku më vonë udhëhqete edhe vallën... këmbët i iknin siç thotë një fjalë e urtë udhë i mbi udhë...Gjithashtu nisi gazi kur e panë se edhe plaku ishte pjesëmarrës në kremtimin e Një majit. Kishte shumë njerëz të cilët nuk e dinin se ç’është Një maji Udhëheqësi shkurtimisht ia shpjegoi se dita e Një majit është festa e punëtorëve të tërë botës, është agimi i një jete të lumtur që e pret brezi i ri. Dielli ishte në perëndim e sipër. E tërë turma e njerëzve u shpërnda. Kënga dhe gëzimi kishin arritur kulminacionin dhe paralajmëronin se është agimi i lirisë njerëzore... Vetëm udhëheqësi mbeti i brengosur dhe mendonte diçka. Ymet çka ke që mendohesh, pyeti vëllau i tij? Asgjë nuk mendohem. Mendohem vallë do t’i shohim edhe një herë lulet e majit... vallë do ta festojmë edhe një herë kaq të lirë ditën e Një majit. Vallë do të na qeshin zemrat tona...! Vëllau i tij iu përgjigj se Një maji do të festohet sa do të jetë kjo shoqëri njerëzore dhe me lulet e tija do të mbetët ditë e shënjt nëpër zemrat e punëtorëve.



Rreziku

Parathënie:

 Koha kalonte së bashku me kohët  e kaluara, sot dhe ata që vininë dhe kështu ndërlidheshin shoqërit njerëzore. Procesin e parë njeriu e kaloi nëpërmjet  shoqërisë para njerëzore primitive. Në këtë shoqëri njeriu nuk e takoi eksploatimin. Erdhi epoka e skllavrërisë. Njerëzimi arriti ta mbikalojë edhe këtë epokjë. Dy trembëdhjetë shekuj zotëroi epoka e feudalizmit...lufta e pandërprerë e punëtorit të eksploatuar e ndërroi edhe vet shoqërinë. Epoka tjetër ajo kapitaliste sërish nuk ia kënaqi shpirtin punëtorëve, popullatës së varfër. Gjithkund në çdo pëllëmbë të Evropës jeta e punëtorëve ishte e keqe dhe keqësohej sa nuk kishte ku të shkonte më tutje.
Çdo njëri prej nesh qoftë  nga goja e popullit, qoftë nga historia nacionale, ka pasur raste së paku njëherit të njohtohet me jetën e vështirë ekonomike të popullit tanë.
     Populli ynë ka kaluar nëpër faza të ndryshme ëpërë shoqërit e lrlta feudaliste, kapitaliste. Nëpër këto faza kanë kaluar tërë shoqërit njerëzore, por  disa kanë pasë  jetë luksoze, e shumica prej tyre kanë jetuar aq mjerisht sa nuk mund të përshkruhet. Në këtë mjerim ekonomik kanë jetuar edhe shtresat e gjëra popullore të popullatës në kohën e ish-Jugosllavisë. Varfeëria e popullsisë ka qënë aq e madhe sa që nuk ka pasur

ku të shkojë më tutje. Kriza e madhe ekonomike, shumicën e njerëzve gjatë dimërave shumë të ftohët i linte rrugëve dhe i bënte të m pirë sikurse uji i akullt.
Në kohën e ish -Jugosllavisë së vjetër në këtë dhe shumë fshatra të tjera kanë banuar popullat shqiptare shumë e varfër për sa i takon ekonomive shtëpiake. Shumica prej tyre gjatë dimrave të ftohtë vdisnin nëpër rrugët që nuk kishin kthim, vetëm e vetëm për një kafshatë bukë Për këtë arsye u obligova që ta përshkruaj vdekjen e dy personave, ku nëpërmjet tyre të përkujtohet e tërë jeta e popullit tonë në kohën e ish-Jugosllavisë. Ngjarja që po e përshkruaj këtu ndodhi në muajin janar të vitit 1926.

Pjesa e parë

Shpirti im

  Katundi Stançiç nuk është më largë se njëzetë e katër metro nga qyteti. Ai ndodhet në një pozitë mjaftë të përshtatëshme. Është i vëndosur bri një kodre. Kodra e blertë është e pasur me drunjë të mëdhenj dhe me kullosa të pasura.
  Nga fundi i katundit gjenden livadhe të gjera, të pasura me barë të gjatë e sidomos me tërfojë e cila është ushqim krysor  për bagëtinë.
 Ujët e bardhë posi bora e malit, i pastër dhe i ftohët, saqë nuk përshkruhet bukuria e tij natyrore.
 Ishte mezi i dimrit! Bora kishte mbuluar dhe zënë gati çdo shtegë ose pëllëmbë rruge. Edhe pse ishte ditë në të cilën lartë mbi mjegulla, shkrpëshin rrezet e diellit, nëpër faqen e dheut mbretëronte një qetësi e ashpër dhe e pambaruar - be pafund. Tallazet e boës që i shpërndante veriu i madh ta zinte frymën dhe nuk lejonte një këmbë me e ilëvizur nga pragu i derës. Dimëri ishte po aq i ashpër sa siç thotë një proverb popullore “qeni të zotin nuk e njihte”.Veriu fryente me tërbim, tallazët e borës ngriheshin lartë nëpër ajrë. Mbushte ajrin plot thërrmia të imta prej borës  sa që nuk dukej asgjë përveç se tym dhe mjegull.
 Kjo erë e veriut sjellte një hingëllim të tmerrëshme, ngjante posi një ulurim ujku. Ky hingëllim nuk ishte gjë tjetër përveç hingëllimës të fëmijëve të Sadik Sadikut e Ymer Jasharit. Shtëpit e malësorëve nuk ishin larg njëra tjetrës. Ata dy shtëpigt që ndodheshin në fund të katundit ishin  të mbuluara me kashtë thekëri, gjë që fryma e stuhishme dhe e madhe i shponte me rrymën ajrore tej për tej,  si një lloj plumb pushke. Nëpër qoshet e tyre tallazi i borës kishte vënë korën e akullt një pëllëmbë dore të trashë... Fëmijët e këtyre dy malësorëve nuk qanin vetëm nga të ftohtit që po mbretëronte nëpër shtëpit e tyre, ata qanin më së forti nga uria e madhe, e cila po mbretëronte ndoshta edhe sa tre fishi i ftohtësisë. Pa dyshim mund të them se  goja e tyre pesë ditë nuk e kishte ndier erën e bukuës.
 Të hysh brënda... nuk ke për të parë askë në këmbë. Nëna (gruaja e Sadikut) me shtatë fëmijët e saj ishte strukur, mbështjellur me disa stela (lecka) plotësisht të grisura. Nga goja e tyre dilte një avull i paisur me erë të keqe dhe ta zinte frymën. Zëri i tyre plotësisht i vdekur larg ndihej:
Babë buuuk, o buk ore babë - dëgjoheshin fjalët e përvajëshme të fëmijëve. Të shkretët fëmijë, gjendeshin në çastin e fundit të jetës së tyre.
 Sadik Sadiku edhe ai njëri i pafuqishëm rrinte afër koftorit thellë në mendime, sikur tërë fëmijët e tij të kishin rënë në fund të detit. Kjo ishte edhe më keq. T’i kishin rënë fëmijët në fun d të detit bile nuk do t’i dëgjonte të gjithë  fjalët e tyre - buuuk-babo-buuuk. Prandaj, loti lotin nuk ia pristte.
Shpeshëherë duke gjëmuar nga lodhja e tepërt, ngrehej dhe ofronte kokën afër derës për ta vërë re kohën, por tallazet e mëdha të përbëra nga thërrmiat e imëta të borës ia morën kauçin (kapelën).
Kaloi nata e parë... E madje e dyta, e treta...e pesta. Koha aspak nuk u qetësua. Mbrëmja e ditës së dimërit është mjaftë e çuditëshme. Natyra qëndron në qetësi të thellë dhe jashta asgjë nuk duket për veçse borës së bardhë që mbretëronte tërë kohën mbi faqen e dheut. Kur koha e dimrit është e mirë, natën nuk dëgjohet asgjë tjetërpërveçse ulurimës së ujqive, lehjeve së qenëve dhe gurgullivae të akujve që lëviznin nëpër lumenjë të vegjël dhe të mëdhenj.

Këtë vit didmri ishte dhe bënte shumë ftohët, prandaj që natën e parë jashtë nuk dukej gjë e gjallë, pëçrveç frymës së trazuar tallazore të borës nga veiu i madh dhe thërrmit e borës edhe më shumë mbulonin çdo hap dhe shtegë rruge.
Fjala kryesore e sadik Sadikut ishte si do t’ia dalin në kokë këtij dimri të ashpër.

Pjesa e dytë

Të nesërmin saqë kishte aguar mëngjezi... ishte ditë e shtunë...Dritarët e vogla të këtyre dy shtëpive të malësorëve ishin ngrirë e ishin  bërë tas nga të ftohti i madh që zotëronte në atë natë të gjatë shekullore. Këtë ditë mëngjezi lartë në qiell u duk një diell krejtë therra therra. Rrezet e tij më nuk ishin të nxehta por të zënta e të dendura me të ftohtin e madh që kishin rënë mbi faqen e dheut dhe që po i zbardhonte dhe paiste edhe me thërrmiat e borës.
 Nuk kaluan  as pesëmbëdhjetë minuta prej agimit të mëngjezit u dëgjua një zë shumë i tmerrshëm, i ngrirë dhe trishtues:
 O Sadik, o Sadik bre! Ky ishte zëri i bashkëfashatrit dhe fqiut të tij Imer Jasharit.
 Hynë, hynë...
 Dera u hap, brenda hyri Imer Jashari i cila ia plasi vajit.
  Hi, hi, hi, hi -qarje...
  Çfarë ke o Jashar dhe hyn brenda - e pyeti Sadiku...
 Ku te hysh dhe ku të shkosh ore Sadik! Më vdiq Elmazi ore vëlla, djali im më i vogëli, më i dashuri,më vdiq nga të ftohti dhe uria, minut për minut i fshinte lotët me një mendil të grisur duke pëshpëritur:
 Oo oh oo!
 Si të bëhem burri i fortë o Sadik, kur djali im më i dashuri, shpirti im i ndershëm më vdiq për një kafshat buke, urdhëroni dhe ejani deri tek unë se pasha Zotin gruas po i dalin mëntë.
  O Imer ore vëlla, vallahi e bilahi, po të betohem,  pa shiko në mos më besosh se edhe fëmijët e mij janë në atë  çastë të fundit të jetës, se njëri nga këto nuk do t’ia dalë Shën Gjergjit, eja vëlla dhe më dëgjo diçka u dëgjua  zëri i sadik Sadikut.
 Çka!
 Bukë, bukë, bukë! Dëgjoheshin fjalët e përvajëshme dhe shumë të dhembëshme të fëmijëve.
 Imer ore vëlla më dëgjo tani.
Folë ore vëlla folë, çka don të thuash ore Sadik!
Zoti me djalin të takoftë në parajsë, mos u mërzit dhe bëju burrë i fortë dhe i pathyer, se të gjithë kemi me vdekur. Eja vëlla dhe ta  çojmë djalin tek varri, ta vorrosim, të marim malin dhe fushën deri sa të gjejmë

qare për fëmijët që i kemi në jetë,të cilët janë të shtrirë për hasrën e thatë dhe janë në çastet e fundit të jetës. u dëgjua zëri i trishtueshëm i Sadik Sdadikut.
Jashar Imeri opasi u mendua për disa minuta rresht, thellë në ashkun e zemrës fshani dhe shtoi: Çka t’i bëjmë xhenazës? Xhenazës do t’ia bëjmë një varrë, do ta mbulojmë mirë e mirë, të paktën në atë jetë t’i nxeh@n eshtrat e trupit mirë e mirë. Me zërin plotësisht të tharë dhe të shterrur iu përgjigj Imer Jashari: ah Sadik bre! E paska shkruar Zoti edhe ne të mbesim nëpër rrugë, por kam frikë se do të na mbuloj bora, do të na kalbën eshtrat dhe nuk ka me na gjetur dot njëri. Më mirë është të vdesim dhe të mbetemi nëpër rrugë se sa t’i shikosh fëmijët të vdekur nga uria, prandaj mos të presim më tepër. Eja... qetësi...stuhi e fortë... Dolën nga shtëpia e Sadikut. Para se të niseshin për në rrugë, Sadiku e takoi te shoqën e tij dhe e përqafoi fortë, ia zbulon fytyrat e secilit fëmijë dhe ua puthi ballin e pastër të tyre. Duke i lënë të shtrirë nëpër shtratin e ftohët, ku sejcili prej tyre ishte në çastin e fundit të jetës, u nisën së bashku me Imer Jasharin, e puthi edhe pragun e derës ku jetonte më se dyzetë e pesëvjetë.
Ai ishte i bindur se kishte me e mbuluar muqava e borës. Ajo do t’ia derdhte dhe shkrinte eshtrat. Ajo do ta largonte edhe nga kjo faqe e dheut.

Pjesa e tretë

 Dy orë më vonë e dërguan në varre...
 Eja pra, t’ia mihim varrin.
Pasi e morën kazmën dhe tjetri me një llopatë pas shtëpisë së tijImer Jasharit, e mihën një  varri të vogël rëndom për trupin e djalit të tij), pas një orë pune e mbulojnë fëmiun - djalin e vdekur, dhe pasi e mbuluan mirë dhe mirë, e lanë në një vetmi të shkretë u nisën për udhëtim.
  Që të dy këta e dinin se një rrugë të tillë dimri ishte shumë e rrezikshme, më nuk ishin të rinj dhe nuk kishin mundësi me e përballuar të ftohëtin. Përveç kësaj, rroba trupore nuk kishin si duhej,të gjitha ishin të grizura. Ata nuk kishin veshmbathje... Ishin veshur me tyrq krejtësisht të harnuar, nga një lurkë krahëshkurtë dhe këmishë të harnuar me lecka, nga një kapel leshi të bardhë në kokë, nga një çevër rreth veshëve. Ishin mbathur me openga lastike dhe çorapa krejtësisht të shqyera.Si nga veshja ashtu edhe nga mbathja ishin shumë të dobët dhe me një veshëmbathje të tillë në ditët e dimrit nuk dilej jashtë bile as deri në oborrin e shtëpisë e lëre për të marrë  rrugë më të gjatë. Kështu që fare nuk do të kishin mundësi për tu përballuar atyre ditëve të tmerëshme të dimrit që kafshonin si kafshët e egëra.
Pasi që u përqafuan me fëmijtë e tyre, të cilët i lanë në çastin e fundit të jetës u nisën rrugës. Qëllimi i tyre ishte që të arrinin në katundin Letnicë (dhjetë kilometra lark tyre) pasi që aty kishin shpresë se do të gjejnë më tepër drithë ose miell, për të cilën gjë edhe ishin nisur.

Pjesa e katërt

Dielli me rrezët e tij disi e zbuti pak tokën e ngrirë. Të shkretët burra tani ishin në udhëtim e sipër. Gjysmën e rrugës u kaloj mjaftë mirë sepse edhe koha ishte përmirësuar pak.
Pas dreke koha filloj të ftohët. Veri së bashku me tallazët e borës u sjellte fytyrës së tyre. Duke qënë plotësisht të këputur nga lodhja e udhëtimit të largët që e bërin, u ulën pranë një lumi i mbuluar me një akull të trashë sa një pëllëmbë dore. Sadik Sadiku pasi e shikoi drejtë në sy shokun e tij shtoi... Jashar eja të ngrihemi se koha filloi të egërsohet, katundi akoma ndodhet larg. Dielli gati ishte në perëndim e sipër kurse fryma tallazore shtohej dhe rritje minut për minut. Hej, hej ore Sadik çfarë fakeqësie, u dëgjua zëri i Imer Jasharit.
Hë ore Imer, çfarë ke?
Jo, jo asgjë, por eja, eja se po i ofrohemi mbrëmjës, territ të natës,
Eja Imer të shpejtojmë pak, që të arrijmë sa më herët. Pasi ngrënën për rrugë Jashar Imeri mendonte për diçka dhe tha: Sadik ku shkojmë ne kështu, këtu askush nuk na njeh, të paktën njërin ta kishim njohur dhe të shkonim me plot dëshirëtek ai.
Ska gajle, iu p;rgjigj Sadik Sadiku. Këtu në këtë katund ishin të gjithë shqiptar, prandaj secili prej tyre me kënaqësinë e zëmrës do tu thoshin: ejani sonte te unë, një gojë bukë me krypë por me zemër të plotë, kjo është fjala e pathyer e shqiptarëve. Madje kaluan një kohë të gjatë pa mos folur njëri me tjetrin. Fshati Letnicë ende ndodhej largë, por mbrëmja ka edhe disa orë. Tani më gati se iu ofruan katundit, dhe dielli perëndoi.Veriu me tallazet e borës vinte gjithnjë e më shumë duke u egërsuar. Kjo stuhi e hollë që ua shponte trupin tej për tej. Lehja e qenëve u jepte zemër pleqëve. Duke i shpejtuar sa më tepër çapat e tyre u lodhën mjaftë mirë, bile edhe shumë, sa që gjaku i këmbëve i hunëve dhe gojës zuri t’i rridhte gjakë. Pasi që nuk kishin fuqi dhe mundësi të udhëtonin më u ulën rreth një prroni i mbuluar plot akullnajësh dhe aty mbetën gati gjysëm ore.
Mbrëmja u ofrua, ndihet një frymë e hollë dhe e thellë që të shponte dhe prente trupin si një thikë tej për tej, posi një plumbë i pushkës. Lartë në qiellin e ftohët dukeshin vrimat e kuqe të ajërit nga rrezet e diellit, tanimë edhe më të ftohta dhe të paisura me rrema tallazësh nga bora e madhe që po mbretëronte nëpër faqen e dheut. Duke udhëtuar me hapa edhe më të shpejtë Sadiku dhe Imeri gati iu ofruan katundit për nga ishin nisur që të shkonin. Stuhia e fortë si valë deti që fryente e bënë të dëgjueshme lehjen e qenëve të katundit. Kjo lehje e qenëve bënte më shumë të besonin në vetën e tyre, më shumë i jepnin zemër, dhe i thonin njëri tjetritË Allahile ende paska njerëz e gjë të gjalla. Ja pra, fiks në orën shtatë të mbrëmjës arritëm para shtëpive të katundit Letnicë. Fatmirësisht rrugëve të katundit gjetën mjaftë banor të. Katundarët malësor ishin njerëz të ndershëm, cili do që i shikonte rrugës këta dy jabanxhinjët (të panjohur) u thonin: Mirë se erdhët, pashë Zotin që u ka falur, ejani sot dhe rrini tek unë, me gjithëse një kafashat bukë edhe ajo me krypë, por me shumë zemër ju them ejani e kalone këtë natë të ftohët, të tmerrëshme dimëri këtu tek unë. Këto të mjerit ishin të mendimit të lypnin miell nëpër atë katund dhe sërish të ktheheshin natën që t’i takonin edhe njëherë fëmijët e tyre të gjallë. Më në fund për ta kaluar këtë natë të stuhishme dhe të rrezikëshme u gjenden pranë shtëpisë së njërit prej katundarëve i quajtur Baki Jetishi, i cili disi ishte pak më i pasur se të tjerët, mezi dhe zor të madh i ndali të shkretët që të kalonin bujtiën tek ai, dhe të nesërmën sërërish do t’i përcillte për në shtëpitë e tyre.

Pjesa e pestë

Në shtëpinë e Qani Bidos
 Dielli perëndoi. Jashtë asgjë e gjallë  nuk dëgjohej përveç zhurmave të pandërprera që vinin nga plasja e akullnajave të lumenjëve.
 Katundari i mori dy miqt e panjohur dhe i shpuri në shtëpinë e tij. Që të dy miqt i vëndosi në qoshin e oxhakut, gjë që e kanë zakon gati gjithë shqiptarët për pritjen e mikut. U dha darkë dhe i vëndosi në qetësi.

Katundarët të mbyllur nëpër shtëpit e tyre llafoseshin dhe kuvendonin për taksat që kishin për t’i paguar shstetit. Pas darke një nga një katundarët erdhen dhe e mbushën dhomën e Qani Bidos, të cilët kuvendonin për jetën dhe hallët e tyre. Njëri flet e të gjithë të tjerët e dëgjonin.Aty qaheshin të gjitha hallet e jetës... Kush thonte që nuk kam as për nesër miell në maxhe. Tjeri në anën tjetër i përsëriste ata fjalë: halli çdo të bëhet me këtë jetë -thonte tjetri. Kështu bisedimi vazhdoi rresht katër orë, ku në të gjitha orët e lartëpërmendura u rrehën vetëm çështjet e jetës.
Edhe kësaj rradhe vazhdonte e njëjta bisedë, njëri i pyeti miqtë: Allahile, po si shkoni ju andej,pasi e mirrte përgjigjen nga miqtë, tjetri vazhdonte se si do t’ia dilte në kokë këtij dimri të ashpër; tjetri thonteË allahile bre miq kjo dërzhavë me disa poreze (tatime) shumë keq na ka ngushtuar... Në ora njëzetëenjë mbaroi bisedimi, dhe katundarët u derdhën nëpër shtëpit e tyre, sejcili kush më largë e kush më afër duke dashur t’i nderojnë dhe dëshiojnë një natë të mirë miqtë e panjohur.Pasi u derdhën katundarët bisedimi në mes dy miqëve dhe Qaniut vijoi edhe më tutje. Rruga e gjatë dhe e vështirë i kishte shkëputur dhe derdhur tmerrisht eshtrat e miqëve, prandaj sytë e tyre u katllojshin për gjumë. Kur Qaniu e vëri re këtë situatë e urdhërpo të shoqën e tij që tu shtronte dhe rregullonte shtratin miqëve. E shoqja e Qani Bidos ishte një katundare e nderëshme. Ajo u shtroi miqëve të panjohur nga një dyshek dhe i mbuloi me nga dy jorgana. Kështu i vëndosi të shkretit në qetësinë e trupit dhe në paqen e shpirtit dhe i dëshiroi një natë të mirë dhe kështu iku në dhomëne saj të fletjës. Por, vallë mundej t’i zinte gjumi? Tërë natën e lumë që të dy miqt nuk i kishte zënë gjumi. Veçmas kur e dëgjonin tërbimin e veriut dhe grimcat e ftohëta të borës që i sjellnin dritareve, atyre u shkonte mëndja vetëm tek fëmijët e tyre. Njëri tjetrit i thonin: Po sonte... Halli i fëmijëve tanë, vallë a do ta gjenin ndonjërin nga fëmijët të gjallë ose jo...As vetë nuk ishin të sigurtë se të nesërmën do të ktheheshin gjallë në shtëpit e tyre. Nga agimi i hershëm i mëngjezit miqt i zuri një gjumë i rëndë dhe i letzetshëm, sepse dhoma e vogël dhe e nxehtë, ajri i lehtë, të gjitha këtop vepronin nëpër trupin e tyre, prandaj ata edhe e ndieshin mbi vetën e tyre qetësinë e shpirtit dhe paqen e trupit. Por sido qoftë koha, të nesërmën posa agoi mëngjezi sigurisht do të niseshin për në udhëtim...

Pjesa e gjashtë

Ditë e diell

Halli i miqëve!

Agoi dita, mëngjezi ishte shumë i ftohët. Jashtë asgjë me sy nuk dukej përveç se tymit e mjegullës së dendur që ishin trajta nga thërrmiat e borës. Kjo me të vërtetë ishte një dit siç thoshte një proverbë popullore qeni të zotin nuk e njihte. O Zot koha ishte aq e keqe saqë nuk kishte ku të shkonte më tutje. Tallazi i borës kishte zënë gar në çdo shteg rruge. Sadiku dhe Imrei të shtanguar ngrihen nga gjumi.
Brenda në dhomë hynë e shoqja e Qani Bidos dhe me gjithë zemër i përshëndet miqt: mirë mëngjez miqtë e dashur. Kjo ishste një grua e rë dhe shumë e sjellëshme. Momentalisht që të dy miqëve u pregatiti nga një gotë çaji dhe bukë. Deri sa u ngopën së ngrëri ajo u qëndroi përballë tyre duke u mbjetur edhe një gotë me ujë në dorë. Pasi mbaruan me hajën Sadik sadiku tha: Nuse silli ata opinga... Ku shkoni miq të dashur, a nuk e shikoni kohën..I luti që të mos nisen dhe marrin rrugën se për ndryshe do t’ua mirrte frymën tallzi i borës. Miq sot mos e lëvizni konakun sepse është ditë vdekjeje - u tha ajo. Jo, ne nuk kemi kohë, sido që të jetë doemos duhet nisur për udhëtim, u përgjigjën që të dy, me një gojë. Nuse silli ata opinga - sërish i tha Sadiku. A nuk e keni vëndos me ndjejtë, me ndjetë edhe sonte. Allahile ndoshta po hiqni keq, por ku jetojmë ne gjithmon qendroni edhe ju një pesë gjashtë ditë deri sa të përmirësohet koha, e madje do t’iu përcjellim. Jo nuse, t’ia dëgjojmë zërin e mirë, u përgjigjën miqtë, besoni që fëmijtë i kemi lënë në çastet e fundit të jetës, dhe nuk dijmë që a do të mund të gjejmë ndonjë të gjallë ose jo, ia priti Jashar Ime. Pse...pse janë në momentin e fundit të jetës, pyeti me habi e shoqja e Qani Bidos?
Kjo është e gjashta ditë, e gjashta ditë që fëmijët tanë nuk e kanë ndier erënn e bukës, e lëre më me u ushqyer me të - vazhdoi Sadik Sadiku...
Keni ndonjë strajcë për miell?! Po kemi u përgjigjën që të dy me një gojë. Pritni pak u tha gruaja. Duke bërë që të dalë nga dera sërish u kthye si e habitur. Po si do të shkoni do të mbeteni në rrugë me borë... Ndashtë nuse - ia priti Jashar imeri, më mirë ne të mbetemi në rrugë se sa... Se sa kur të shkojmë atje t’i gjejmë fëmijët tanë të vdekur. Mirë pra mirë, ia mori dy strajcat të cilat ishin të vjetra por të mëdha saqë zishin nga më shumë se dhjetë kilogramë miell. Pasi ua mbushi mir e mir ua dha strajcat dhe shkopijt e tyre dhe pas shumë lutjeve që ia bëri Qani Bido dhe e shoqja e tij, atyre nuk iu mbush mëndja që të qetësohen dhe të rrijnë aty deri sa të qetësohej moti. Opingat... britën miqtë njëzërit! Ja opingat... Tani mundeni me u nisë i tha Qani Bido, që të dy i zuri për dore dhe me thellësinë e zemrës i tha: rrugë e mbarë dhe të fala fëmijëve tuaj... Mirëmbetëshi ore dashamirë - iu përgjigjën miqtë dhe dolën për udhëtim. Dhe pasi u mbathën dhe u veshën me ata rroba krejtë të grisura, sa që fryma dhe tallazet e borës u hynte dhe u dilte tej për tej trupit, morën nga tridhjetë kilogram miell në shpinë, të cilën ua kishte mbledhur Qani Bido, ku më pak e ku më shumë, u nisën për në udhëtim. Katundi i tyre Stançiçi ndodhej afro pesë orë largë Letnicës. Këto pesë orë mundej t’i udhëtonte ndonjë djalë i ri, të cilit i vlon gjaku, kështu që sado që ishte ftohtësi e madhe ai mundej që ta përballonte. Ky udhëtim pesëorësh për këta dy pleq ishte aq i gjatë sa që i thonin njëri tjetrit: Pesë orë udhëtim duket sa pesë javë rresht udhëtimi. Në ndonjë vënd kur ndaleshin të pushonin i thonin njëri tjetrit, ah viran e pafsha këtë jetë!

Pjesa e shtatë

Rruga

 Si të melankolizuar nga jeta tepër e keqe e vazhduan  rrugën. Kaloi një e treta e rrugës dhe rreth një bregu lumor u ndalën dhe për një çlodhje... Por nga ana tjetër e bregut vënë re ondulacionin e tallazeve të borës. Aty për aty u siguruan se të gjallë nuk do të mundeshin me arritur në shtëpit e tyre. Dita as që vinte në përmirësim e sipër por përkundrazi u bë aq e keqe saqë para syve të tyre nuk dukej asgjë tjetër përveç se tym e mjegull, e trajtuar nga tallazët e borës. Çdo kush e dinte se gjëja më e ëmbël se shpirti nuk ka në këtë faqen e dheut. Prandaj, që ta shpëtonin jetën dhe shpirtin vëndosën që të dy pleqët (me strajcat e tyre në shpinë) të shkojnë edhe tek Hysen aga i cili ishte vëndosur aty që në sundimin e Turqisë, bile me kombësi  Anadol... Ky ishte i përmendur me pasurinë e tij dhe mjaftë i njohur si intrigant.
 Si çdo kush tjetër as këta dy nuk deshtën t’ia shikonin sytë këtij begu, por fatëkeqësisht nuk kishte asnjë shtëpi tjetër aty afër, përveç shtëpisë së këtij begu. Të mbani në mënd një proverb popullor e cila thot: varfëria (skamja) të shpien në derën e dushmanit (kundërshtarit). Ky është një realitet i madh sepse edhe këta të shkretit vetë verfëria i shpiejti tek dera e begut faqezinj.
Ç’të bëjmë tani ore Jashar, eja të shkojmë edhe tek Zengin Çana...
  Jo sadik më mirë eshtë të vdesim këtu se sa ti hymë në dorë të këtij qeni...
  Shkojmë Jashar, sepse mu këput dhe mu ndal fryma.
 Shkojmë, shkojmë!
  Më shpejtë Sadik!
 Duke i dhënë edhe një forcë të madhe vetës së tyre u përplasën tek dera e begut por me gjysëm fryme.
 Me shpirtë shumë të brengosur i ranë derës së shtëpisë së begut nga  dora e Jashar Imerit:
Tak, tak, tak...
Qim vurdi. Me zë krejtë të brengosur vazhdoi Sadik Sadiku:
 Fol shqi sepase shqiptar jemi.
 Bis istemesëk arnautllari - u përgjigj  një grua....

Çfarë thua - pyeti Sadik Sadiku...
Hajt, hajt - u përgjegj ajo.
Eja Zot ndihmo - tha Sadik Sadiku...
Përpara Jashar sepse nuk farohet shteti, se po të vdesim unë dhe ti, do të mbetemi si përmendore, ta kujtojnë brezërit e ri se çpfarë shteti kemi pasur dhe jetua...eja.
Para syve të tyre nuk dukej asgjëb përvetëm se një veri i madh, fryma i fluturonte herë andej e herë këndej. Rrugë me sy nuk shihej. Edhe dita ishte në mbarim e sipër, sepse ditët në dimër ishin mjaftë të shkurtëra. Të shkretët kishin kaluar një të tretën e rrugës, ku Sadik Sadiku i cili ecte më përpara humbej në moçavën e borës, veriu i stuhishëm ia zuri frymën dhe nga goja e tij nuk dëgjohej zë, asnjë fjalë...
Rrezik... dhe në atë çast e mbuloi tallazi i ftohët i borës. Jashar Imeri posa e pa shokun e tij tha në vete: Vetëm një herë ta ngjijë shpirtin me miell, duke ngrënë miellin, sepse edhe atë e kishte mpirë veriu i madh dhe posa ia mori frymën të cilin vetë e kishte krijuar. Ej, ej, bërtit një zë. Zëri i tij plotësisht i shterrur saqë nuk mun dej ta nxirrte zërin më tepër se sa kur dëgjohet zëri i mizës duke fluturuar, ishte zëri i Imer Jasharit. Mbeta - u dëgjua zëri i Sadik Sadikut dhe u përplas nëpër borë. Mbi anën tjetër Imer Jasharin e rrokullisi fryma e tallazit të madh dhe menjëherë i mbuloi. Që të dy udhëtarët e shkretë i mbuloi bora e ftohët dy-tre metro dhe i bëri fli e shtangë sikurse një statua. Pas tre ditësh moti sërish u qetësua. Katundarët e fshatit Stançiç me llopata dhe shatëri dolën për me i kërkuar dhe gjetur dy kufomat e humbura. Pas katër - pesë orësh punë në moçavën e madhe të borës i gjetën dhe i zbuluan trupat e tyre. Trupi i tyre ishte mpirë dhe bërë posi këmisha e lagët që lihet natën shtang, sikurse ndonjë statua tash më e lartëpërmendur.

Një porosi e fundit:

 Ska nevojë për një  shtet të këtillë o njerëz, më mirë do të ishte që t'iu këshilloja, dhe vallë  do të kem sukses ose jo kjo do të varët nga ju, e unë do të thonja edhe ca fjalë...

Më lëri të bërtas dhe të thërras me tërë fuqin dhe zërin e thellë të shpirtit, jehonën ta lëshoj, bota le ta dëgjoj, sepse në këtë dhe me këtë zë të mbytur, këtë jetë të mjerë në këtë shtetë diktator unë do ta dënojë, çdo rrugë të gabuar të saj njerëzit nga gjeneratat që do të vijnë idhëtirën të mos e jetojnë!!!

              07.01.1954.

Bri lumit

Ngjarja ka ndodhur në katudin Sopot

Pjesa e parë

Azem Selmani ka qënë i zoti dhe mjaftë i dashur nga masa. Zotiësia e tij në çdo punë bëri që i tërë rrethi që e njihte ta emëronin dhe mbiemëroj me i shpejtë. Kur u pushtua vëni jonë nga okupatori fshaist, azemi i shpejt nuk i kishte mbushur ende pemëmbëddhjetat. Ai me zotësin e tij i hyri edhe një pune tjetër. Për një muaj mësoi që t’i shkruante gjermat sërbishste. Kjo ishte punë shumë e rëndësishme, pasi shtresat katundare nuk e kanë pasur ndie emrin shkrim dhe lëxim.
Një numër shumë i vogël ishte i atyre katundarëve të cilit dinin shkrim dhe lëxim. Në këtë katund kishste vetëm një prej të cilit Azemi i shpejtë mësoi me shkruar. Djali i ri, fytyra i shndëriste si ari i pastër, flokët e zeza pak të kthyera, sytë e zi si rrushi, me rroba të harnuara por shumë të pastërta e bënin këtë djalë të dallohej nga të gjithë të tjerët. Çdo kush ia kishte për të mirë. Ai me gjithë se ishte një djalosh i ri, sërishte u nepte këshilla të tjerëve që ishin edhe më të vjetër dhe të mëdhenj se ai. Kur i shikonte se ata bërin ndonjë punë të keqe ua tërhiqte vërejtjen duke iu thënë: Mos ore vëllezëri sepse nuk bënë kështu, kjo për ne është shumë punë e keqe! Të gjithë katundarët e donin së tepërmi, prandaj kur mblidheshin nëpër biseda ”muhabete” më së forti koha u kalonte duke biseduar për të. Ai ka për t’u bërë njeri, thoshte ndokush, e tjetri ia priste: epo djalë të tillë kurrë s’ka për të lindur katundi. Ai punon dhe është i zoti. Nga këto lëvdërime djaloshi dilte nga ndeja dhe nuk kthehej më.

Pjesa e dytë

Azemi i shpejtë ka qënë një djalosh shumë i varfër. Që me kohë babain ia kishin vrarë  serbo barkëmëdhenjët, por nuk  dihej se pse e kishin vrarë, ndoshta për ndonjë çështjeje politike, prandaj që me kohë i është dashur t’i përvishet punës.
Një ditë mbushi gomarin me drunjë dhe e dërgoi në qytet. Atje u takua me policët bullga. Ata ia grabitën drunjët dhe desh e mbytën në rrafje djaloshin e pafajshëm.

Djali i gjorë i dërmuar nga rrahjet dhe shqelmimet që ia dhanë policët mezi u kthye në katundin e tij. Kur erdhi në shtëpinë e tij duke mos iu shfaqur nënës së tij shkoi i lajti sytë dhe iku drejtë dhomës së fjetjës.
Nëna kujdesej jashtëzakonisht për të birin prnadj iu ofrua dhe duke përkëdhelur me një zë shumë të ëmbël dhe të qetë, siç e njohin të gjithë ëmbëlsirën e zërit të nënës: Zemër a u lodhe!? Jo nënë, jo dhe mënjëherë e përqafoi nënën siç e kishte zakon të përhershëm. Nënë më kanë dërmuar bullgarët! Uf biri im i dashur dhëntë Zoti dhe qafën e thefshin. Nënë, më duket se ata që më njohin kanë besim tek unë, apo jo nëna ime e dashur - tha djali duke e shtrënguar edhe më fortë nënën. Po biri i nënës është shumë e vërtetë fjala e ëmbël. Pra ç’bëre pasi që të kanë besim. Këtu nëna u tregua mjaftë morale dhe serioze. Ajo ishte një katundare e nderëshme dhe punëtore e palodhur. Tërë ditën nuk pushonte duke punuar. I shoqi i saj Selmani (njeri i mençur) i kishte vdekur qç nga herët (i vrarë nga serbet) dhe e kishte lënë me një vajzë Xhemilen dhe djalin Azemin. Shumë kush e veçmas vëllezërit e burrit e dëshironin që të martoheshin me të, por ajo i rrefuzoi aq shumë sa që nuk kishte më nevojë me i thënë ndonjë fjalë për një punë të tillë. Njëherë desh e përzuri babain e saj kur i erdhi ta nxjerrë nga familja dhe ta martonte ndokun tjettër (fjala është kur i kishte fëmijët e vegjël): Baba mos ke luajtur mendësh... po ku i lë unë këta dy dritat e syve të mi. Tani më vajza iu ka bërë vashëzë dhe djali burrë i pashëm dhe njeri mjaftë i besueshëm nga çdo kush tjetër qoftë. Vajza iakryente të gjitha punët e shtëpisë e kurse djali ata të fushës. Nëna ishte shumë e lumtur dhe kishte arritur paqen e thellë shpirtërore. Shumë herë natën me plotëkuptimin dhe dashurin e fjalës iu thonte: të keni faqen e bardhë! Madje vajza e bardhë si bora e malit dhe vëllasu i cili plotësisht ishte identik i saj këndonin njëzërit së bashku kënga revolucionare, me seriozitetin më të madh. Këtë natë Azemi i shpejtë u shtri në dhomën e fjetjës. Prej gojës së tij dilte një avull i bashkuar me një erë të këndëshme djelmërie. Nënë na është bërë djai për martesë, përshpëriti vajza. Jo motër, ka kohë, tani në trupin tim ndiej një lumturi të paarritur, vazhdoi djaloshi. Martesa çdo kënd e gjenë por jo edhe djalmëria.Djelmëria zhdukët çast e minut ashtu siç zhduken edhe lulët e pranverës. Kështu i përfundoi fjalët dhe krah për krahu me motrën e tij e zuri një gjumë i lehtë por i thellë dhe i ëmbël... E ëma u qëndronte mbi kokë deri sa i kuptonte se fëmijtë e saj flenin qetësisht. Zemra dhe enët e gjakut i punonin rregullisht dhe çdo çast. Ashku i zëmrës e tërhoqi nënën nga djali i saj dhe pa mos t’ia nxjerrur gjumin e mori pranë gjiut saj të ëmbël.

Pjesa e tretë

Të nesërmen Azemi i shpejtë u ngritë herët në mëngjezë. Këtë e kishte shprehi të përherëshme, por kësaj rredhe ishte humbur thellë nëpër sferat e mendimeve.
Lumë nëna që të kam ty më trego ç’ke! Asgjë nënë asgjë mendoja për këtë popull të mjerë dhe të shkretë, kumboi zëri tingëllues i djalit të ri. Nëna e shikoi me seriozitet. Ishin bërë pesëmbëdhjetëvjeç atë fjalë nga i biri asnjëherë nuk e kishte dëgjaur... Çfarë thua birë i nënës dhe pse!? Nëna ime e dashur njëlloj sikur se unë dhe shumë të tjerë ndoshta mija dhe miliona njerëz katundar rrahen nga policët dhe gjandarmërisë... mendo se sa keq ishte që të jesh i rrahur prej dorës së huaj, e sidomos kur nuk e din se pse! Nëna u prek shumë nga fjalët e të birit të saj.Ajo ishte tepër e zonjë sa mendja nuk ta mirrte. Biri i nënës katundarët të dëgjojnë, të bëheshin B i r i i p o p u ll i t, prej gjirit të tij ke lindur dhe të kesh mëshirë për ta!
Të falenderës nëna ime e dashur këta fjalë donja t’i dëgjoja nga goja yte madhore, i tha Azemi i shpejtë dhe me sa fuqi që kishte e shtrëngoi nënën e tij të dashur nga vetja e tij. Kjo është vepra dhe cilësia më kryesore që i caktohet njeriut. Atë ditë pasi drekuan e rroku tërvelën dhe shkoi që ta pastronte livadhin nga gurët të cilët i kishin sjellur rrëshinat e shirave gjatë vjeshtës dhe dimirit. Tani ishte fillimi i pranverës, dielli me rrezët e tij kishte nxehur faqet e dheut. Natyra ishte në lulëzim e sipër. Djali punoi tërë ditën e lumë. Kushdo që e shikonte i thonte: Punë e mbarë ore Azem! Të mbarë të kesh ore aga! Fjala agë ka qënë trashiguese që nga koha kur ishste nën pushtetin e Turqisë, prandaj nuk ishte për çudi se Azemi i shpejtë edhe atyre që ishin më të varfër i drejtohej me”agë”, p.sh. aga Pajazit, aga rexhep etj. Në mbrëmje kur dielli perëndoi, ai si çdo kush tjetër u kthye në shtëpinë e tij, e ëma i dilte përpara duke pyetur me plot dashuri: A u lodhe o shpresë e jetës sime? Jo, moj nëna ime jo, nuk jam i lodhur. Këtë e bënte qëllimisht që t’i ringjallte shpresë dhe dashuri nënës së tij. Si askush tjetër Azemi e donte tepër nënën e vet, prandaj asnjëherë nuk e kishte hidhëruar. Nënat e tjera e shikonin këtë djalë si një mollë të ëmbël e cila ruhet në sandukun e robeve të reja.
Azemin e shpejtë e donin së tepërmi edhe shokët e tij. Sa herë që shkonte në ndeje që të gjithë e rrethonin dhe e lusnin që ai t’iu tregonte ndonjë gjë ose ngjarje të re.
Saqë u kthye nga puna darkoi dhe i tha nënës së tij: Nëna ime e dashur me lejën tënde po që don ti do të shkoj sonte në ndeje te aga rasim. Nëna kurrë nuk ia kishte prishur dëshsirën e tij. Kësaj here ajo e dinte se djali i saj nuk shkonte për llafosje dhe muhabete por për ndonjë punë politike prej së cilës me mija njerëz ishin vrarë, mijëra njerëz ishin burgosur dhe internuar, por ssërish dhe jashta vullnetit të saj me plot dhembje e lëshoi të birin, duke e porositur: Ecë biri im, shko por mos u vono! Natë pranverore me plot ndjenja të thella... lartë në qiellin e pafund dukeshin yjet e panumërta e poshtë mbi tokë ndokund ndokund dëgjoheshin cicërrimat dhe imittimet e zogjëve, shushurimat e dushkut të thatë i cili binte prej flladit të lehtë dhe të këndëshëm, gurgullima e lumenjëve, era e këndëshme e natyrës, asgjë më të bukur nuk kishte mbi këtë faqen e dheut se kjo panoramë e bukur pranverore. I mbushur me këto ndjenja të bukura dhe madhështore djaloshi fshani dhe shtoi: Kohë më e bukur për luftë është vetëm kjo kohë! Kështu plotë dhe përplot në mendime u kthye në shtëpinë e agës Rasim. Aga Rasim. Eja Azem! Kësaj rradhe e vërën re se Azemi i shpejtë e kishte ndërruar atmosferën e fizionomisë së tij, që e kishte pasur që më parë. U fut në dhomë dhe asnjë fjalë nuk e nxorri nga goja. Të gjithë moshatarët e tij e rrethuan. Ç’ka ngjarë ore Azem? Asgjë ore shokë, asgjë - iu përgjigj Azemi i shpejtë. Mixha faik e pyeti djalin e ri: Hë pra Azem i shpejtë, çfarë të ka ngjarë? Djaloshi e shikoi drejtë në sy. Sytë e tij të zinj si rrushi dukeshin se iu përgjegjën mixhës Faik. Paqe mbi tokë dhe nën qiell për njerëzit e mirë, prej gojës së tij doli përgjigje e vrullëshme dhe revolucionare:
Hapëni sytë dhe shikoni se ku gjendemi. Madje shpërvëloj shpinën duke ia treguar atyre gjurmat e tmerrëshme që i kishin mbetur që atëherë kur e rrahën policët. Xha Faik më kanë rrahur dhe dërmuar pooliccët bullgar duke më sjellur me gjithçka në trupin tim. Nuk e ndie vetën a jam i gjallë ose i vdekur. Mixha Faik ishte një plak i mençur dhe i matur. Ndokur kishte pasë qënë trim i madh dhe i fuqishëm lufte. Në një luftë të rrezikëshmem e kishte pas humbur të pamurit. Ai saqë i dëgjoi fjalët e Azemit të shpejtë ia nisi fjalimit: Djamë të dashur, ju jeni shumë të rinj, ne e çuam siç e çuam këtë jetë. Kohën më të bukur dhe lumtur të djemërisë tanë e çuam në errësirë dhe në etër. Pa shikoni...më dëgjoni diçka, ju fare mos i hyri asaj errësire. E nëse hyri në atë errësirë nëpër të cilën kaluam ne dhe gjyshërit tanë, ku edhe ende gjendemi nëpër të, asnjëherë nuk keni për të parë dritë të bardhë me sy. Mbi juu asnjëherë dhe kurrë nuk kanë për të rënë rrezet e diellit (duke folur kështu axhës Faik i rrjedhnin lotët po si lumi i vërshuar... e që mos ti hyri kësaj errësire, vazhdoi axha Faik, djemtë e mi të dashur duhet rrokur armët në dorë qofshin turfuk, sopat, sat, kazmë, të gjitha ata armë prej të cilave e nxjerrim bukën e gojës. Rëndëni pas armikut ditë e natë. Djelmosha e keni dëgjuar diçka.. Ja andej nga kodrat e larta qëndron shpresa më e afërt e liirisë...Atje gjenden djemtë tanë viganë dhe heroik... Rëndëni, rendëni andaj nga kodrat, dhe për udhëheqës ta keni Azemin e shpejtë. Rroftë, rroftë Azemi i shpejtë, u dëgjuan dhe shtuan brohoritjet e shokëve që gjendeshin në shtëpinë e agës Rasim. Madje axha faik që t’iu ndjedhte edhe më shumë zemër të rinjëve, vazhdoi: sot krahu i juaj mundet të bëjë çdo gjë. Sot këmba juaj mundet të kalon dyzet kodra dhe male në orë, heee more bijtë e mij, kur isha si ju, natë e ditë kam punuar, por tani u lodha sepse vetë vitet janë lodhur dhe mëka lënë fuqia dhe tani nuk mundem këmbën me e luajtur nga pragu i derës, me kaq përfundoi bisedën axha Faik. Këto fjalë e prekën shumë Azemin e shpejtë dhe atë natë pas fjalëve të axhës Faik nuk ndejti më tepër se një orë. Pastaj ndeja u derdhë më herët se natët e tjera të dimrit. Kjo rrjedhte nga shkaku sepse të nesërmen duhej filluar puna më herët dhe se nata ishte e shkurtër, nuk ishte si në dimërin e gjatë, të cilën nuk mundeshin ta kalonin ndryshe përvetëm se me muhabete.

Pjesa e katërtë

  Çeta e re...Atë natë pasi u kthye prej ndjes, kaloi një kohë e gjatë duke u menduar, për fjalët që ia tha plaku i urtë dhe i mençur.fjalët e axhës Faik i kishin hyrë thellë në zemër, tërë natën nuk e zuri gjumi duke menduar për jetën e popullit dhe të kaluarën e tyre dhe si të realizohej çlirimi i plotë ki vëndit i cilii ndoshta ishte mu në pragun e agimit.

Shpeshherë mirrte copa letrash dhe provonte se a ishte në gjëndje për të shkraur diçka ose jo. Kur e ndiente vetën se kishste shkruar diçka ngrihej në këmbë dhe me zë të ulët përshpëriste: tani e ndjej vetën time, tani jam në gjendje me kryer punë aktive në organizimin e çetës.Fytyra e tij e njomë e bardhë si bora, mustaqet sa i kishin filluar t’i dalin vënde vënde, me gjithëse ishte shumë i ri ai mori vëndim dhe qëndrim shumë të rëndësishëm për Rr e z i q e t.
Shokët i paramendonte sikur ata të kishin rrethuar rreth e qark, prandaj me plot gëzim vazhdoi: çeta e re, shpresa dhe drita e popullit, nga agimi i mëngjezit kur rrezet e diellit por i freskët që ta kënaq shpirtin, kur an e mban natyrës mbretëronin këngët dhe cicërrimat e pandërprera të zogjëve shtegëtar (bylbylave, qyqeve, pëllumbave etij) e kishte zënë gjumi i rëndë i mëngjezit. Ai ishte humbur nëpër ëndërrimet e djalmërisë...Ëndërronte për çlirimin e plotë të vëndit, organizimin e çetës së vogël e cila do të kryente ndonjë punë heroike. Tëra këto ëndërra që i mnedoi atë natë më vonë iu bënë realizime.
Të nesërmën në mëngjez kur ddielli i pranverës ishte ngritur lartë mbi horizonte u zgjua nga gjumi. E ëma i shkoi pranë, iu ofrua dhe e pyeti:
Pse biri im i dashur sot flete kaq shumë?
Nëna asnjëherë në jetën e saj nuk e kishte parë djalin e shpjetë që të flente deri në atë kohë, prandaj e friguar që mos është i sëmurë sërish e pyeti:
Shpirti nënës a mos je i sëmurë?
Jo, nëna ime e dashur, vazhdoi Azemi i shpejtë, asgjë nuk kam. Çdo gjë që ndiente të fshehur në zëmër kur nuk e linte pa mos i treguar nënës së tij, duke menduar për organizimin e çetës. E ëma e tij ishte një grua e moralshme dhe kreshnike dhe trimëreshë, prandaj kur i dëgjonte këto fjalët e djalit të saj me plot shpresë e përqafonte duke i thënë: ti je hero dhe trim, do të jesh dhe fitimtari i madh i popullit.
Atë mëngjezë nuk shkoi në punë. Por sa u vesh e hëngri mëngjezin, e pas pak kohe doli në katund. Atje u takua me shokët e tij më të ngusht dhe pasi biseduan diçka me to, nxorri nga xhepi një letër, laps dhe nisi me shkruar diçka.
Kur ke mësuar me shkruar ore Azem? Ka kohë për të biseduar për këtë gjë - vazhdoi Azemi i shpejtë, tani na pret n jë punë tjetër... Çfarë pune?
Sot ka erdhur koha që populli ynë të zgjidhet nga zinxhirët, për të cilën më tha axha Faik, se ky popull shqiptar ka qënë i lidhur gati pesëqind vite rresht në robëri...

Ngadal lëxo

Kishte kaluar muaji i parë i dimrit... Fatbardhësisht me ditë të mira, sa dukej se fije bore nuk e kishte prekur faqen e natyrës. Çdo kush thonte:
Ky është fat i të varfërit.
Muaji i dytë filloi plotësisht me ndryshuar që ditët e para, nisi me rënë borë, por fijet e saja të qeta të kënaqte dhe gjallëronte zemrën dhe shpirtin. Të bënin të thuash që edhe stina e dimrit i ka bukurit e saj natyrore.
Kaluan edhe dy javë të tjera. Bora i qetë i kishte mbuluar fushat edhe malet. Por një erë e hollë i egërsoi fijet e brishta të borës. Prej saj dritarët e shtëpive të katundit fishkëllonin në tërbim.
Hë ore shok, ndryshoj koha tani, tani ç’do të bëhet halli i jetës. Kush e din se sa qindra njerëz do ta humbasin jetën e tyre duke u endur që andej e që këtej
Për një copë kafshatë bukë. Kështu iu fliste Shaban Dema bashkëkohanikëve të tij.
More lëreni ju atë fjalë, ia priti Jonuz Beka, çdo t’i bëhet halli i taksave të shtetit. Nuk të lënë në hallet e tua... edhe ndodhët sipër vadës edhe të thot “Mos ma tërbo ujin”... He more shok kjo është një punë e keqe. Sa për hallin tonë ca po vdesin e ca do ta ndiem edhe njëherë këngën e qyqes. Kështu e përfundoi mendimin e tij.



Por, era e hollë e mbrëmjës orë e çastë vinte duke u egërsuar. Tallazët e borës i mbushën qoshet e dritareve...
Hë të mjerët ata që janë përjashtë... Sonte është natë vdekjeje - u tha Ferati të shoqës dhe nënës së tij, një plakë gjashtëdhjetë vjeçe.
Ndoshta me qindra moj zemra ime... që të gjithë për hallët e jetës! Toni i saj u duk i ashpër dhe i trishtuar. Duke i përsëritur edhe një herë fjalët e fundit - që të gjithë për hallët e jetës! Hallës Nazmije i rrjedhnin lotët si gurrë shiu.
Kaluan disa çaste, prej atyre mendimeve të rënda, gjë që e ndienin në zemrat e tyre, për hallët e jetës e në fund gji për gjiri e zuri gjumi i paisur me plot ëndërrime ende të parealizuara...

Xhemilja

Si fluturat derdheshin nëpër zabelin e bukur, ia thonin këngës me bareshat e shëndosha si molla, i sjellnin defit, vraponim livadheve duke mbledhur lule të llojlloshme dhe të bukura. Kurse atje lartë mbi shpate dhe gryka, kënga e bariut, këmborët dhe blegërimet e bagëtive jehonin aq ëmbël.
E tani kujtimet mbështjelleshin në shiritin e pranverës së shtatëmbëdhjetë. Sytë ishin drejtrur nga lugina e gjërë, shikimet derdheshin mbi kallijt e grurit ku era e lehtë i valviste si valë deti. Ca re të zeza lundronin ndokund nga qielli i pafund. Tanimë ata dukeshin më të egra, më të zymtë, përziheshin në mes vete njëra me tjetrën. Bashkoheshin edhe më shumë, bëhen si barikadë natyrore. Grumbulloheshin në shlunga, shlunga të zinj dhe atëherë dukeshin se kurrë nuk kishin për të ndarë. Dielli daravitej (sillej)nëpër horizonte. Një erë e lehtë filloj të fryen, puhija filloi lehtas t’i milojë barë e drunjë dhe së bashku me këngën e fshatit tretej largë nëpër gryka prej nga kthehej bagëtia...Xhemilja ende shikonte nga çardaku i shtëpisë së saj të vjetër! Që andej kthehej djaloshi flokëzinj. Ajo pasi u ngrit e shikoi tinëzisht nën vetull dhe disa herë me radhë e përshëndeti duke buzëqeshur ëmbël. Sytë e saj u bënë çerdhe shpresash të fshehura. E çkujdesur u largua ngadalë, si lulja e pranverës ku përgjithnjë u fut shqetësimi në shpirtin e saj të njom! Ata buzëqeshsje dhe përshëndetje njëmend ishin kreshnike. Dy zemra njëra tjetrës i besuan nga një kujtim, nga një lule në gjak që i vërshon në shpirt... Dielli sa që filloi të perëndojë dhe duke krredhur rrezet e flakta fundosej pas kodrave shkëmbore. Erdhën edhe tufat e fundit. Tani më katundi i vjetër përkundej nëpër këngën e mbrëmjës. Mugëtina e errët si fute nga prazma e vet derdhte blozën e asaj nate të mirëseardhur. Mbi shtëpinë e thinjur të Xhemilës, rava dredhake e tymit gufonte si shllungë e zezë. Tërë lagjen e kishte mbuluar dhe vrarë një heshtje e rëndë, qetësi nate...Ndokund, ndokund dritat e zbehta të llambave vaj guri akoma çatalloheshin zbehtë dhe ngadalë nëpër zgavrat gojëhapura të mureve...Atëherë njerëzit e lodhur shpejtë u zhytën në ëndërrallat e horizonteve të tyre të panjohura. Yjet xixëllonin lartë në kupën e errët të qiellit. Qetësi... vetëm nga dritajra e vogël e Xhemilës dukej një dritë e zbehtë e kuqërremt që daravitej në fitilin e llambës së vjetër, duke u thyer nëpër këndet e errësirës! Gjelat filluan këngat dhe pulat të kokorriznin për herë të parë. Madje u dëgjua edhe lehja e qenëve. Edhe ajo dritë u tretë në vete, u shua dhe heshtje nga çdo anë. Një hije djaloshari duke u kalamendur nëpër degëzat e pemëve ofrohej për rreth gardhit. Ky ishte Syla, i cili pas një vërejtjeje rreth e qark, e kërceu gardhin dhe u gjend në oborrin e Xhemilës. Dhe duke ofshanur thellë nga frika se mos të mos bjerë në sy dhe mos ta sheh ndokush, u ulë në trupin e thatë të lisit plakë, pranë kopesë së barrit dhe pas atij çasti duke pritur që të del ajo, Syla mendonte...
Qe nga dritarja e vogël tani do ta nxjerrë kokën, e din ajo se dritat ka një copë herë që janë shuar. Tani më i ka zënë gjumi, edhe nënat me foshnjët e tyre në gji... Xhemilja mezi dhe padurim pret që të tërhiqet nga shtrati, ku flejnë edhe dy vëllezërit e saj më të vegjël. Njëherë ia hoqi dorën e vogël të vëllaut e madje tjetrit, formon vënd të mjaftuar, kthehet nga krahu i djathtë, dhe më pas ngadalë ngrihet ngadalë, e shtrëngon jelekun e gjijve, uçkurin e dimijave e lidh nyje, pa vitheve të gjera duke e fshehur ndër rrudhat e përbelshit të derdhur, niset dhe tinëzisht shkon shkallëve te poshtë. Pas këti çasti, kur zemra e saj filloi të rrah shumë dhe shpejtë aq fortë nga frika se mos e hetonin, u dëgjua si tingull një zë i lehtë: Xhemile, ja këtu jam...psst, iu përgjegj ajo duke iu ofruar ngadalë, ngadalë. Dy duar u shtrënguan fortë, dy zemra u bashkuan, dy palë buzë u shkrinë në puthje. Është mesnatë e thellë. Ata heshtën për një çast thuaja se nuk dinin nga t@ia fillonin bisedës. Heshtnin nën qiellin e vetmuar! Syla iou ofrua edhe më afër, ia lëshoi dorën dhe ... vetëm e shtrëngonte për belin e hollë! Ajo pasi që buzëqeshi pak pak u përdredhë pranë tij dhe buyët i pëshpëritën në heshtje: shpirtë më plase, zëmrën ma rrëmbeve! Dhe akoma dukej edhe më e bukur, sytë i shkëlqenin në vetullin e zinj, gjoksi i gufonte edhe më shumë nën jelekun e mbërthyer. Gjijtë iu ngritën tatëpjetë, thuajse janë shndërruar në vullkanë që bluan dhe flakos vetëm flakë dhe zjarrë.. Heshtja vazhdon, heshtë edhe ajo nuk kundërshton, qëndron si kurorë me bel të thyer mu në lidhëset epështjellakut. Dimit i rrinin dhe kishin hije aq shumë mbi kofshët e mejme. Dhe duke marrë frymë të thellë disa mendime i vegoheshin nëpër mëndë. Syla tani më është i tëri i çkujdesuar,ia kapi që të dy duart e bukura, të vogla dhe të bardha, njëherit kinëse në padashje, kur e pa që ajo as që e kishte ndërmend ta kundërshtojë, dy palë duart si danat e çelikosura u shtrënguan edhe më fortë dhe u puthën edhe më ëmbël, duke u luhatur ndër horizontet e panjohura të asaj nate, (e cila si nuse dukej e stolisur prej yjeve që hiqnin vallën madhështore. E hëna dukej edhe më e buyëqeshur nga hijet e pemëve ku krijonte shumë kurora të bukura mbi livadhet e bleruara, të cilat edhe pse ishte natë, dukeshin si pejsazhe të gjera dashurie në zemrën time! Lagjja e vogël ishte ende nën heshtjen e thellë, ende përkundej nëpër valët e ëndërrës. Ajo është bërë fole e dashurisë sime, aty e kam lidhur atë në prënga! Syla dhe Xhemilja shikoheshin në mes vete, prej në këmbë e deri në kokë. Trupi i saj ishte i njomë si filizi i pranverës së herëshme kur nis të mugullojë në njomësi e freski rinore! Ajo ende përdridhet në vete. E Syla e shtrëngon edhe më tepër... Sylë për hatrin e Zotit të madh lëshom se gjak po më rrjedh, toka po më sillet ore Sylë... shpirt, damarët po më shqetësohen, buzët më thahën, besom pash nderin se fare nuk jam në vete. Xhemile të lutem eja me mua, eja të shkojmë aatje poshtë nën hijën e molave, në kopshtin e gjërë, atje pas gardhit, beso se nuk na sheh askush përveç një Zotit të madh. Mos Sylë, mos, atje kam frikë se,bëri e kaloj ndokush aty pari dhe mund të na shikoj, e madje a ka më jetë për mua, atëherë ku të shkojë unë! O Sylë... lëshom se shumë frikohem, loçkë mos më tërhiq zhagë. Fjala i mbeti zvarë në majë të gjuhës. Por Syla nuk pritoi, e kapi, e kapi edhe më fortë për uçkurin e dimijave dhe vazhdimisht e tërhiqte nga caku i kopshtit. Fryente një erë e lehtë dhe e freskët. Kënduesit kokorritën edhe disa herë... Syla e nxorri pallton dhe e shtroi mbi barë, e zuri për beli Xhemilën dhe e urdhëroi që edhe ajo të xhvishet dhe të ulej pranë tij. Ajo e nxorri pështjellakun dhe e lëroi uçkurin e dimijave, zbërtheu jelekun dhe u shtri në tokë duke ofshanur thellë. Shikoe pashë Zotin! A kështu lakuriq, ta heq edhe mitanin, ore pashë Zotin do të na lëshoj edhe toka, do të na vrasë edhe perëndia! Po që don, vetëm po që don, vetëm ty, ke kujdes që mos ta grizësh jelekun! Xhemilja u derdh lakuriq pranë Sylës. U përqafuan aq fortë sa që edhe shumë lehtë dëgjoheshin të rrahurit e zëmrave të tyre! Atyre tanimë nuk i kotohej aq mirë fillimi i puthjeve të para, sepse çdo gjë kishte mbaruar shumë shpejt. Syla i humbur në mes shalëve e ledhatonte në shpatulla dhe gjinjë, nëpër bel dhe vithe, dhe njashtu mbetën të përqafuar deri vonë-vonë. Qenjtë lehnin, kënduesit kokorritnin edhe më shumë, hëna ishte fshehur pas majës së lartë të shullerit. Mëngjezi gërdhinë, qielli nis të zbardhohet. Xhemilja me të shpejtë u ngrit i lidhi uçkurrët, mbërtheu komcat e jelekut duke i rrasur gjijtë e gufuar cullak që pak më parë i dukeshin si dy toptha të bardhë! U vesh edhe Syla dhe duke ia ledhatura bistekët e gjëra dhe faqet e fryera e lëshoi fshehtas për rrthe gardhiqeve. Ajo iku, sytë e soditën gjatë, shumë gjatë deri sa ajo u yhduk pas parmakëve të çardakut, e në krahrorin e Sylës, thellë në mezin e zemrës iu ringjall një bollëk dhembjesh dhe sytë iu mbushën plot me lot.
Dielli lindi duke i kredhur rrezet e arta mbi majët e kodrave thepore dhe pas atij çasti i përflaku ograjët e mbjellura. Dy palë sy nga largë ende derdheshin shikimet mbi thepat e shtëpisë së vjetër... E lotët shndërroheshin në klithje dhe ofkamje dhembjesh jetike, vetëm për shqetësimin e kujtimit për atë, që është më e shtrejtë, si lule e kurorëzuar në njëmijë ngjyra të bukura, në njëmijë erërash të këndëshme, për atë të cilën sytë ishin bërë obsesion i kahershëm ëndërre të thurrura me ngjyra kujtimi në melodinë e dashurisë së madhe, e cila pasi që ikën, të zbërthen dhe shpërthen në sy shkëndija të blerta, t’i molis dijet e gjakut dhe në zëmër vjedhë helm. Kështu që nga ajo mbrëmje kaluan edhe shumë e shumë mbrëmje, e ditë dhe netë të tjera, por Sylë Muja nuk e pa më kurrë Xhemilën. Vetëm asaj pranvere kur ajo shkonte e ndjekur pas babait të saj, në livadhe për të shpie drekën burrave që kositnin. Që nga atëherë e mbyllën Xhemilën në shtatë dryna edhe atë përgjithmon. Sepse i ati i saj paska qënë burrë oxhaku dhe ata mburreshin me kanunin dhe trimërinë. Se e bija e Bajram Alisë është bijë e derës së madhe, e ajo, Xhemilja, të bëjë një gjë të këtillë, t’ia merrë dhe nxinë fytyrën e këtij oxhaku, ta turpërojë kanunin e shëjtë! Dhe kështu plot epitafe të tjera për fytyrat e këtyre njerëzve të ndrydhëm nëpër dejtë e një jete të vjetër, të një shekulli të pakuptimt shumë fytyra të tilla lahen gjak. Ata ende ngjallërojnë me kanune, kanunet nëpër trojet tona, kalamendën nëpër kullat e mbyllura me myshqe prapanike dhe vjetërsira jetike!? Tani Sylë Muja shpeshherë kalonte me drojë rreth shtëpisë së Xhemilës, tinëzisht dhe vjedhurazi hedhte sytë me shikim nëpër dritaren e vogël, i mendimit se mos del nga ndokund Xhemilja, por gjithçka ishte kot dhe arrati... Ata më nuk u panë kurrë e përjetë, nuk e takuan njëri tjetrin asnjëherë më.
Kështu kohët i përcollën në humbellë dhe varrosje shumë dashuri, të cilët mbetën vetëm dëshira, dëshira që jetave u sollën helm, dëshira të parealizuara, dëshira dhemmbjesh dhe vuajtjesh... Më mirë të mos ekzistonin fare


Dialog mbi jetën

         ...jeta është një rrugë, ku kur njëri tjetrin
        nuk munden ta zënë, por vetëm në stacione, në
        ato  të fundit...
Dy djema disa kohë ishin ulur pranë një tavoline, luanin domino dhe gjykonin se çka është jeta. Ata gjykonin ashtu si ata dinin:
Cka është jeta?, pyeti Ajeti, më i ri se Bala.
Jeta është një makinë, por jo e gatëshme. Një grumbull i madh me pjesë të ndryshme është aty pranë, e njeriu duhet vet me i gjetë ato pjesë e të montoj makinën e udhëtimit.
Vallë, pse nuke marrin një makinë të cilët e montuan të tjerët?
Ajo është montuar për në një rrugë tjetër! - tha Bala.
A guxojmë të rrijmë me një vënd deri sa ta monotjmë makinën që dëshirojmë?

Vaj halli, madje...Asesi! Por, pjesën e montuar duhet bajtur me vete, e sipas nevojës, mendoj sipas kushteve të asaj rruge që udhëtojmë, shohim se çfarë pjese duhet dhe ku të montohet - sqaroi Bala.
A ka njerëz që shërbehen me ndonjë makinë të montuar me parë, ose shkojnë të njëjtës rrugë që ka shkuar ose shkon montuesi i parë - pyeti Ajeti.
Ka, por shumë të pakët. Fare pakë. Vallë kalojnë mirë ata? Varët, se sa mund të mësojmë nga montuesi i tij. Po, nëse ka bërë ndonjë ndeshje montuesi i parë, pas së cilit shkon i dyti, vallë duhet edhe ai të bëjë ndeshjën? Përgjigja është e qartë - thotë Bala duke e vërë gurin zero të dominos. Si?! Habitet Ajeti, duke e marrur një tjetër gurë se nuk ka zero e pesë. Ta merr mendja se, jo! Po nëse atij të parit i eksplodon diçka, i ndizet makina, vallë do t’i ngjajë edhe të dytit? Sërish varët nëse montuesit të parë i eksplodon makina pse nuk e perdori mirë, të dytit nuk do t’i ndodhin sepse ky e përdorë si duhet... e nëse montimi nuk ka qënë i mirë, atëherë mundet edhe të dytit me i ngjarë, por me siguri i dyti ka mësuar për fatëkeqësinë dhe nëse ka dashur
dhe ka mundur me larguar - shpjegoi Bala, dalëngadalë dhe duke thithur duhanin prej llullës së tij të zezë me një vijë të verdhë.
Heshtje,vetëm gurët zhurmonin mbi tavolinë. Shumëkush jetën e quan edhe ndryshe, foli Ajeti. Po, e quajnë dhe mendojnë ndryshe. Jeta është një rrugë e gjatë e cila për çdo kënd, mendojnë, se ka vetëm një stacion, e cila rrugë kurrë dy herë nuk përsëritët, e njerëzit kalojnë, e vetëm kalojnë nëpër atë rrugë. Por, unë nuk pajtohem me të, përfundoi Bala dhe e mbylli lojën. Kjo do të thotë se jeta bëhet monotoni!, foli Ajeti duke i përzirë gurët e duke i rrotulluar mbrapsht.
Po... Sërish kisha për të thënë se jeta është një rrugë...ku as topi nuk e luan. Ku kur njëri tjetri nuk mund me zënë, por vëtëm nëpër stacione, edhe atë në atë të fundit... gjithmon në stacionin e fundit, mësojmë diçka në to dhe vazhdojmë: dikush i qeshur, ndokush i gëzuar e ndokush i dëshpruar dhe i pasionuar. E ne udhëtojmë vetëm udhëtojmë. A pajtohesh Balo? Paj si ta marrish, por unë nëse largohem prej makinës ku jeta nuk është makinë, atëherë do të thonja se jeta është një urë e cila gjithnjë na ndihmon me e kaluar lumin e rrëmbyeshëm ose të qetë. Gjithnjë na lidhë me brigje të reja, e kështu vazhdimisht përsëritet, por nuk ka mundësi për t'u kthyer nëpër brigjet ku kemi qënë më parë, sepse ura do të jetë e demontuar.
Por, nëse duam në një breg të lumit të qëndrojmë gjithnjë, atëherë? Gjatë mundësh, e gjithmonë jo! - tha Bala. Vallë sa qëndronë kjo urë? Varët, sipas montimit të demontimit. Por, nëse nuk e montojmë mirë ç’bëhet? Dihet, lumi si lumi, vetëm banë, rrëmben çdo gjë... E nëse është i qetë! Edhe uji i qetë shembë brigje, uji gjithçka mbanë dhe banë, gjithçka sjellë, fliste Bala, dhe matej se cilin gurë me e vërë.

                             Shkurt, 1968.

Ëndërrimet që mund të realizohen

           ...Një arsimtar më pak! Përshperiti ai i
           pikëlluar dhe ky lajm u përhap si era,
           helmoi zëmrat si gjarpëri...

Qe nga shpati shiheshin shtëpit përdhese e të bardha si vasha e fshehur pas kurorave të gjelbërta të pemëve e ndokun,ndokund ndonjë parmak i hapur i ngjante si qepallja e Hajrisë kur fërfëllonte mbi syrin e zinj. E shikonte tere ate lagje me shtepia te grumbulluara si per cudi, sepse gjithnje neper bjeshke shtepit jane te shpartalluara, dhe shikimi i ndalej ne oborrin e pjerrte dhe te rrumbullaket ku here hynin dhe dilnin lloj llojfemra te veshura me gjithfare rrobesh. Dhe, atehere, kur dilnin ose vinin ata togje grashe, zeri i Hajries shperthente! I priste me vaje dhe i percjellte me vaje!
Dhe qe, Hajrie! Me ne fund u rritetm - mendoi Tahiri, ne shpatin e kundert te lagjes, prej nga degjoheshin edhe fjalet me te uleta - e ti po shkon edhe nuse.. Mire, shko! Une akoma po i ruaj kafshet e katundit... Dhe tani ndalej Tahiri, i shikoi rrobat e tij te grisura, prekte mjekrren e parruar dhe ku ta dijssh se cka mendodi, por iu dridhe buza E deshten me i pikuar lotet! Ndoshta iu dhembs e tere ajo qe kishin kaluar si bari,, e pa mos t’i thene asnje fjale te mire e te keqe asnje vajzeje te katundit. Ndoshta edhe po i dhemsej Hajria!
Dhe ja Hajrie!Ti po shkon edhe nusee e une... une gjithmone... shikoi rreth e rrotull, mos eshte kush prane, por nuk pa askend te gjalle pervese dheneve dhe qengjave qe Lodronin neper ate ledinen e blerte dhe plote lule dhe fluturimimthit te zogjeve prej nje thane neper tjetren, me kurora te verdha si duvak nuserie, dhe: gjithmone, me berso, te kam pas dashur, pasha keta dy kokrrat e drites,fill pa hile, por kurre nuk mora guxim me te thene... Edhe kur ishim krejte te vegjel, kur edhe ti i ruajshe ata qengjat e medhenj, kur e mbajshe ate peshtjellakun e kuq me vija te zinj, une qe ateherit te kam
pase dashur, pa asnje hile, e ti... qe, po shkon nuse e une... Por, valle pse ashtu po qane?! Valle cka po i dhembset ta kisha ditur? Te te vjen cudi edhe me disa pune,
nuk po mund t’i bije fije: me qajte pse po shkon nuse! Gezohen pse shkojne ne gurbet! Cudi! - mendonte dhe cmendonte Tahiri neper mesin e tufes se dheneve me shkopin e tij ne dore deshironte edhe me te zgjatej kjo dite, ti shikonte ato togje grash, ta degjoje zerine Hajrise se tij
te deshiruar qe nga femijeria duke mos e ditur askush.
Ku ta dish se kujt i dhembsej Hajrija! E ajo qante, qante edhe me plot lote. Pse vashe po qan me lote? - pyeti shoqja e saj e femirise, Xhuvka. Heshte, Xhuvke, si mos te qaje... Dhe pse, cke per te qare?! Ti te pakten po e merr ate qe e deshte. I bukur eshte edhe arsimtar! Une me qene sikur ty, qaje vetem me ze, sa per sy e faqe! Eh, moj Xhuvke, moj locka ime, une nuk po qaj pse po shkoj te burri, por... Xhuvke, cikeria, ajo qe kurre me nuk me kthehet, kur me nuk na perseritet, ajo po me dhembeset. A e shikon, i beme nentembedhjete vjet e ti Xhuvke, e ti u bere vete e katerta... A mos me qajte, a...! dhe u perqafuan me sa fuqi paten. Zhurme. Cdo kush fliste sipas vetes...Fëmijte qanin. Ejani mori çika çka u shukatet! Këndoni! - u bërtiti një hallë, e ata, vajzat ia ftuan atyre këngave të reja që vet i thurrnin:

...Qaj Hajrije, moj qaj e qaj’
po shkon te burri e jo ndër dajë!

Ani burri jem -o, a arsimtar,
I vjen era si lule behar!

         Ani qaj Hajri, lotët si shi
         Lamtumirë mori çikni! etj...

dhe gratë si grate: disa qeshnin, disa bisedonin e qanin, por sigurisht jo për Hajrijen, por si e kanë zakon, sa herë që mblidhen ndokund sejcila qanë për atë që i dhembset.

 E diela i ofrohej atyre kodrave të rrumbullaketa dhe gjelbëroshe.
 Tahiri i drejtoi bagë

tine nga katundi, nga ai zeri i nuserise qe tere diten e mallengjeu. Tahiri i leckosur,kisshste deshire, qe sonte te hante darken ne shtepine e Hajrijes, me siguri donte te haje dicka me mire se neteve te tjera, dhe do t’ i shikonte edhe ata bijat, dikur shoqe te femijerise, e tani nena...
Nata i shtriu duart neper prrojet e madje edhe nëpër kaçubat e blerëta. Katundin e kaploi një qetësi e trashë e thelle. Dikund andej nga ai katundi ku duhej nesër me shkuar Hajria, u dëgjuan tri krismat te njepasnjeshme, por askujt nuk prishen qejfin: dasmsoret menduan. Nuk vonoi dy ore: e kishin vrare Zejnen! Cilen Zejne, more! Dhenderrin bre,ate arsimtarin... Nje arsimtar me pak...pershperiti ai i pikëlluar dhe ky lajm u perhap si era, helmoi zemrat si gjarpëri. Gjithkush gjykoi si dinte, por kush mundej ta ngushllonte Hajrijen, kujt me ia dhene duvakun e saj! Qetesia e pikellimit ngulfateshin çdo gje, kurse zëri i Hajrijës, pëlciste edhe gurin.

Në  dilemë
 Një ditë para se të nisej për në rrugë, dyshonte diçka...lufta e motive ishte në pahë. Të nisem por do të gabojë. Mos të shkaktojë ndonjë fatëkeqësi në familje! Nuk dua të vuajnë të tjerët dhe shpirti im të mbetët gjithnjë i pikëlluar. Bresat e thella shpirtërore dhe dilema e okupuan totalitetin - qenien e tij: mos të nisem - thonte në vetvete...Por jo...serish do të nisem. Nuk mundem ta lë shpirtin e saj të pikëlluar, bresat e saja të robëruara, qenien subtile, idilitetin e saj të shkrirë, të sublimuar në vajë...Ah sa keq! vëndos B dhe nisu!
  Kështu i kaloi dita e parë: d i l e m ë  dhe asgjë tjetër.
 Të nesërmen u nis por dilema e përcjellte çdo  çast, e lash prapa një pjesë të shpirtit tim! Nuk di çka do t’i ngjajë familjës... me familjën! Ata X ende nuk pastruar me të kaluarën, ende nuk janë shëruar nga plagët e së kaluarës sonë të errëshme; ende vuajnë prej averzioneve të së kaluarës së errët. Nga thellësia e shpirtit të tij vrullojshinë fjalët të cilët e pasqyronin botën  e pasioneve të tij, emocionet dhe gjëndjën e tij shpirtërore: Ah fatëkeqësi. Dashuri e inspiruar e entuziazmuar, dashuria që rrjedh, gurron prej zemrës dhe absorbon nektarin e n jomë dhe delicioz të rinisë, shpeshherë është simptom i  tragjedisë. Por mirë thotë një fjalë e urtë latine: Omnia vincit labor improbus.Vlera e njeriut pasqyrohet, shihet në vendoshmëri. Do ta shpëtojë një vajzë që të mos shitet. Ajo e ka një vëlla barabë, një bita nga dhe insolent i cili asgjë nuk punon dhe shumë herë ja mendon të mirën motrës - shitjen e saj. Ah sa fatëkeqësi! Dhe në thellësinë shpirtërore sikkur të lindej një fuqi reminisenciale: dikur në errësirat tona të kaluara ka pasë mjaftë raste të këtilla. Tani janë në agoni e sipër,  por ja që ka ende mbeturina. Ku e solli fati që unë të jam protagonist i dramës, shpëtimtar ose viktimë e rastit. Por nuk ka gjë nëse mbetem gjallë, do ta shpëtojë një lule të njomë, një jetë mizerabile. Prandaj, mos prit B, në aksion! Ti shpirt shqetësohu dhe ti dilemë zhduku.
    Treni udhëtonte me të edhe dilema e cila e kaplonte shpirtin e të riut: sërish familja është në pyetje, pasi  prindërit e vajzës prej katundit T., mjaftë mirë dinin me përdorur pushkën në njerëz dhe shumë hollë i qëllonin të pafajshëmit! Sido qoftë do të shkojë deri në stacion të P. Aty do t’i jep fund dilemës!
   Mbrëmja po afrohej gjithashtu stacioni dhe fundi i dilemës. Trena e dha shënjën. Zbriti prej tij dhe u ulë pranë stacionit: me i dhënë fund dilemës duhej menduar pak  kohë. Fizionomia e fytyrës ë tij tregonte diçka, i shprehte pasionët dhe mbresat e thella shpirtërore që shpirtërirsht i ndinte. Duke e shijuar dhe thithë nektarin e mbrëmjës pranverore, nëpër mollëzat e faqeve i rrjedhën disa pika loti. Ata shpreheshin tërë botën e tij të brendëshme psiqike - melankolizmin e thellë të përshkruar prej një idiliteti dhe brëngosje. Të gjitha këto çaste i përcjellte një erë e lehtë e cila fryente asaj mbrëmje. Ajo aq më tepër i preku vibracionet e shpirtit subtil duke hedh në retrospekcionin e së kaluarës. Së bashku me të mësonim. Ajo e kryeti shkollën fillore dhe në moshën katërmbëdhjetë vjeçe ia hudhën “harnin e zinj” në fytyrë. Ajo pasqyronte tërë errësirën e së kaluarës sonë. Një ditë e pyeta  vëllanë e saj M., pse nuk e dërgon motrën e saj në gjimnaz?! Përgjigjja ishste mjaftë insolente: ti po interesohesh për motrën time a...! Ruaju se kam për të vrarë, dhe pa thënë asnjë fjalë tjetër u zhduk. Kjo më detyroi sa më

Parë të largohem në qytetin K, ku vazhdova shkollimin. Një ditë pushimi shkova në katundin T. Për fat të mirë i vëllau i saj kishte qënë në miqësi dhe takimi me vajzën u mundësua lehtë. Por nuk mund ta përshkruaj atë çast të prekshëm i cili më dukej se paralajmëronte tragjedi. Kur më pa lotët i gurruan, të cilët ma prekën substancën e shpirtit. Ata i përjellëshin fjalët e saj të ëmbëla: pse më harrove, nëse ke pak cilësi njerëzore, më shpëto prej territ të zi. Vëllau im më ka shitur për një njeri të vjetër pa e parë unë fare! Do të shpëtojë, i thash pasi ti je jeta ime. Në këtë të ishe e sigurt.
Atë ditë e caktuan edhe kohën e fundit të shpëtimit: të martën ora dhjetë të mbrëmjës, tek lisi i madh pas shtëpisë..Aty takimin aty shpëtimin ose aty fundi i jetës së dy luleve - tragjedia. Atë ditë u kthye në qytet fare i pikëlluar. Fytyra e tij që përpara shndëriste si lulja në mëngjez, tani iu zbeh, i ngjante më tepër lulës së vyshkur... Prej asaj dite ju shkapërderdhun dhe ashpërsuan ndenjat. Natën në gjumë i valonte fytyra, bukuria e F. gjithashtu ishte edhe mizerabiliteti i saj prej të vëllaut. Ditën mendimet e shpëtimit dhe madje plane për një jetë të përbashkët, për një ideal ose një fantazi që duhet realizuar. Dhe fundi i të gjitha preokupimeve erdhi, i tha vetës: B. Nisu për në aksion! Setyrën duhet kryer. Së shpejti u ngrit nga karriga dhe u nisë për në katundin T. Nuk ka dilemë, puna duhet të kryhet. Në vete ndiente një fuqi të madhe. Rrugës ecte ngadalë dhe fare i qetë. Nganjëherë bukuria e natës pranverore ia tërhiqte

Dëshirat

               Gjithmonë dëshirat e njeriut janë të
               mëdha sa mundësit e tij...

Ai këtë mbrëmjë rrinte në dhomën e pritjës i ulur në fotelje.Në kauç ishin ulur edhe disa gra të huaja që kishin ardhur në ndeje. Shikonin televizionin dhe të tërat
dukeshin se janë duke menduar diçka, sikur i mundonte diçka.
Bashkëshortja e tij i bëri çaj. Çaji i rusit fare nuk po na bënë dobi! - foli njëra Besa unë vetëm kafet i pij - foli e ëma e tij! Kemi ngulur këmbë si thiu në baltë me çajin e rusit, edhe pse e dimë se nuk është i dobishëm - foli ai. Gratë qeshën, veçse njërës. Ajo rrinte e menduar. Nganjëherë i vjedhte me sytë e saj dy djemtë e tij, e madje vjedhurazi e shikonte barkun e saj te fryrë. Edhe ai nganjëherë ia shikonte barkun e saj ashtu me turp e si me faj, sepse nuk ishte mirë të shikonte një grua ashtu vjedhurazi, edhepse ishte e shokut intim, edhepse ai dëshironte t’i linde një djalë, një djalë pas pesë vajzave. A shkojmë - propozoi plaka? Rrijmë edhe më, e luti e ëma e tij, por ata shkuan. Pas pak nisi një program në lidhje me planifikimin familjar. Eh, ai që i ka nuk ia din vlerën, e ai që ia din vlerën nuk i ka... foli ai, dhe bashkëshortja e tij e kuptoi se për çka ishte fjala, pasi që kishin bërë fjalë disa herë më parë. A e pe qyqja, sa po më dhëmbëset. Ku të dijsh se sa frikohet deri sa ta lind: me e parë vall është djalë. E ne po i qortojmë se po na e prishin gjumin. Që të tre fëmijtë i kemi si dy molla, pa asnjë të metë fizike, por sikur të kishin qënur abnormal, e po që mos t’i kishim pasur fare, sikur mjeku...atëherë?

Eee do të isha çmendur pasha këta sy. Do ta kisha vrarë vetën! E pash motrën time, ti e din edhe ajo ka lindur tre vajza e madje një djalë. Tërë natën, vallë më beson, tërë natën po i rrinte mbi kokë, duke përkundur, që mos po i prishet gjumi, mos po qanë...

Por me i lindur edhe i katerti vajzë?
Me siguri do të çmendet, nëse edhe nuk vdes!
Më dhembsët shoku i saj, besa pa masë, por gjithmon dëshirat e njeriut janë më të mëdha se mundësit e tij. Dreqi le ta merre edhe këtë jetë, gjithmonë e ithët shumë e ithët. Nëse njeriu nuk ka një qëllim ose diçka tjetër, çmendët pas saj, e nëse e ka i mërzitet dhe ia rëndon dhe prish jetën.Ose njeriu vuan për një sendë deri sa ta realizojë dhe posa ta realizojë, ndokush tjetër ia ithëton dhe sërish vuan.
E pse vallë? Sepse jeta nuk të lënë me i përsëritur gjërat, ata gjithnjë vijnë të reja, gjithnjë të paramenduara ose jo, gjithnjë ndryshe se si ne dëshirojme. Jeta nuk lejon me i ripërsëritur dy herë gjërat, sa herë që na duket se i përsërisim, ata janë vetëm të reja.
Ai fliste edhe më, e shoqja e tij ia shtroi darkën dhe u ulën me ngrërë me tre femijët e tyre, si tre mollat e bukura në rrembin e saj.

                   Shkurt 1968

Valët e jetës - kronikë

    Haziri dukët shumë i qetësuar edhepse ishte djalë i ri dymbëdhjetëvjeç. Nuk është e mundur të përshkruhet fytyra e tij melankolike. Bota me të gjitha ndryshimet e saj i dukej si një intrigë e përgjithëshme ku individët ose njerëzit njëri tjetrit ia pinin gjakun edhe nga skamja edhe nga xhelozia...
 Rrethi shoqëror i dukej si një çerdhe kanibalësh, si djep ku zhvilloheshin dhe rrjedhnin fatëkeqëit që i mbulonin njerëzit  dhe atë rreth shoqëror në faqën e dheut.

Ky rreth shoqëror që me shekuj të tërë ka pjellur egoizmin ku barkëmëdhenjtë gjenin dhe gjejnë shprhejt dhe veprimin e tyre në eksploatimin i cili kap pikën kulminate për përsosmërinë e jetës së tyre..
Dhe përsosmëria askund në procesin e saj histsorik në shoqëri nuk gjeti folen e saj, tani po tek këta barkëmëdhenjë ke eksploatimi i tyre. Syt e tij të mëdhenj e të mbushur me lotë dukeshin se i dënojnë këta poshtë rsira. Këtë situat e pohonin edhe fjalët e tij të cilët përcilleshin me një ton të ashpër dënimi:
Deri kur më kështu...Dita i kaloi duke menduar, fizionomia e fytyrës herë pas herë i ndryshonte. Dukej se për një çast përjetonte xixat revolucionare që ishin fshehur në idenë e tij. Një çast tjetër dukej se pajtohej me negativitetin e luftës motivore. Nuk është e mundur që t’i shkulën rrënjët e kësaj shoqërie e cila i sjell përplot fatkeqësira njerëzimit. Por optimizmi triumfon gjithnjë: pse të mos ishte e mundur që t’ia shkulnja rrënjët e kësaj shoqërie. Asgjë në botë nuk ka absolute, gjithçka mund të ndryshojë, Dhe pse mos të ndryshojë edhe shoqëriaë cilën e jetojmë e cila është diktatore, dhe nuk është asgjë tjetër më tepër përvetëm se një proces ndryshimesh kronike dhe historike. Kur don masa bën gjithçka, ajo është fuqi që vepron jashta vullnetit të atyre që e dominojnë shtetin. Rrugët janë të hapura që të krijohet një shoqëri kur të ekzistojë kombi i artikuluar ose religjioni i moralshëm të cilët janë dy votra prej ku rrjedhin ambiciozitetet dhe egoizmat. Të krijohet një shoqëri siç e konstruktoi Zoti, që të mos ketë kurnjëfarë jazi ose urë ndërmjet punës fizike dhe asaj mendore. Në mbrëmje e ftoi shoku i tij Hebibi: Hazir Sulejmani Çaush, sonte kam miqë në konakun tim dhe kam dëshir të vish edhe ti në ndeje. Mezi kam pritur - i tha djaloshi. Mbrëmjet në katund janë shumë të këndëshme sidomos gjatë stinës së dimrit. Ata gjithnjë kur kanë miq mbiledhen dhe si të thuash nisin dhe i qajnë të gjitha hallet e jetës. Aty njeriu mëson për jetën shumë gjëra të mira dhe të këqia. Aty studiohet edhe psikologjia, shpirtin me të gjitha procesët tjera psiko-sociale të çdo njeriut...Duhet t’i lëmë anësh këto përshkrime.
O aga Murat u dëgja kushtrimi i një zëri. Bujrum, bujrum, në dhomë u fut Hazir sulejman Çaushi. Të gjithë katundarët u ngritën në këmbë sikur donin të tregonin dashuri dhe nderë të madh që ia bënin djaloshit të ri. Hë pra Hazir... si e kalovde kohën sot?! E pyeti njëri nga katundarët. Mirë të them, koha kalon pavarsisht nga dëshirat a tona. Allahile Hazir, çka po bënë gjermani, keni filluar me ia shkulur rrënjët e një cungut të madh, që i ka zënë vëndë dhe kanë bërë hije në tërë malet dhe nuk po i lënë me u rrit dhe me jehuar në dritë diaelli, ia priti njëri nga miqt e Murat Sejdiut. Do të vijë edhe ajo kohë axhok...Dialogun e ndërprenë disa bisedime interesane që i shpreheshin brëngat e shumë katundarëve. He ore burrani deri sa të jetë qenia njerëzore do të ketë të mira dhe të këqia, dhe më së shumti të këqia, pasi që jeta relativisht është e shkurtër dhe dominojnë këta të fundit. Dhe priviloegjët, rushfetllëku dhe miqësirat janë shumë të poshtëra që fatëkeqësisht folenë më kryesore e kanë në vetë kokën e njerëzvet. Po, po plak i mençur, ashtu është, pohoi një nga miqt. Vallë orë vëllezër këto intriga a do të marrin fund - shtroi pyetje Hazir Çaush Sulejmani dhe shtoi: duhet ta dijmë dhe ta kemi të qartë vetëm një punë: vetëm fuqia e njeriut mbanë gjithçka. Ajo ka ndryshuar natyrën e vdekur dhe nuk ka hasur nga asnjë pengesë absolute. Në këtëdrejtim duhet të jemi optmisita. . Hazir Bajraktari nuk ishte fare i qetë dhe i padurueshëm. Dukej sikur e ngacmonte diçka, me siguri ndonjë motivacion i brendshëm... Ore shokë t’i lëmë anësh këta biseda. Ne objektivisht nuk mundemi të jemi dëshmitar për të ardhmën tonë. Atë aktë e ka vet koha me treguar dhe dëshmuar. Por, ofrohu Çaush këtu tek unë dhe thuaje një këngë që e don ti dhe të gjithë katundarët tanë... Vallahi mjaftë mirë je kujtuar ore Hazir Bajraktari, pohuan disa katundarë të tjerë. Dhe pa asnjë intervalë kohe ia plasi kënga:

 O Hasan Kuka o një burrë azgan
 O ka marrë rrugën dhe ka shkuar në Tiranë
 O Pashës Tiranës një fjalë me ia thënë
 Eja më jep leje shkijet me i zënë
  Edhe me i zënë dhe farue
 Me i djegë zëmrat me ia përvëluar...
 Diç zëri nuk po shkon tha Hazir Çaushi.
 Oho, oho, shumë mirë, shumë mirë, vetëm grahi.
 E pra Pasha i Tiranës leje i kishste dhënë
 E pra Miro Hasanii ore qënka shterrë
 E pra në  Çetinë në këmbë ka shkuar
 Ani nam ka bërë oj nam ka mbaru
 800 shkije në zjarr i ka përvëlu
 1000 të tjerë të gjallë Pashës ia ka çu.
 Nder të madh Hasanit i kanë tregu
Moj me kurorë të arit e kanë kurorëzu.

Kënga mberoi dhe pikat e lotit si gurra e kulluar e kronit pandërprë rrjedhshin dhe lagëshin mollëzat e faqeve të katundarëve,
E pra vëllezër kjo ka qënë bujaria dhe trimëria e shqiptarëvet. Ora 22 (njëzet e dy) bisedat u ndërprenë dhe katundarët u shpërndanë nëpër shtëpit e tyre. 02.01.1941, agoi mëngjezi i hershëm dhe e solli ditën të cilën e kishte kapluar dimri me stuhi të mbushur me borë dhe i kishte zënë të gjithas rrugët e fshatrave.

Një mbrëmje në katund

   O rus quando egoite ascipician
  Asnjëherë dhe kurrë nga shpirti im nuk mu hoqën ndjenjat dhe kujtimet e shokëve të mi prej katundit tim. Më është dashur që ta përshkruaj natyrën e vëndit, pamjen e mrekullueshme të çeshmës, ata shtëpi  ndokund njëkatëshe a ndokund dytkatëshe, por së tepërmi ma dridhën zemrën lojrat e para të fëmijërisë time, me shokët dhe shoqët, kushurinjtë dhe kushurirat, anadj edhe dora mu shkëput  thellë në brylin tim.
 Më 29.08.1954 shkova sërish për vizit dhe ta përkëdhelja vëndëlindjën time, aq shumë më la përshtypje mbrëmja e katundit.
 Së bashku me  shokun e katundit Hebibin e soditëm tërë vëndin, sa zëmra mu mbush përplot përjetime ndjenjash, fantastike dhe mendime të thella. Më kujtohej shtëpia ime ku në të kalova plot shtatëmbëdhjetë vite.
               Kujtim nga shoku yt Sejfedini

Letra e pare

          Neper kendet e jetes time
    K... Keja eshte e madherishme, me e madherishme se K-ja valle ekziston dicka... Paramendo sa e embel eshte nata me ty engjelli i kalter ah! K K dhe vetem K
  Ekziston vetem nje shkronje K. Ajo eshte kandili im me drite te kalter ku me percjelle neper fshehtesit me te thella te jetes. Me te dij gjithckaa, sepse ajo i ka  bukurit e mrekullive, inteligjencen e muzes, frymen e Parnasit... Ah K ah K, kjo ofshamje eshte motoja e shpirtit tim.
  15 vite plot plasaritje. Ndjenje e madhee ku mund te fundosesha une  pergjithnje e mbulon tek shpresa e dashura, engjelli i kalter, se nje dite  dy frymat tona do te perzihen. Pesembedhjetelufte me veten, l;ufte me plasaritjet e jetes...por gjithkund fryma yte Engjelli im i kalter, me bente ure neper te cilen kalonjaa (pa te shkelur fare), ne anen tjeter te jetes!
  Cdohere kam qene vetem me ty Engjelli i Parnasit, sa mire eshte te ishe ty Une se paku per nje Cast. Dhe te shikosh sa mire eshte te jetosh nen hijen e drites tende te zbehte e modeste! Tani  Ti nuk e dine kete. Po te them edhe dicka tjeter: jam i shemtuar  pas dhe per bukurine tende (me beso se e njoh veten), por kur nje gjesend eshte shemtuar e jeton afer dijamantit edhe ai behet dijamant.
 Ndonjehere kur me ke ikur prej shpreses jeta me eshte dukur e thate si shkretire e Henes. Por shiu i frymes tende serish e bente  kopshht lulesh...
 Dita 16.10.1972 eshte dite pa presedan ne histsorine time kur te thash: Eja K... te nisemi se bashku per ne rruge te gjata! Dhe ty e the ah sa veshtire... nuk di tani se c’ te flas, per gjeret e medha me mire eshte te heshti Engjelli im im.
 Vetem ti, ti, ti,ti!!??!!!njeqendimije pikecuditese... sepse humbi krejetesisht neper sferat e frymes tende, tretem ne ty. Se paku nuk ke se cka thua  dhe te lutem mos reago. E kam driten tende te zbehte, ate nuk ta jape! Mu ndezen dhe flakuan ndjenjat dhe u bene vehemente me shkendine tende se ajo i djegi si te quaj, me thuaj... I kam disa simbole jo poetike se ata nuk te pergjigjen! Te quaj nje Heloize ndoshta me mire eshte... te quaj Muze e Parnasit.  Valle ka mundesi te te kushtezoj edhe me te paren

Edhe me te dyten, me thuaj te lutem. Sigurisht nuk te vjen mire te te them se te dua, te dua, te dua, e kete refren ta perseris se bashku me sekondat e frymarrjes sime! Ti me quan te vogel, nuk gabon sepse ashtu jam ndaj teje. Dhe tani e perfundoj letren e pare K... e dashur perjetshmeria ime, te perfqafoj me plot dashuri...
I yti ne perjeteshmeri. 05.12.1972.

Letra e dyte

 Cila eshte  ajo qe e shikoj atje pas kodrave dhe rrine me fazanat e arte! Ah nuk eshte askush tjeter vetem se K. Cdo cast, ore, jave, madje vjet, sigurisht edhe shekuj te shoh vetem me fazanet e arte.
 Cdo gje eshte mire kur jetoj ne frymen tende e dashuria ime K. Gjithcka me duket e huaj edhe vetja ime kur mendoj deshirat e mia qe njehere ta veje koken ne preherin tende te ngrohte jane vetem iluzione te embela dhe te kendeshme. Atehere them K ah K!
 Jeto me fazanet e arte e dashura ime K... Ndoshta nuk me harron mua, ndoshta nje minut i takoj jetes dhe fazanave te bukurise tende! Ndoshta... plotesoi keta tri pika.
 Sigurisht ta prisha afinitetin e shijes pse t’u ofrova, te thash se keshtu me fali natyra, te shemtuar per te jetuar relaksacionin tende: por lexoi edhe me tutje keto  fjale: heren e pare te dua, te dua dhe vetem te dua, cdohere edhe ne jete edhe pas saj.
   K-ja ime valle kam te drete te kerkoje dicka prej teje. Sigurisht nuk me thua jo! Atehere me degjo. M’i shkruaj dy fjalit tua te embela qe ta iritojne shpirtin tim. Deshiroj te behem  delirium tremes  dhe ne gjumin tende terminal te te shoh  vetem ty o Engjelli im i kalter!

Ta perfundoj letren e dyte me kete kerekesen time modeste. Ndoshta nuk do ta mohosh! Ne mos dy fjali m’i shkruaj dy fjale qe t’i ndricojne dy mije vitet e ardhem te historise sone.
Naten e thelle kur gjithcka eshste qetesi e thelle dhe kur fryma e K-se e ka mbuluar qetesine e kozmikes se pafund, Une pyes cili jam.

Letra e katërt

                    Naten vone ne ora 030 te agut
                   te hershem

Dola ne verande ne naten e voneshme...Heshtej galaktika, toka kishste rene ne gjumin e rende. Por dicka nuk heshtej. Dicka ishte zgjuar. Ajo eshte fryma yte K thash qe ka erdhur ketu, por jo si fantazme. Ah sa mire eshte te jetosh ne bardhesine e saj! Po i thash vetes ajo eshte vetem ketu... jeton se bashku me mua. Nuk i vera vesh se cka flet sepse une e dua! Dhe me bene me gjysem zeri te pershperise, ne dridhjen e tij do te thonja te dua K e imja...te dua...Fjalet e mia te fundit do te jene keto: sigurisht nga fryma e lindjes tende jan inkarnuar te Une. E tani me jame bere gure graniti qe nuk thyhem! Mos u mundo
T’i thyesh se nuk ke per te pasur sukses! E sheh vet, e tani sigurisht je bindur se edhe me fjalen me te rende qe e perdore (shpirt nuk munde ta thyesh. Prandaj mosbene me perpjekje sepse fjalia te Dua K e ime e vetem te Dua dhe vetem ty, eshte bere instinkt i forte per jete, eshte bere granit i vullntetit tim.
Pushoj ne kraherorin dhe preherin tende K...Cka eshte gje me e mire se sa kur marre fryme me frymen tende. Ajo me shnderrohet ne inspirim shpirti, ne leter dhe ngjyre. Me te i shkruaj groteskat ejetes sime, dramen dhe komiken e saj. Kjo leter eshte shkruar pas nje dridhje dhe tronditje qe me bene pershtypjet e tua, por si shihet fjalet e saj jane te qarta, te kristalta dhe te pasterta, sepse nisjen dhe mbarimin e kane ne frymen tende astralte. Ato nisin dhe mbarojne me nje pasthirme plote e perplot ndjenjash: qe i qelluar reflektuesit e mia, kuptimi i shpirtit, ah K, ah K, pse je larg meje? Po e perfundoj letren e katerte me shprese e deshire qe nje dite fjalen te dua qe tani eshte shnderrua neper hije te trupit dhe te shpirtit tim, te ma kthesh bumerang. I yti dhe vetem me ty... 14.11.1972.

Më të dashurit

  Eshte veshtire me e cmuar personalitetin e nje njeriut, dhe anen tjeter ata ore me ia dhene me kuptuar se me cfare sentimentalitete dispunon personaliteti yt. Nuk do ta teproja sikur sikur te thonja se fryma yte eshte me e paster se bora e bardhe ne majen e malit me te larte. Ajo fryme eshte pa asnjefare egoizmi, fryme qe i mendon gjithkujt mbarevajtjen e dinjitetit vetem me ndonje grime te asaj fryme humane te cilen e ke ne dispozicion ne faqet e dheut, do te dominonte melodia e kulluar dhe harmonia e Mocartit. Mundem te konkludoj se sfera e XIX eshte abnormale dhe ideal te larte, se ne trupin tende mbreteron nje shprese e flakte e optimizem per  progresivitetin e njerezimit.
  Doemos mendo se intrigat do te fitojne...ashtu i quan primitivizmi  dhe analfabetizmi i madh njerezor. Perkunder, ata sjellin vetem deme aktorit i cili i prodhon ai vet. Ata perkunder njeriut me dinjitet e me cilesira humaniteti, shpeshehere i sjellin edhe dobi. Pasi jeta do te ishte  monotone sikur te ishte e paster pa ngjarje e lufta kundershtimesh.
  Jeta behet monolite e plot harmoni kur pas nje procesi te gjate te luftes ideologjike triumfon rruga  e drejte te cilen e cmojne shumica e njerezve.
 Une ta  Uroj vitin e Ri 1960, te deshiroj cdo te mire

ne jete, deshira eshte qe ky vit te jete kurore dhe aureole per suksese kolosale qe i kemi dhe na presin perpara, pra le te jete vit triumfi, fat per plotesimin e deshirave te milionave njerezve kudo qe te jene dhe jetojne.

                     01.01.1960. Kumanovë

Një letër

Ata orë të datës 01.01.1960, me treguan se është shumë vështirë për të çmuar personalitetin e një njeriut nga ana e tij. Ata orë më dhanë me kuptuar se çfarë frymë sentimentale dispunon personaliteti jot. Nuk do ta tregoj sikur të thoja se fryma yte është më e pastër se bora e majës së malit të lartë. Ajo frymë është pa kurrfarë egoizmi, frymë që i mendon gjithkujt mbarëvajtje, dinjitet dhe harmonizim në jetë, sikur, sikur të gjithë njerëzit të dispunonin vetëm me ndonjë grimë të asaj fryme humane të cilën e ke për dispozicion në faqet e dheut do të dominonte melodia e kulluar dhe harmonia e Mocartit. Unë mundem me konkluduar se shekulli XIX është më me moral dhe ideal të lartë, në trupin tëndë mbretëron një shpresë e flaktë optimizmi për progresivitetin e njerëzimit.
Të them të mos mendosh se intrigat do të fitojnë. Përkundër ata i sjellin dëmë vetëm aktorit i cili i prodhon aivet. Ata përkundrazi, njeriut me dinjitet dhe me cilësira humane shpeshherë i sjellin dobi. Pasi që jeta do të ishte monotone sikur të ishte e pastër pa ngjarje e lufta kundërshtimesh. Jeta bëhet monolite e plot harmoni kur një procesi të gjatë të një lufte ideologjike triumfon rruga e drejtë të cilën e çmojnë shumica e njerëzimit. Unë ta uroj fundëvitin e këtij vit dhe vitin e ri 1960, të dëshiroj çdo gjë të mirë në jetë dhe ky vit të jetë kurorë për suksese kolosale që i kemi përpara, të jet vit triumfal për plotësimin dhe realizimin e dëshirave që janë në prag të realizimeve.

Pranvera e herëshme

Edhe një letër

  Dëshiroj që letra të lëxohet para të gjithë nxënësve
 Të dashur shokë, nxënësit e mij të paharruar!

Kaloi një kohë e gjatë që jam larguar nga ju dhe deri më tani nuk jam lajmëruar me asnjë letër. Kjo rrjedhë se unë nuk u nisa mënjëherë, por disa ditë qëndrova në shtëpi, duke pritur ditë-për ditë ftesën nga seksioni ushtarak. Më në fund u nisa dhe ja po ju lajmërohem nëpërmjet kësaj letreje, me anën e së cilës iu tregoj se jam shëndosh e mirë, gjë që dëshiroj edhe për mirëshëndetin tuaj.
Në të vërtetë njeriu si ushtarë qqënka vështërë që të jesh, por edhe më tepër në këtë moshë të vjetër siç jam unë në mes të rinjëve të moshës njëzet vjeçë nën disiplinë të reptë, natyrisht sipas rregullave të parapara në aramtë. Të dashur nxënës sa i përket jetës s’ime si ushtar do t’iu shkruaj më gjatë ndonjë herë tjetër, por vetëm se iu lajmëroj që ndodhem në njësin ushtarake të ingjinjerisë dhe ndodhem në Shabac, në një qytet të sërbisë, buzë lumit Sava, por unë në qytet ende nuk kam dalur, që t’ua bëjë një përshkrim të këtijqyteti, vetëm mund të them se këtu bën shumë të ftohët dhe fryen koshava me shpejtësi të madhe sa që shkakëton dëme të mëdha.
Unë u largova prej jush, por në mendime jam ju gjithnjë pranë. Shpeshherë më paraqiten disa çaste të mira, të cilët i kalova me ju. Dy vite jetuam së bashku, u ush qyem me një kazan dhe fjetëm nën një kulm. Çdo ditë kaluam së bashku prej mëngjezi deri në mesnatë. Kaluam në një harmoni dhe unë jam mjftë i kënaqur prej jsh, prej qëndrimit dhe ssjelljës tuaj. Mbrëmja e fundit para largimit tim nga ju përshkruan qëndrimin dhe mirënjohjen tuaj që kishit pasur ndaj meje. Atë mbrëmje nuk kam për ta harruar kurrë dhe asnjëherë, sepse thellë në zemër më preku dhe më la një përshtypje të madhe në jetën time. Ju falenderoj shumë të gjithëve me rradhë për atë përcjellje solemne që më bëtë. Në këtë çast duke shkruar këtë letër më përfytyroheni para syve të gjithë, po mendoj se edhe unë jam pranë dhe para syveb tuaj, po mendoj se jam duke biseduar me ju, duke u këshilluar me ju. Fytyrat e juaja një nga një po më kalojnë para syve të mij. Sytë e ju të mbushura plot me lot dhe po ku shoh se si po derdhën lotët mbi mollëzat e faqeve tuaja. Të qarit tuaj nga thellësia e zemrës tregojnë se me të vërtetë po ju dhembsët një njeri, i cili po ju largohet prej jush, ata treguan dhembsurin që keni pasur ndaj tij. Kujdesohuni edhe për punën time që e bëra për ju dhe m atë mbrëje të fundit e keni shpërblyer, por as mua nuk më dhembsët aspak koha e humbur, të cilën e kalova me ju. Këtë po e them se jam duke e ndier një vedi sadisfakcioni në shpirt (siç thot fjala popullore idealistike). Më falni që nuk mundem t’iu drejtohem sejcilit me nga një letër veçe veç, për arye se edhe kohë nuk kam. Për të shkrua aq shsumë letra, sepse gati tërë ditën e kaloi me punë ose mësim të paraparë sipas orarit të ditës, por unë prej jush pres që të më shkruani sejcili nga vetja, duke më treguar çdo njëri jetën e tij se si është duke kaluar natyrisht edhe sukseset në mësime, se në këtë mënyrë mund të jemi të lidhur në mes veti edhe më tepër. Edhe unë nlë këtë mënyrë mund ta ndjek jetën tuaj për këtë vit shkollor edhe pse jam shumë larg jush. Nxënës të dashur, ju dëshiroj që në këtë vit shkollor gtë korrni suksese më të mirë në mësim në rradhë të parë, e madje edhe në të gjitha degët tjefra në fushën kulturo-artistike e fiskulturale dhe kudo t’i zëri vëndet e para. Këtë mund ta arrini vetëm me punën etuaj të palodhur, me vullnetin e çelikosur dhe me një harmoni të mirë mes jush. Prandaj, vetëm mësoni s dhe ta duani njëri tjetrin dhe sa më shumë të kaloni jetën tuaj në harmoni dhe marrëvesgtje, se vetëm në këtë mënyrë mund të korrni suksese të mëdha. Prej jush pritet shumë...Ju do t’i edukoni të tjerët. Dija dhe ditrurit tuaja do të përcillen në brezin e ri, tek filizat e rinj shqiptar të katundeve të ndryshme, të cilët me padurim presin mësuesin e tyre, me i mësuar dhe dhuruar dije sikur një bimë e re që merr (thith) ushqimin nga toka. Prandaj, mos mësoni sa për notë por përpiquni të mësoni për të arritur të fitoni kulturë, dituri të shëndeoshë dhe stabile.
Me kaq përfundojë këtë letër, duke iu dërguar të falat e mia më të përzemërta, duke iu dëshiruar shëndet të plotë të gjithëve me rradhë, gëzim në jetën tuaj të përbashkët, harmoni dhe suksese në mësim. Adresa - Posta ushtarake 7470/9 Shabac, Serbi.

                    Arsimtari juaj
                      Feta Çavardashi
Publish Date
Publisher
Dhaval
Pages
55

Buy this book

Edition Availability
Cover of: Head First Servlets and JSP

Add another edition?

Book Details


Table of Contents

Prof.dr.Sejfedin Sulejmani
V e t ë m d ë sh i r a
(nga vitët e herëshme)
Shkup
2011
Ujët e vluar
Pamja dhe bukuria e katundit Zhegër prek dhe tërheq gati çdo udhëtar, njëlloj sikurse të prek dhe të tërheq
lulja e parë pranvërore e cila mbin menjëhere posa të shkrihet bora dimrore e malit.
Ai shtrihet në mes një lugine të madhe. Nëpër të kalon një lum i madh. Nga fundi i katundit shtrihën shumë livadhe të gjëra dhe të pasura me barë tërfoje, i cila është ushqimi krysor për bagëtinë.
Lart katudnit ngrihën male të dendura të pasura me drunjë të bujshëm, sa që po të futësh aty nuk ke për të parë asgjë tjetër, ndokund as edhe kupën e qiellit.
Kjo bukuri natyrore në kohën e pushimit i ndjelli fashistët Bullgarë.Në afërsinë e katundit ata kishin ngritur ombrellat e tyre dhe sa herë i kujtoheshin për ndonje sënd ose gjësend (plaçkitje, malltretime etj), ata i vërsuleshin luleve të pemëve dhe bimëve të ndryshme pranëverore.
Ngjarja ndodhë në tetorë të vitit 1942...
I-rë
Ditën e diel kur njerëzit çlodhëshin nga puna që e bërin gjatë javës, mblidhëshin turma-turma dhe bisedonin për çdo çështje rreth problemeve dhe interesave të tyre.
Kështu në kohën kur ndër sundimin e qeversisë bullgare,(vjeshtë e tetorit të vitit 1942) një ditë të diel livadhët e katundit u bënë zi me njerëz. Çdo njëri prej tyre bisedonin rreth jetës... punës së tyre etj. Kush thonte: puna, po është shumë e rëndë! Tjetri ia priste: duhet t’ia dimë falenderës kësaj pune të rëndë, çdo gjë rrjedh nga puna! Njëri prej tyre i quajtur Jakob Kola, pasi shikoi njëherë anash shtoi: ah bre vëlla, me të vërtetë rrjedhë çdo gjë nga puna, por punën dhe djersën tonë po e shfrytëzojnë tjetërkush...Kush bre Jakob, ia priti shoku i tij i cili ndodhej në afërsine e tij.
Ja kush, shiko mbi atë kodër! Duke ia treguar me gisht ushtrinë bullgare, e cila ishte rrënjosur aty që në kohën e pushtimit të vëndit.
Herët në mengjëz kur rrezet e Diellit sapo kishin filluar me shnd;rit lindjen e tij, nëpër katund dëgjoheshin fishkëllimët e ushtarëve bullgarë.Rreth e rrotull fshati ishte mbushur si mizat e gërditshëm. Komandatni i ushtrisë i quajtur Millko urdhëroi që të plaçkitet katundi, por dëme dhe vrasje njerëzve mos tu bëhet.
Momentalisht nga turma u ndane dy njerëz fytyrzinjë dhe posi vetëtima rëndën nga banesat bullgare, për t’i lajmëruar fjalët e lartëpërmendura të Jakob Kolës. Këta ishin dy spiunat e katundit Qani Bido dhe Isuf Kastrati.
Jakob Kola i shikoi tmerrshëm dy spiunat e fshatit, por pasi që nuk i kishte armët e punës ofshanai me ashkun e zemrës dhe shtoi:
Ah bre më shpëtuat sot!
Madje nuk mbeti gjë për llafosje sepse të gjithë e dinin se çdo të prisnin të nesërmen, prandaj e tere turma u shpërnda. Sejcili prej tyre shkonte nëpër shtepine e vet për të shmëngë ndonjë gjësëndi nga pasuria e tyre.
Ata e dinin se ardhja e bullgarëve do ta përmbysinin pasurin e tyre, por fundi i fundit iu falëshin fuqive natyrore që të mos i vranin ose torturonin nëpër burgime të ndryshme, sidomos e kishin frikë bodrumin, i cili qe caktuar për ata njerez që flisnin keq për qeverinë bullgare.
II-të
Herët në mëngjezë kur rrezët e diellit posa kishin zënë me shndëritë lindjen e tyre, nëpër katund u dëgjuan fishkëllimat e gjithanshme të ushtrisë bullgare. Rreth e qark katundi ishte mbushur prej tyre. Rrugët e katundit dukëshin zinj.
Kështu ushtria bullgare e ndikueshme prej dy spiunave të katundit Qani Bidos dhe Isuf Kastratit iu versulën shtëpiave të katundit dhe nuk lënë gjë pa prishur.
Disa shtëpia të cilët ishin disi më të pasura ia shëmbën edhe themelet e tyre.
Komandatnti i ushtrisë i quajtur Milko me një grup të madh ushtarësh dhe dy spiunat e katundit iu vërsulën shtëpisë së Jakob Kolës ia prishën fund e krye, fëmijt, gruan dhe nënën i morën pengë dhe i përplasën në vëndbanimet e tyre, duke bërtitur dhe kërcënuar:
Ku është... ku është ai që flet keq për ne.
Jakob Kola me kohë i kishte pasur mëri të madhë këpta dy spiunat e katudnit. Prandaj, për interesin dhe nderin e përgjithshem të Shqipëtarëve vendosi t’ua marrë shpirtin e tyre. Kur spiunat e katundit hapën derën e dhomës së tij
Jakob Kola ua plasi revolverin:
Krrrrrrrrrr!
Dhe që të dy-të i la të shtrirë për dheun e çardakut.
-Aaaaaaaaaaaaaa!- u dëgjuan piskamjet e ushtrisë gjakësore...
- Gjakësorët bullgarë - ik bir - i bërtiti e ëma.
Jakob Kola kërcej murin e tij prej dy metro lartësi dhe me fuqinë e tij të jashtëzakonshëm u shpëtoj thonjëve të armikut.
III-të
Kaluan tre ditë prej atij arrestimi të tmerrshëm të katundit. Diten e tretë pa pritmas e pa kujtuar e arrestuan shtepinë e Fazli Kamberit dhe të Jakob Kolës duke i marrur pengjë tërë farefisin dhe fisin e tyre.
Babai i Fazliut ishte një njeri plak dhe i pafuqishëm në punë.Këmbët i iknin herë andej dhe herë këtej. Një gjakësor bullgar i kishte vërë re këtë plakë të urtë dhe të ndershëm, prandaj iu ofrua dhe i tha:
Ku e ke djalin, plaku pasi e shikoi drejtë në sy shtoi: thyeje qafën, ta kisha pasur djalin këtu edhe fjalët nuk do të zgjatëshin aq fortë dhe fare.
Ushtari bullgarë me një të rënë me dymçikun e pushkës e la të shtrirë për toke. Burgu ishte vënd i posaçëm për Shqiptarët dhe popujt e tjerë të shtypur. Ishte gërmuar afro dhjetë metro thellë tokës. Gati dy metro ishte mbushur plot me ujë të ftohët. Në atë mjerim i përplasën femijët dhe tërë farefisërinë e Jakob Kolës dhe Fazli Kamberit. Aty çast për çast rrafëshin dhe torturoheshin të burgosurit
prej gjakësorëve. Brenda në bodrum qanin dhe bërtisnin fëmijët dhe dy të vegjël kishin vdekur nga ujët e ftohët. Të mbushej mëndja se edhe të mëdhenjët nuk do të ia dilinin së gjalli nga bodrumi bullgar. Edhe sikur të dilnin kur në jetën e tyre nuk do të ndiheshin më qetësi në trup, por vetëm dhembje raumatike eshtrash dhe ethe.
Kur do të shohim drite?! Ndiheshin zërat e fuqishëm të banorëve të fshatit. Roja e ushtrisë bullgare e lajmëroi komandantin se ata nuk po ishin të qetë. Komandanti urdhëroi që tani t’i rrahin pa masë. Ushtria bullgare mezi priste këtë lajmë. Dhjetë prej tyre u turrën brënda dhe e mbytën në vëndë vëllaun e Jakob Kolës- Demçin duke i thënë: ja drita...tani do të shikosh dritë.
IV-të
Jakob Kola së bashku me dy shokët e tij Fazliun dhe Iliazin nëpër malet e Koplilaçës u takuan me grupet partizane, u ndërlidhën me ta dhe tani edhe vet u bënë partizanë shqiptarë.
Komandanti i ushtrisë patrizane i quajtur Velko Kozara urdhëroi që këta tre të vishen me rroba partizane, në ballin e tyre të vënë yllin e kuq peskëndësh për të cilin ideal kishin luftuar kaq mot e jetë.
Nuk ka gjë më të mirë nën kupën e qiellit se sa kur njeriu jeton i lirë në natyrë. Prandaj që të tre partizanët e rinjë ndiheshin një gezim të mbarueshëm në shpirtin e tyre.
Sot kemi rilindur - i tha Kola Feriz Kamberit.
Po vëlla me të vërtetë ne kemi rilindur, por halli për fëmijët dhe prindërit tanë. A e din o Jakob se ku i kemi lënë prindërit! I lamë ndër thonjët e armikut.
Sa i dëgjoi fjalët i dëshpruar pa masë nga gjakëpirësit bullgarë shtoi: ç’duhet bërë o Fazli?
Vëlla duhet shkuar njëherë në katund!
Katundi është i arrestuar Fazli, prandaj do të vrasin ose do të na zënë të gjallë!
Ndashtë ore Jakob, le të na vrasin!
Pra, i marrim leje komandantit partizan.
Mirë...nisemi...
Komandanti i luti që të mos shkonin sepse do t’i vrisnin ose do t’i zinin te gjallë. E me në fund komandanti iu ofrua me këto fjalë: keni nevojë për ndihmë!
Jo shoku komandant, vazhdoi Jakob Kola, për një kohë të shkurtër do të kthehemi.
Pra shkoni, shkoni natën... mos t’iu hetoj ndokush i gjallë, kështu i këshilloi komandanti partizanët dhe u dha leje për udhëtim.
V-të
Mesnatë... Katundi Zhegër kishte njëzetë kilometra largësi prej Kopilaçës. Tre partizanët tani ishin në udhëtim e sipër... nata vjeshtore ishte e qetë dhe e kthjellët, posi pikat e lotit. Nëpër lisnajat e mëdha të Kopilaçës dëgjoheshin cicerrimat e karkalecave këndonjës. Në atë mesnatë fryu një erë e lehtë dhe e këndëshme. Kjo sjellte zhurmën e gurgullirave të ujërave të lumenjëve. Kjo erë e lehtë të kënaqte thellësin e shpirtit dhe të mbushte me ndjenja të plota muzikale.
Duke u frymezuar me ndjenjat e thella e të mallëngjyera Iljazi ofshani me ashkun e zëmres:
Ah...aaah!
Ç’ke Ilijaz?,e pyeti Jakob Kola.
Jo asgjë...këtu kërkoj të vdes, përshpëriti me zë të ulët Ilijaz Kamberi.
Shokë, shtoi Fazliu, shpejtojmë pak më tepër sepse po na ofrohet mëngjezi!
Po... shpejtojmë.
Me hapat e tyre të shpejtë dhe pikërisht pas dy orë udhëtimi iu ofruan fshatit...
Tani qetësi - përshpëriti Jakobi.
Katundi është i arrestuar - vazhdoj Fazli Kamberi.
Nuk do të thotë gjë vëlla, le të vdesim në luftë, përpraaaaa! - iu përgjigj Jakob Kola, njëherit kemi lindur, njëherit do të vdesim, pra, të vdesim për të mirën e njerëzimit.
VI-të
Sipër katundit ndodhej një gur i madh. Tre partizanët e zënë peritën në rënzën e tij.
Halli çdo të bëhet me ne, përshpëriti Ilijazi, i cili ishte diç më i ri se dy të tjerët.
Mbushëni pushkat shokë, u dëgjua fjala e Ilijaz Kamberit, pregatituni dhe ejani të nisemi për në katund!
I mbushën pushkët dhe u nisën drejtë katundit. Qetësi e papërshkruar... Posa iu ofruan katundit filloi me aguar mëngjezi. Momentalisht u shtuan fishkëllimat e ushtrisë gjakësore bullgare.
Aaaaaa shkuam...shtoj Ilijaz Kamberi.
Vetëm përpara vëllezër, ndezeni pushkët, urdhëroi Jakob Kola.
Taf tuf taf tuf taaf, kërcitnin pushkët partizane. Ushtria bullgare e cila po i numëronte disa mijë persona, u turrën pas tyre, pa i marrur parasysh armët dhe municionët e luftës që e kishin tre shqiptarët e ndershëm tani partizanë.
Armiku vëndosi t’i zënë të gjallë, tre shqiptarët trima të guximshëm lufte.
Qëndroni shokë, urdhëroi Jakob Kola, luftë!
Edhepse vranë një shumicë prej tyre sërish u zunë rob të gjallë, dhe rene nën thonjtë e armikut gjakëpirës.
U zunë të gjallë dhe i dërguan duarlidhur në bodrumin, ku edhe aty ishin prindërit e tyre.
I kapëm rob tre partizanët shqiptarë, ushtarët bullgarë e lajmëruan komandantin e tyre Millko Taskon.
Komandanti posa e dëgjoi lajmin desh lujati mendësh nga gëzimi, pas tre orësh ai solli vendimin për dënimin e tre partizanëve shqiptarë.
Aty shkruante:
+
D Ë N I M
Të hapët një gropë pesë metro thellësi, në afërsinë e gropës të vlohën pesë kazanë uje...Para kazanave të sillen nënat e Jakob Kolëës dhe Fazli Kamberit, atyre tu tregohej se u j ë t e v ë l u a r është pregatitur për djemtë e tyre! Të sillen tre partizanët shqiptarë dhe të futen në gropën pesë metro thellësi. Si dënim i fundit ishte ky:
Nënat me duart e tyre t’ia derdhin djemëve në trup - ujët e vëluar, nënat t’i përvëlojnë te bijtë e tyre, sa vepër djallëzore, krimë dhe trishtuese...
VII-të
Të nesërmen u realizua urdhëri demon dhe trishtues i komandantit. Dhjetë ushtarë hapën gropën sipas urdhërit... pesë prej tyre ndezën zjarrin, dhe ca prej tyre vëluan ujin.
Do t’i përvëlojmë tre partizanët, bisedonin mes njëri- tjetërit gjakëpirësit.
VIII-të
Kaluan pesembëdhjetë minuta pas rregullimit të vëndëdënimit, kur duarlidhur i sollën tre partizanët së bashku me nënat dhe tërë farefisërinë e tyre... Dhe gropa para tyre... sa trishtim i mjeruar, qarje, bërtitje, lebetitje... e mbushën ajrin plot me vrrull vajtimi.
Të heshëtni të dashurit e mij jehoi fjala e Jakob Kolës, vdekja jonë është madhështore, për vdekje të këtillë nuk duhet qarë por duhet të mburreni. Kjo vdekje është e nderëshme, prej vdekjës së tillë brezërve të reja u sigurojmë liri.
Një ushtarë bullgarë e hetoi dhe e kuptoi fjalën liri, prandaj iu ofrua pranë me fytyrë të ashpër dhe të egërt sa deshti ta hante me dhëmbë...
Liri a...ja liri! Me dymxhikun e pushkës me sa fuqi që kishte i ra në kokë.
Gjaku i tij i nxehtë rrodhi posi si ujlumi, të gjithë të turbulluar... kur e pa nëna këtë mjerim u alivanos mu në zemër, me zërin e saj tani të shterrur pëshpëriti:
-ah djali i nënës!
IX-të
Pas dy orësh arriti komandanti, pa pritur asnjë çast urdhëroi:
Një, dy, tre dhe i sinjalizoi mimikisht për përvëlimin e partizanëve... ushtarët gjakëpirës i gjuajtën që të tre Shqiptarët në gropën e lartëpërmendur dhe pasi i çveshën krejtësisht, i sollën dy nënat e mjeruara dhe të shkreta aty! Në të njëjtin moment sollën edhe kazanët të cilët ishin përplot me ujët e vëluara dhe nga një safe.
Njërën safë në anën e majtë ia dhënë nënës së Jakob Kolës dhe në të djathtën asaj së ëmës së Fazliut dhe Ilijaz Kamberit.
Posa e panëe këtë vepër egërsie që të dy nënat u alivanosën thellë në zemër dhe u shtrinë sipër kokës së djemëve të tyre. Gjakëpirësit bullgar edhe atëherë nuk i lënë të qeta... Me duart e nënave të tyre të mbytura dhe të shkëputura dhe të zbehta, mbushnin ujë nga kazani dhe i hedhnin nëpër trupin e njomë të djemëve partizanë shqipatrë.
Pra, që të tre partizanët shqiptarë i përvëluan me ujët e vëluar. Nga trupi i tyre doli një avull i bardhë dhe i tmerrshëm!...i përzier me ofshamje trishtuese, of-je dhe përshpëritje të pakuptueshme...
Ky avull i bardhë dukej se u thonte farefisërisë së tyre:
Pritni, pritni kështu si unë, së shpejti do t’iu agojë drita e bardhë.
Pas pesë minutash tani me tre kufomat të derdhura prej ujit të vëluar u mbuluan si është më zi me dheun e lagët. Nënat në ato momente dhanë jetën e tyre, kurse farefisërinë e dogjën të gjallë me flakë të zjarrit.
Prej dheut të lagët të gropës, porosia e avullit të bardhë sërish vazhdoi të dilte...pa u ndalur fare.
Vrasës
Një skicë
I-rë
Veriu fyente me tërbim... të mbushej mëndja se nuk ka lënë gjë mbi faqën e dheut...
Eh, ç’ështe ky hallë... ndihëshin bërtitjet e katundarëve, aty këtu edhe qarjët e tmerrëshme të fëmijëve.
Pluhuri i rrugëve ngrihej lartë në ajrë, tallazët e tij e mbulonin qiellin dhe tokën. Nuk vonoi shumë kohë sërish u qetësua... Sërish filluan të dëgjohën kumbonat e
bagëtive, që kumbonin an’ e këndë malit...Të dëgjohet kënga e fyellit dhe lehja e lehtë e qenëve. Syçeltas e imagjinon
fushën e gjelbëruar, livadhët me barë të freskët dhe lule me ngjyra të llojllojshme prej të cilave të dehej zemra.
Kështu është dita e verës, bisedonin katundarët, të cilët ishin mbledhur në një turmë të madhe... Kështu ia priti njëri në alegori. Ja ajo fortuna e përcolli Sabriun... pak para fortunës i vëllau i tij Emini i kishte dhuruar një plumb dinamik...
E tërë turma që qe pranë u habit prej kësaj të thënëme të tmerrëshme.
Çdo kush pyeti ...pse...siii!
Po shokë - tha Jakupi, sabriu ka qënë një djalë i mirë dhe i pashëm...tërheqës... u përhapë fjala se e dashuronte të shoqën e Eminit... sot Emini paska kryer punë!
E ç’punë na paska kryer xha Jakup, e pyetën ca të tjerë?!
Eee ja se ç’punë ka bërë, ka vrarë vëllanë.
E tërë turma u shpërnda, sejcili prej tyre zinte kokën me dorë dhe me ofshamje të thellë shpirtërore nxirrnin fjalët:
Hë shpirt keq, shpirtëvrasës hë... hë dorë e mallkuar... dorë vëllavrasëse... dorë gjakësore.
II-të
Dielli perëndoi...bagëtia me llojlloj kumbonash ktheheshin prej kullosave nëpër natyrë. Një erë e lehtë dhe e hollë e paisur me erëra të këndëshme natyrore u mbush me plotë përjetime vajtimësh... të përkujtosh djalërinë që të lënë para kohës. Dukej se luftonin me vdekjën duke i thënë:
Prit vdekje e shkretë
Se çdo këndë ke gjetur...
Dhe ylli i mbrëmjës i lëshoi rrezet e pakapura pesëkëndëshe nëpër qiellin e pafud kaltër dhe zi. Në atë çast një grumbull njerëzish me arkivolin e sabriut doli përballë katundit...
Trupi i tij i cili akoma rrjedhte gjak i nxehtë, ishte shtrirë mbi të...nuk pritën as shumë kohë dhe mbuluan me dheun e zinj.
Lulet e majit
Atë vitë edhe pse ishte afërsisht muaji i majit, nëpër majët e maleve dhe te kodrave dukeshin ende tupkat e borëes. Lumi që e ndante katundin në dy pjesë ënte një zhargon i madh e cila shkakëtohej nga plasja e akullnajave.
Që të gjitha këto të ringjallinin përshtypje të thella e veças mëngjezi i freskët, era e lehtë dhe e këndëshme që fryente ada ditë...
Sipër katundit afëer bregut të lumit gjendje një shtëpi e vogël në të cilën jetonin disa familjarë të mirë e liridashës.
He...nesër është ditë e Një majit... eja të shkojmë dhe të pregatisim vëndin...ku ta kremtojmë këtë ditë...me shokët dhe miqtë e lirisë, tha Ymeti të vëllaut, i cili kishte dëgjuar shumë gjëra për këtë ditë. Le t’ia kujtojmë jetën e popujve të shtypur...
Me çka t’ia kujtojmë vëlla?
Me valle e këngë revolucionare që t’i dëgjojnë e tërë masa jonë. Ngrehu vëlla... ku mendon ti ta festojmë këtë ditë.
Ja atje Ymet, në atë kodër ku kanë filluar me lulëzuar lulet e majit afër lumit të turbulluar, aty do ta festojmë Një majin...
Bravos vëlla, ia priti Imeti, tani Dimo e dini se çka mungon?
Jo!
Vetëm organizimi...nesër që të dy do të vishemi me roba të pastërta dhe do të shkojmë tek Hysni Juga. E madje me shokët e tjerë do të shkojmë në rrëzën e kodrës së madhe...aty ta festojmë ditën e Një majit.
II-të
Agoi mëngjezi, ditë e Një majit. Që të dy vëllezerit të veshur me rroba të pastërta dhe me jaka të bardha, shkuan në shtëpinë e Hysni Jugës... Ai u bëri vënd...uluni ia priti udhëheqësi. Mezi e kemi pritur këtë ditë madhështore, në të cilën fillojnë me lulëzuar lulet e shumëngjyrëshe dhe me mbi te gjitha bimët që kanë qënë nën dhe.
Ejani pra shokë të shkojmë rrëzë kodrës së madhe, aty ta presim e festojmë ditën e Një majit... dhe nuk pritën më tepër. Udhëheqesi doli vetë i teti...U nisën...Rrugës sipas porosisë ë udhëheqësit çdo njëri të thërriste rroftë Një maji, disa të tjerë këndonin vrullshëm. Heshtëni shokë tha, njëri le të na mbetët pak zë për në kodrën e madhe. Pas disa kohëve arritën në rrëzën e kodrës së madhe, por era e hollë e mëngjezit t’i mpinte veshët. Sot edhe sikur të ngrihem nga të ftohëtit nuk e ndiej fare në vete - tha udhëheqësi...ejani shokë...uluni që këtu, herën e parë ta këndojmë një këngë dhe vetë nisi i pari, me guxim shokë:
Të mundohet armiku natë e ditë
Gjë më të vlerëshme nuk ka
për të nxjerur në dritë...
Uroni ju o shokë, o bijtë e popullit
Kapëni armët e çdo gjë që të jetë
Armikun me e zhdukur për
Gjithmon e jetë.
Që të gjithë hovshëm këndonin saqë ushtonte edhe lugina e lumit... Kënga vazhdoi disa orë me rradhë...rreth tyre u mblodhën shumë barinjë të mëdhenj dhe të vegjël. Pas këngëvet vazhdoi vallja dhe pas valles sërish një këngë:
I mbytur në robëri
O popull i shkretë
I mbuluar në errësi
Si duron të zezën jetë
Por sot lulet kanë mbi
Kohë të re duke përtërirë.
Kjo këngë mallëngjeu të mëdhenj dhe të vegjël sa që rreth e qarkë u mbushë fusha e kremtimit... Aty kishte shumë njerëy të rritur të cilët edhe vet këndonin ndonëse këngën nuk e dinin. Një plak gjashtëdhjetë vitesh i cili mezi ecte, pyeti një djalosh të ri:
Kush po martohet sot ore bir?
Nuk ështhë martesë ore axhok, iu përgjegj djaloshi, por është festa e Një majit - dita e punëtorëve.
Plaku pasi mendoi diç e pyeti djaloshin: por ç’është Një maji?
Djaloshi ia tregoi rëndësinë e Një majit për të cilin kishte dëgjuar shumë. Plaku mbeti shumë i kënaqur dhe vetë nisi të këndoj, ku më vonë udhëhqete edhe vallën... këmbët i iknin siç thotë një fjalë e urtë udhë i mbi udhë...Gjithashtu nisi gazi kur e panë se edhe plaku ishte pjesëmarrës në kremtimin e Një majit. Kishte shumë njerëz të cilët nuk e dinin se ç’është Një maji Udhëheqësi shkurtimisht ia shpjegoi se dita e Një majit është festa e punëtorëve të tërë botës, është agimi i një jete të lumtur që e pret brezi i ri. Dielli ishte në perëndim e sipër. E tërë turma e njerëzve u shpërnda. Kënga dhe gëzimi kishin arritur kulminacionin dhe paralajmëronin se është agimi i lirisë njerëzore...
Vetëm udhëheqësi mbeti i brengosur dhe mendonte diçka.
Ymet çka ke që mendohesh, pyeti vëllau i tij?
Asgjë nuk mendohem. Mendohem vallë do t’i shohim edhe një herë lulet e majit... vallë do ta festojmë edhe një herë kaq të lirë ditën e Një majit. Vallë do të na qeshin zemrat tona...!
Vëllau i tij iu përgjigj se Një maji do të festohet sa do të jetë kjo shoqëri njerëzore dhe me lulet e tija do të mbetët ditë e shënjt nëpër zemrat e punëtorëve.
Rreziku
Parathënie:
Koha kalonte së bashku me kohët e kaluara, sot dhe ata që vininë dhe kështu ndërlidheshin shoqërit njerëzore. Procesin e parë njeriu e kaloi nëpërmjet shoqërisë para njerëzore primitive. Në këtë shoqëri njeriu nuk e takoi eksploatimin. Erdhi epoka e skllavrërisë. Njerëzimi arriti ta mbikalojë edhe këtë epokjë. Dy trembëdhjetë shekuj zotëroi epoka e feudalizmit...lufta e pandërprerë e punëtorit të eksploatuar e ndërroi edhe vet shoqërinë. Epoka tjetër ajo kapitaliste sërish nuk ia kënaqi shpirtin punëtorëve, popullatës së varfër. Gjithkund në çdo pëllëmbë të Evropës jeta e punëtorëve ishte e keqe dhe keqësohej sa nuk kishte ku të shkonte më tutje.
Çdo njëri prej nesh qoftë nga goja e popullit, qoftë nga historia nacionale, ka pasur raste së paku njëherit të njohtohet me jetën e vështirë ekonomike të popullit tanë.
Populli ynë ka kaluar nëpër faza të ndryshme ëpërë shoqërit e lrlta feudaliste, kapitaliste. Nëpër këto faza kanë kaluar tërë shoqërit njerëzore, por disa kanë pasë jetë luksoze, e shumica prej tyre kanë jetuar aq mjerisht sa nuk mund të përshkruhet. Në këtë mjerim ekonomik kanë jetuar edhe shtresat e gjëra popullore të popullatës në kohën e ish-Jugosllavisë. Varfeëria e popullsisë ka qënë aq e madhe sa që nuk ka pasur
ku të shkojë më tutje. Kriza e madhe ekonomike, shumicën e njerëzve gjatë dimërave shumë të ftohët i linte rrugëve dhe i bënte të m pirë sikurse uji i akullt.
Në kohën e ish -Jugosllavisë së vjetër në këtë dhe shumë fshatra të tjera kanë banuar popullat shqiptare shumë e varfër për sa i takon ekonomive shtëpiake. Shumica prej tyre gjatë dimrave të ftohtë vdisnin nëpër rrugët që nuk kishin kthim, vetëm e vetëm për një kafshatë bukë Për këtë arsye u obligova që ta përshkruaj vdekjen e dy personave, ku nëpërmjet tyre të përkujtohet e tërë jeta e popullit tonë në kohën e ish-Jugosllavisë. Ngjarja që po e përshkruaj këtu ndodhi në muajin janar të vitit 1926.
Pjesa e parë
Shpirti im
Katundi Stançiç nuk është më largë se njëzetë e katër metro nga qyteti. Ai ndodhet në një pozitë mjaftë të përshtatëshme. Është i vëndosur bri një kodre. Kodra e blertë është e pasur me drunjë të mëdhenj dhe me kullosa të pasura.
Nga fundi i katundit gjenden livadhe të gjera, të pasura me barë të gjatë e sidomos me tërfojë e cila është ushqim krysor për bagëtinë.
Ujët e bardhë posi bora e malit, i pastër dhe i ftohët, saqë nuk përshkruhet bukuria e tij natyrore.
Ishte mezi i dimrit! Bora kishte mbuluar dhe zënë gati çdo shtegë ose pëllëmbë rruge. Edhe pse ishte ditë në të cilën lartë mbi mjegulla, shkrpëshin rrezet e diellit, nëpër faqen e dheut mbretëronte një qetësi e ashpër dhe e pambaruar - be pafund. Tallazet e boës që i shpërndante veriu i madh ta zinte frymën dhe nuk lejonte një këmbë me e ilëvizur nga pragu i derës. Dimëri ishte po aq i ashpër sa siç thotë një proverb popullore “qeni të zotin nuk e njihte”.Veriu fryente me tërbim, tallazët e borës ngriheshin lartë nëpër ajrë. Mbushte ajrin plot thërrmia të imta prej borës sa që nuk dukej asgjë përveç se tym dhe mjegull.
Kjo erë e veriut sjellte një hingëllim të tmerrëshme, ngjante posi një ulurim ujku. Ky hingëllim nuk ishte gjë tjetër përveç hingëllimës të fëmijëve të Sadik Sadikut e Ymer Jasharit. Shtëpit e malësorëve nuk ishin larg njëra tjetrës. Ata dy shtëpigt që ndodheshin në fund të katundit ishin të mbuluara me kashtë thekëri, gjë që fryma e stuhishme dhe e madhe i shponte me rrymën ajrore tej për tej, si një lloj plumb pushke. Nëpër qoshet e tyre tallazi i borës kishte vënë korën e akullt një pëllëmbë dore të trashë... Fëmijët e këtyre dy malësorëve nuk qanin vetëm nga të ftohtit që po mbretëronte nëpër shtëpit e tyre, ata qanin më së forti nga uria e madhe, e cila po mbretëronte ndoshta edhe sa tre fishi i ftohtësisë. Pa dyshim mund të them se goja e tyre pesë ditë nuk e kishte ndier erën e bukuës.
Të hysh brënda... nuk ke për të parë askë në këmbë. Nëna (gruaja e Sadikut) me shtatë fëmijët e saj ishte strukur, mbështjellur me disa stela (lecka) plotësisht të grisura. Nga goja e tyre dilte një avull i paisur me erë të keqe dhe ta zinte frymën. Zëri i tyre plotësisht i vdekur larg ndihej:
Babë buuuk, o buk ore babë - dëgjoheshin fjalët e përvajëshme të fëmijëve. Të shkretët fëmijë, gjendeshin në çastin e fundit të jetës së tyre.
Sadik Sadiku edhe ai njëri i pafuqishëm rrinte afër koftorit thellë në mendime, sikur tërë fëmijët e tij të kishin rënë në fund të detit. Kjo ishte edhe më keq. T’i kishin rënë fëmijët në fun d të detit bile nuk do t’i dëgjonte të gjithë fjalët e tyre - buuuk-babo-buuuk. Prandaj, loti lotin nuk ia pristte.
Shpeshëherë duke gjëmuar nga lodhja e tepërt, ngrehej dhe ofronte kokën afër derës për ta vërë re kohën, por tallazet e mëdha të përbëra nga thërrmiat e imëta të borës ia morën kauçin (kapelën).
Kaloi nata e parë... E madje e dyta, e treta...e pesta. Koha aspak nuk u qetësua. Mbrëmja e ditës së dimërit është mjaftë e çuditëshme. Natyra qëndron në qetësi të thellë dhe jashta asgjë nuk duket për veçse borës së bardhë që mbretëronte tërë kohën mbi faqen e dheut. Kur koha e dimrit është e mirë, natën nuk dëgjohet asgjë tjetërpërveçse ulurimës së ujqive, lehjeve së qenëve dhe gurgullivae të akujve që lëviznin nëpër lumenjë të vegjël dhe të mëdhenj.
Këtë vit didmri ishte dhe bënte shumë ftohët, prandaj që natën e parë jashtë nuk dukej gjë e gjallë, pëçrveç frymës së trazuar tallazore të borës nga veiu i madh dhe thërrmit e borës edhe më shumë mbulonin çdo hap dhe shtegë rruge.
Fjala kryesore e sadik Sadikut ishte si do t’ia dalin në kokë këtij dimri të ashpër.
Pjesa e dytë
Të nesërmin saqë kishte aguar mëngjezi... ishte ditë e shtunë...Dritarët e vogla të këtyre dy shtëpive të malësorëve ishin ngrirë e ishin bërë tas nga të ftohti i madh që zotëronte në atë natë të gjatë shekullore. Këtë ditë mëngjezi lartë në qiell u duk një diell krejtë therra therra. Rrezet e tij më nuk ishin të nxehta por të zënta e të dendura me të ftohtin e madh që kishin rënë mbi faqen e dheut dhe që po i zbardhonte dhe paiste edhe me thërrmiat e borës.
Nuk kaluan as pesëmbëdhjetë minuta prej agimit të mëngjezit u dëgjua një zë shumë i tmerrshëm, i ngrirë dhe trishtues:
O Sadik, o Sadik bre! Ky ishte zëri i bashkëfashatrit dhe fqiut të tij Imer Jasharit.
Hynë, hynë...
Dera u hap, brenda hyri Imer Jashari i cila ia plasi vajit.
Hi, hi, hi, hi -qarje...
Çfarë ke o Jashar dhe hyn brenda - e pyeti Sadiku...
Ku te hysh dhe ku të shkosh ore Sadik! Më vdiq Elmazi ore vëlla, djali im më i vogëli, më i dashuri,më vdiq nga të ftohti dhe uria, minut për minut i fshinte lotët me një mendil të grisur duke pëshpëritur:
Oo oh oo!
Si të bëhem burri i fortë o Sadik, kur djali im më i dashuri, shpirti im i ndershëm më vdiq për një kafshat buke, urdhëroni dhe ejani deri tek unë se pasha Zotin gruas po i dalin mëntë.
O Imer ore vëlla, vallahi e bilahi, po të betohem, pa shiko në mos më besosh se edhe fëmijët e mij janë në atë çastë të fundit të jetës, se njëri nga këto nuk do t’ia dalë Shën Gjergjit, eja vëlla dhe më dëgjo diçka u dëgjua zëri i sadik Sadikut.
Çka!
Bukë, bukë, bukë! Dëgjoheshin fjalët e përvajëshme dhe shumë të dhembëshme të fëmijëve.
Imer ore vëlla më dëgjo tani.
Folë ore vëlla folë, çka don të thuash ore Sadik!
Zoti me djalin të takoftë në parajsë, mos u mërzit dhe bëju burrë i fortë dhe i pathyer, se të gjithë kemi me vdekur. Eja vëlla dhe ta çojmë djalin tek varri, ta vorrosim, të marim malin dhe fushën deri sa të gjejmë
qare për fëmijët që i kemi në jetë,të cilët janë të shtrirë për hasrën e thatë dhe janë në çastet e fundit të jetës. u dëgjua zëri i trishtueshëm i Sadik Sdadikut.
Jashar Imeri opasi u mendua për disa minuta rresht, thellë në ashkun e zemrës fshani dhe shtoi:
Çka t’i bëjmë xhenazës?
Xhenazës do t’ia bëjmë një varrë, do ta mbulojmë mirë e mirë, të paktën në atë jetë t’i nxeh@n eshtrat e trupit mirë e mirë.
Me zërin plotësisht të tharë dhe të shterrur iu përgjigj Imer Jashari: ah Sadik bre! E paska shkruar Zoti edhe ne të mbesim nëpër rrugë, por kam frikë se do të na mbuloj bora, do të na kalbën eshtrat dhe nuk ka me na gjetur dot njëri.
Më mirë është të vdesim dhe të mbetemi nëpër rrugë se sa t’i shikosh fëmijët të vdekur nga uria, prandaj mos të presim më tepër.
Eja... qetësi...stuhi e fortë...
Dolën nga shtëpia e Sadikut. Para se të niseshin për në rrugë, Sadiku e takoi te shoqën e tij dhe e përqafoi fortë, ia zbulon fytyrat e secilit fëmijë dhe ua puthi ballin e pastër të tyre. Duke i lënë të shtrirë nëpër shtratin e ftohët, ku sejcili prej tyre ishte në çastin e fundit të jetës, u nisën së bashku me Imer Jasharin, e puthi edhe pragun e derës ku jetonte më se dyzetë e pesëvjetë.
Ai ishte i bindur se kishte me e mbuluar muqava e borës. Ajo do t’ia derdhte dhe shkrinte eshtrat. Ajo do ta largonte edhe nga kjo faqe e dheut.
Pjesa e tretë
Dy orë më vonë e dërguan në varre...
Eja pra, t’ia mihim varrin.
Pasi e morën kazmën dhe tjetri me një llopatë pas shtëpisë së tijImer Jasharit, e mihën një varri të vogël rëndom për trupin e djalit të tij), pas një orë pune e mbulojnë fëmiun - djalin e vdekur, dhe pasi e mbuluan mirë dhe mirë, e lanë në një vetmi të shkretë u nisën për udhëtim.
Që të dy këta e dinin se një rrugë të tillë dimri ishte shumë e rrezikshme, më nuk ishin të rinj dhe nuk kishin mundësi me e përballuar të ftohëtin. Përveç kësaj, rroba trupore nuk kishin si duhej,të gjitha ishin të grizura. Ata nuk kishin veshmbathje... Ishin veshur me tyrq krejtësisht të harnuar, nga një lurkë krahëshkurtë dhe këmishë të harnuar me lecka, nga një kapel leshi të bardhë në kokë, nga një çevër rreth veshëve. Ishin mbathur me openga lastike dhe çorapa krejtësisht të shqyera.Si nga veshja ashtu edhe nga mbathja ishin shumë të dobët dhe me një veshëmbathje të tillë në ditët e dimrit nuk dilej jashtë bile as deri në oborrin e shtëpisë e lëre për të marrë rrugë më të gjatë. Kështu që fare nuk do të kishin mundësi për tu përballuar atyre ditëve të tmerëshme të dimrit që kafshonin si kafshët e egëra.
Pasi që u përqafuan me fëmijtë e tyre, të cilët i lanë në çastin e fundit të jetës u nisën rrugës. Qëllimi i tyre ishte që të arrinin në katundin Letnicë (dhjetë kilometra lark tyre) pasi që aty kishin shpresë se do të gjejnë më tepër drithë ose miell, për të cilën gjë edhe ishin nisur.
Pjesa e katërt
Dielli me rrezët e tij disi e zbuti pak tokën e ngrirë. Të shkretët burra tani ishin në udhëtim e sipër. Gjysmën e rrugës u kaloj mjaftë mirë sepse edhe koha ishte përmirësuar pak.
Pas dreke koha filloj të ftohët. Veri së bashku me tallazët e borës u sjellte fytyrës së tyre. Duke qënë plotësisht të këputur nga lodhja e udhëtimit të largët që e bërin, u ulën pranë një lumi i mbuluar me një akull të trashë sa një pëllëmbë dore.
Sadik Sadiku pasi e shikoi drejtë në sy shokun e tij shtoi...
Jashar eja të ngrihemi se koha filloi të egërsohet, katundi akoma ndodhet larg. Dielli gati ishte në perëndim e sipër kurse fryma tallazore shtohej dhe rritje minut për minut.
Hej, hej ore Sadik çfarë fakeqësie, u dëgjua zëri i Imer Jasharit.
Hë ore Imer, çfarë ke?
Jo, jo asgjë, por eja, eja se po i ofrohemi mbrëmjës, territ të natës,
Eja Imer të shpejtojmë pak, që të arrijmë sa më herët. Pasi ngrënën për rrugë Jashar Imeri mendonte për diçka dhe tha: Sadik ku shkojmë ne kështu, këtu askush nuk na njeh, të paktën njërin ta kishim njohur dhe të shkonim me plot dëshirëtek ai.
Ska gajle, iu p;rgjigj Sadik Sadiku. Këtu në këtë katund ishin të gjithë shqiptar, prandaj secili prej tyre me kënaqësinë e zëmrës do tu thoshin: ejani sonte te unë, një gojë bukë me krypë por me zemër të plotë, kjo është fjala e pathyer e shqiptarëve.
Madje kaluan një kohë të gjatë pa mos folur njëri me tjetrin. Fshati Letnicë ende ndodhej largë, por mbrëmja ka edhe disa orë. Tani më gati se iu ofruan katundit, dhe dielli perëndoi.Veriu me tallazet e borës vinte gjithnjë e më shumë duke u egërsuar. Kjo stuhi e hollë që ua shponte trupin tej për tej. Lehja e qenëve u jepte zemër pleqëve.
Duke i shpejtuar sa më tepër çapat e tyre u lodhën mjaftë mirë, bile edhe shumë, sa që gjaku i këmbëve i hunëve dhe gojës zuri t’i rridhte gjakë. Pasi që nuk kishin fuqi dhe mundësi të udhëtonin më u ulën rreth një prroni i mbuluar plot akullnajësh dhe aty mbetën gati gjysëm ore.
Mbrëmja u ofrua, ndihet një frymë e hollë dhe e thellë që të shponte dhe prente trupin si një thikë tej për tej, posi një plumbë i pushkës.
Lartë në qiellin e ftohët dukeshin vrimat e kuqe të ajërit nga rrezet e diellit, tanimë edhe më të ftohta dhe të paisura me rrema tallazësh nga bora e madhe që po mbretëronte nëpër faqen e dheut.
Duke udhëtuar me hapa edhe më të shpejtë Sadiku dhe Imeri gati iu ofruan katundit për nga ishin nisur që të shkonin. Stuhia e fortë si valë deti që fryente e bënë të dëgjueshme lehjen e qenëve të katundit. Kjo lehje e qenëve bënte më shumë të besonin në vetën e tyre, më shumë i jepnin zemër, dhe i thonin njëri tjetritË
Allahile ende paska njerëz e gjë të gjalla.
Ja pra, fiks në orën shtatë të mbrëmjës arritëm para shtëpive të katundit Letnicë. Fatmirësisht rrugëve të katundit gjetën mjaftë banor të. Katundarët malësor ishin njerëz të ndershëm, cili do që i shikonte rrugës këta dy jabanxhinjët (të panjohur) u thonin:
Mirë se erdhët, pashë Zotin që u ka falur, ejani sot dhe rrini tek unë, me gjithëse një kafashat bukë edhe ajo me krypë, por me shumë zemër ju them ejani e kalone këtë natë të ftohët, të tmerrëshme dimëri këtu tek unë.
Këto të mjerit ishin të mendimit të lypnin miell nëpër atë katund dhe sërish të ktheheshin natën që t’i takonin edhe njëherë fëmijët e tyre të gjallë. Më në fund për ta kaluar këtë natë të stuhishme dhe të rrezikëshme u gjenden pranë shtëpisë së njërit prej katundarëve i quajtur Baki Jetishi, i cili disi ishte pak më i pasur se të tjerët, mezi dhe zor të madh i ndali të shkretët që të kalonin bujtiën tek ai, dhe të nesërmën sërërish do t’i përcillte për në shtëpitë e tyre.
Pjesa e pestë
Në shtëpinë e Qani Bidos
Dielli perëndoi. Jashtë asgjë e gjallë nuk dëgjohej përveç zhurmave të pandërprera që vinin nga plasja e akullnajave të lumenjëve.
Katundari i mori dy miqt e panjohur dhe i shpuri në shtëpinë e tij. Që të dy miqt i vëndosi në qoshin e oxhakut, gjë që e kanë zakon gati gjithë shqiptarët për pritjen e mikut. U dha darkë dhe i vëndosi në qetësi.
Katundarët të mbyllur nëpër shtëpit e tyre llafoseshin dhe kuvendonin për taksat që kishin për t’i paguar shstetit. Pas darke një nga një katundarët erdhen dhe e mbushën dhomën e Qani Bidos, të cilët kuvendonin për jetën dhe hallët e tyre. Njëri flet e të gjithë të tjerët e dëgjonin.Aty qaheshin të gjitha hallet e jetës... Kush thonte që nuk kam as për nesër miell në maxhe. Tjeri në anën tjetër i përsëriste ata fjalë: halli çdo të bëhet me këtë jetë -thonte tjetri. Kështu bisedimi vazhdoi rresht katër orë, ku në të gjitha orët e lartëpërmendura u rrehën vetëm çështjet e jetës.
Edhe kësaj rradhe vazhdonte e njëjta bisedë, njëri i pyeti miqtë:
Allahile, po si shkoni ju andej,pasi e mirrte përgjigjen nga miqtë, tjetri vazhdonte se si do t’ia dilte në kokë këtij dimri të ashpër; tjetri thonteË allahile bre miq kjo dërzhavë me disa poreze (tatime) shumë keq na ka ngushtuar... Në ora njëzetëenjë mbaroi bisedimi, dhe katundarët u derdhën nëpër shtëpit e tyre, sejcili kush më largë e kush më afër duke dashur t’i nderojnë dhe dëshiojnë një natë të mirë miqtë e panjohur.Pasi u derdhën katundarët bisedimi në mes dy miqëve dhe Qaniut vijoi edhe më tutje. Rruga e gjatë dhe e vështirë i kishte shkëputur dhe derdhur tmerrisht eshtrat e miqëve, prandaj sytë e tyre u katllojshin për gjumë. Kur Qaniu e vëri re këtë situatë e urdhërpo të shoqën e tij që tu shtronte dhe rregullonte shtratin miqëve. E shoqja e Qani Bidos ishte një katundare e nderëshme. Ajo u shtroi miqëve të panjohur nga një dyshek dhe i mbuloi me nga dy jorgana. Kështu i vëndosi të shkretit në qetësinë e trupit dhe në paqen e shpirtit dhe i dëshiroi një natë të mirë dhe kështu iku në dhomëne saj të fletjës.
Por, vallë mundej t’i zinte gjumi?
Tërë natën e lumë që të dy miqt nuk i kishte zënë gjumi. Veçmas kur e dëgjonin tërbimin e veriut dhe grimcat e ftohëta të borës që i sjellnin dritareve, atyre u shkonte mëndja vetëm tek fëmijët e tyre.
Njëri tjetrit i thonin: Po sonte...
Halli i fëmijëve tanë, vallë a do ta gjenin ndonjërin nga fëmijët të gjallë ose jo...As vetë nuk ishin të sigurtë se të nesërmën do të ktheheshin gjallë në shtëpit e tyre.
Nga agimi i hershëm i mëngjezit miqt i zuri një gjumë i rëndë dhe i letzetshëm, sepse dhoma e vogël dhe e nxehtë, ajri i lehtë, të gjitha këtop vepronin nëpër trupin e tyre, prandaj ata edhe e ndieshin mbi vetën e tyre qetësinë e shpirtit dhe paqen e trupit.
Por sido qoftë koha, të nesërmën posa agoi mëngjezi sigurisht do të niseshin për në udhëtim...
Pjesa e gjashtë
Ditë e diell
Halli i miqëve!
Agoi dita, mëngjezi ishte shumë i ftohët. Jashtë asgjë me sy nuk dukej përveç se tymit e mjegullës së dendur që ishin trajta nga thërrmiat e borës. Kjo me të vërtetë ishte një dit siç thoshte një proverbë popullore qeni të zotin nuk e njihte. O Zot koha ishte aq e keqe saqë nuk kishte ku të shkonte më tutje. Tallazi i borës kishte zënë gar në çdo shteg rruge. Sadiku dhe Imrei të shtanguar ngrihen nga gjumi.
Brenda në dhomë hynë e shoqja e Qani Bidos dhe me gjithë zemër i përshëndet miqt: mirë mëngjez miqtë e dashur. Kjo ishste një grua e rë dhe shumë e sjellëshme. Momentalisht që të dy miqëve u pregatiti nga një gotë çaji dhe bukë. Deri sa u ngopën së ngrëri ajo u qëndroi përballë tyre duke u mbjetur edhe një gotë me ujë në dorë. Pasi mbaruan me hajën Sadik sadiku tha:
Nuse silli ata opinga...
Ku shkoni miq të dashur, a nuk e shikoni kohën..I luti që të mos nisen dhe marrin rrugën se për ndryshe do t’ua mirrte frymën tallzi i borës.
Miq sot mos e lëvizni konakun sepse është ditë vdekjeje - u tha ajo.
Jo, ne nuk kemi kohë, sido që të jetë doemos duhet nisur për udhëtim, u përgjigjën që të dy, me një gojë.
Nuse silli ata opinga - sërish i tha Sadiku.
A nuk e keni vëndos me ndjejtë, me ndjetë edhe sonte. Allahile ndoshta po hiqni keq, por ku jetojmë ne gjithmon qendroni edhe ju një pesë gjashtë ditë deri sa të përmirësohet koha, e madje do t’iu përcjellim.
Jo nuse, t’ia dëgjojmë zërin e mirë, u përgjigjën miqtë, besoni që fëmijtë i kemi lënë në çastet e fundit të jetës, dhe nuk dijmë që a do të mund të gjejmë ndonjë të gjallë ose jo, ia priti Jashar Ime.
Pse...pse janë në momentin e fundit të jetës, pyeti me habi e shoqja e Qani Bidos?
Kjo është e gjashta ditë, e gjashta ditë që fëmijët tanë nuk e kanë ndier erënn e bukës, e lëre më me u ushqyer me të - vazhdoi Sadik Sadiku...
Keni ndonjë strajcë për miell?!
Po kemi u përgjigjën që të dy me një gojë.
Pritni pak u tha gruaja.
Duke bërë që të dalë nga dera sërish u kthye si e habitur.
Po si do të shkoni do të mbeteni në rrugë me borë...
Ndashtë nuse - ia priti Jashar imeri, më mirë ne të mbetemi në rrugë se sa...
Se sa kur të shkojmë atje t’i gjejmë fëmijët tanë të vdekur.
Mirë pra mirë, ia mori dy strajcat të cilat ishin të vjetra por të mëdha saqë zishin nga më shumë se dhjetë kilogramë miell. Pasi ua mbushi mir e mir ua dha strajcat dhe shkopijt e tyre dhe pas shumë lutjeve që ia bëri Qani Bido dhe e shoqja e tij, atyre nuk iu mbush mëndja që të qetësohen dhe të rrijnë aty deri sa të qetësohej moti.
Opingat... britën miqtë njëzërit!
Ja opingat...
Tani mundeni me u nisë i tha Qani Bido, që të dy i zuri për dore dhe me thellësinë e zemrës i tha: rrugë e mbarë dhe të fala fëmijëve tuaj...
Mirëmbetëshi ore dashamirë - iu përgjigjën miqtë dhe dolën për udhëtim. Dhe pasi u mbathën dhe u veshën me ata rroba krejtë të grisura, sa që fryma dhe tallazet e borës u hynte dhe u dilte tej për tej trupit, morën nga tridhjetë kilogram miell në shpinë, të cilën ua kishte mbledhur Qani Bido, ku më pak e ku më shumë, u nisën për në udhëtim.
Katundi i tyre Stançiçi ndodhej afro pesë orë largë Letnicës. Këto pesë orë mundej t’i udhëtonte ndonjë djalë i ri, të cilit i vlon gjaku, kështu që sado që ishte ftohtësi e madhe ai mundej që ta përballonte. Ky udhëtim pesëorësh për këta dy pleq ishte aq i gjatë sa që i thonin njëri tjetrit:
Pesë orë udhëtim duket sa pesë javë rresht udhëtimi. Në ndonjë vënd kur ndaleshin të pushonin i thonin njëri tjetrit, ah viran e pafsha këtë jetë!
Pjesa e shtatë
Rruga
Si të melankolizuar nga jeta tepër e keqe e vazhduan rrugën. Kaloi një e treta e rrugës dhe rreth një bregu lumor u ndalën dhe për një çlodhje... Por nga ana tjetër e bregut vënë re ondulacionin e tallazeve të borës. Aty për aty u siguruan se të gjallë nuk do të mundeshin me arritur në shtëpit e tyre. Dita as që vinte në përmirësim e sipër por përkundrazi u bë aq e keqe saqë para syve të tyre nuk dukej asgjë tjetër përveç se tym e mjegull, e trajtuar nga tallazët e borës. Çdo kush e dinte se gjëja më e ëmbël se shpirti nuk ka në këtë faqen e dheut. Prandaj, që ta shpëtonin jetën dhe shpirtin vëndosën që të dy pleqët (me strajcat e tyre në shpinë) të shkojnë edhe tek Hysen aga i cili ishte vëndosur aty që në sundimin e Turqisë, bile me kombësi Anadol... Ky ishte i përmendur me pasurinë e tij dhe mjaftë i njohur si intrigant.
Si çdo kush tjetër as këta dy nuk deshtën t’ia shikonin sytë këtij begu, por fatëkeqësisht nuk kishte asnjë shtëpi tjetër aty afër, përveç shtëpisë së këtij begu. Të mbani në mënd një proverb popullor e cila thot: varfëria (skamja) të shpien në derën e dushmanit (kundërshtarit). Ky është një realitet i madh sepse edhe këta të shkretit vetë verfëria i shpiejti tek dera e begut faqezinj.
Ç’të bëjmë tani ore Jashar, eja të shkojmë edhe tek Zengin Çana...
Jo sadik më mirë eshtë të vdesim këtu se sa ti hymë në dorë të këtij qeni...
Shkojmë Jashar, sepse mu këput dhe mu ndal fryma.
Shkojmë, shkojmë!
Më shpejtë Sadik!
Duke i dhënë edhe një forcë të madhe vetës së tyre u përplasën tek dera e begut por me gjysëm fryme.
Me shpirtë shumë të brengosur i ranë derës së shtëpisë së begut nga dora e Jashar Imerit:
Tak, tak, tak...
Qim vurdi. Me zë krejtë të brengosur vazhdoi Sadik Sadiku:
Fol shqi sepase shqiptar jemi.
Bis istemesëk arnautllari - u përgjigj një grua....
Çfarë thua - pyeti Sadik Sadiku...
Hajt, hajt - u përgjegj ajo.
Eja Zot ndihmo - tha Sadik Sadiku...
Përpara Jashar sepse nuk farohet shteti, se po të vdesim unë dhe ti, do të mbetemi si përmendore, ta kujtojnë brezërit e ri se çpfarë shteti kemi pasur dhe jetua...eja.
Para syve të tyre nuk dukej asgjëb përvetëm se një veri i madh, fryma i fluturonte herë andej e herë këndej. Rrugë me sy nuk shihej. Edhe dita ishte në mbarim e sipër, sepse ditët në dimër ishin mjaftë të shkurtëra. Të shkretët kishin kaluar një të tretën e rrugës, ku Sadik Sadiku i cili ecte më përpara humbej në moçavën e borës, veriu i stuhishëm ia zuri frymën dhe nga goja e tij nuk dëgjohej zë, asnjë fjalë...
Rrezik... dhe në atë çast e mbuloi tallazi i ftohët i borës.
Jashar Imeri posa e pa shokun e tij tha në vete:
Vetëm një herë ta ngjijë shpirtin me miell, duke ngrënë miellin, sepse edhe atë e kishte mpirë veriu i madh dhe posa ia mori frymën të cilin vetë e kishte krijuar.
Ej, ej, bërtit një zë.
Zëri i tij plotësisht i shterrur saqë nuk mun dej ta nxirrte zërin më tepër se sa kur dëgjohet zëri i mizës duke fluturuar, ishte zëri i Imer Jasharit.
Mbeta - u dëgjua zëri i Sadik Sadikut dhe u përplas nëpër borë. Mbi anën tjetër Imer Jasharin e rrokullisi fryma e tallazit të madh dhe menjëherë i mbuloi. Që të dy udhëtarët e shkretë i mbuloi bora e ftohët dy-tre metro dhe i bëri fli e shtangë sikurse një statua.
Pas tre ditësh moti sërish u qetësua. Katundarët e fshatit Stançiç me llopata dhe shatëri dolën për me i kërkuar dhe gjetur dy kufomat e humbura.
Pas katër - pesë orësh punë në moçavën e madhe të borës i gjetën dhe i zbuluan trupat e tyre. Trupi i tyre ishte mpirë dhe bërë posi këmisha e lagët që lihet natën shtang, sikurse ndonjë statua tash më e lartëpërmendur.
Një porosi e fundit:
Ska nevojë për një shtet të këtillë o njerëz, më mirë do të ishte që t'iu këshilloja, dhe vallë do të kem sukses ose jo kjo do të varët nga ju, e unë do të thonja edhe ca fjalë...
Më lëri të bërtas dhe të thërras me tërë fuqin dhe zërin e thellë të shpirtit, jehonën ta lëshoj, bota le ta dëgjoj, sepse në këtë dhe me këtë zë të mbytur, këtë jetë të mjerë në këtë shtetë diktator unë do ta dënojë, çdo rrugë të gabuar të saj njerëzit nga gjeneratat që do të vijnë idhëtirën të mos e jetojnë!!!
07.01.1954.
Bri lumit
Ngjarja ka ndodhur në katudin Sopot
Pjesa e parë
Azem Selmani ka qënë i zoti dhe mjaftë i dashur nga masa. Zotiësia e tij në çdo punë bëri që i tërë rrethi që e njihte ta emëronin dhe mbiemëroj me i shpejtë. Kur u pushtua vëni jonë nga okupatori fshaist, azemi i shpejt nuk i kishte mbushur ende pemëmbëddhjetat. Ai me zotësin e tij i hyri edhe një pune tjetër. Për një muaj mësoi që t’i shkruante gjermat sërbishste. Kjo ishte punë shumë e rëndësishme, pasi shtresat katundare nuk e kanë pasur ndie emrin shkrim dhe lëxim.
Një numër shumë i vogël ishte i atyre katundarëve të cilit dinin shkrim dhe lëxim. Në këtë katund kishste vetëm një prej të cilit Azemi i shpejtë mësoi me shkruar.
Djali i ri, fytyra i shndëriste si ari i pastër, flokët e zeza pak të kthyera, sytë e zi si rrushi, me rroba të harnuara por shumë të pastërta e bënin këtë djalë të dallohej nga të gjithë të tjerët. Çdo kush ia kishte për të mirë. Ai me gjithë se ishte një djalosh i ri, sërishte u nepte këshilla të tjerëve që ishin edhe më të vjetër dhe të mëdhenj se ai. Kur i shikonte se ata bërin ndonjë punë të keqe ua tërhiqte vërejtjen duke iu thënë:
Mos ore vëllezëri sepse nuk bënë kështu, kjo për ne është shumë punë e keqe!
Të gjithë katundarët e donin së tepërmi, prandaj kur mblidheshin nëpër biseda ”muhabete” më së forti koha u kalonte duke biseduar për të.
Ai ka për t’u bërë njeri, thoshte ndokush, e tjetri ia priste: epo djalë të tillë kurrë s’ka për të lindur katundi. Ai punon dhe është i zoti. Nga këto lëvdërime djaloshi dilte nga ndeja dhe nuk kthehej më.
Pjesa e dytë
Azemi i shpejtë ka qënë një djalosh shumë i varfër. Që me kohë babain ia kishin vrarë serbo barkëmëdhenjët, por nuk dihej se pse e kishin vrarë, ndoshta për ndonjë çështjeje politike, prandaj që me kohë i është dashur t’i përvishet punës.
Një ditë mbushi gomarin me drunjë dhe e dërgoi në qytet. Atje u takua me policët bullga. Ata ia grabitën drunjët dhe desh e mbytën në rrafje djaloshin e pafajshëm.
Djali i gjorë i dërmuar nga rrahjet dhe shqelmimet që ia dhanë policët mezi u kthye në katundin e tij. Kur erdhi në shtëpinë e tij duke mos iu shfaqur nënës së tij shkoi i lajti sytë dhe iku drejtë dhomës së fjetjës.
Nëna kujdesej jashtëzakonisht për të birin prnadj iu ofrua dhe duke përkëdhelur me një zë shumë të ëmbël dhe të qetë, siç e njohin të gjithë ëmbëlsirën e zërit të nënës:
Zemër a u lodhe!?
Jo nënë, jo dhe mënjëherë e përqafoi nënën siç e kishte zakon të përhershëm.
Nënë më kanë dërmuar bullgarët!
Uf biri im i dashur dhëntë Zoti dhe qafën e thefshin.
Nënë, më duket se ata që më njohin kanë besim tek unë, apo jo nëna ime e dashur - tha djali duke e shtrënguar edhe më fortë nënën.
Po biri i nënës është shumë e vërtetë fjala e ëmbël. Pra ç’bëre pasi që të kanë besim. Këtu nëna u tregua mjaftë morale dhe serioze. Ajo ishte një katundare e nderëshme dhe punëtore e palodhur. Tërë ditën nuk pushonte duke punuar. I shoqi i saj Selmani (njeri i mençur) i kishte vdekur qç nga herët (i vrarë nga serbet) dhe e kishte lënë me një vajzë Xhemilen dhe djalin Azemin. Shumë kush e veçmas vëllezërit e burrit e dëshironin që të martoheshin me të, por ajo i rrefuzoi aq shumë sa që nuk kishte më nevojë me i thënë ndonjë fjalë për një punë të tillë.
Njëherë desh e përzuri babain e saj kur i erdhi ta nxjerrë nga familja dhe ta martonte ndokun tjettër (fjala është kur i kishte fëmijët e vegjël):
Baba mos ke luajtur mendësh... po ku i lë unë këta dy dritat e syve të mi. Tani më vajza iu ka bërë vashëzë dhe djali burrë i pashëm dhe njeri mjaftë i besueshëm nga çdo kush tjetër qoftë. Vajza iakryente të gjitha punët e shtëpisë e kurse djali ata të fushës. Nëna ishte shumë e lumtur dhe kishte arritur paqen e thellë shpirtërore. Shumë herë natën me plotëkuptimin dhe dashurin e fjalës iu thonte: të keni faqen e bardhë! Madje vajza e bardhë si bora e malit dhe vëllasu i cili plotësisht ishte identik i saj këndonin njëzërit së bashku kënga revolucionare, me seriozitetin më të madh. Këtë natë Azemi i shpejtë u shtri në dhomën e fjetjës. Prej gojës së tij dilte një avull i bashkuar me një erë të këndëshme djelmërie.
Nënë na është bërë djai për martesë, përshpëriti vajza.
Jo motër, ka kohë, tani në trupin tim ndiej një lumturi të paarritur, vazhdoi djaloshi. Martesa çdo kënd e gjenë por jo edhe djalmëria.Djelmëria zhdukët çast e minut ashtu siç zhduken edhe lulët e pranverës. Kështu i përfundoi fjalët dhe krah për krahu me motrën e tij e zuri një gjumë i lehtë por i thellë dhe i ëmbël... E ëma u qëndronte mbi kokë deri sa i kuptonte se fëmijtë e saj flenin qetësisht. Zemra dhe enët e gjakut i punonin rregullisht dhe çdo çast. Ashku i zëmrës e tërhoqi nënën nga djali i saj dhe pa mos t’ia nxjerrur gjumin e mori pranë gjiut saj të ëmbël.
Pjesa e tretë
Të nesërmen Azemi i shpejtë u ngritë herët në mëngjezë. Këtë e kishte shprehi të përherëshme, por kësaj rredhe ishte humbur thellë nëpër sferat e mendimeve.
Lumë nëna që të kam ty më trego ç’ke!
Asgjë nënë asgjë mendoja për këtë popull të mjerë dhe të shkretë, kumboi zëri tingëllues i djalit të ri. Nëna e shikoi me seriozitet. Ishin bërë pesëmbëdhjetëvjeç atë fjalë nga i biri asnjëherë nuk e kishte dëgjaur...
Çfarë thua birë i nënës dhe pse!?
Nëna ime e dashur njëlloj sikur se unë dhe shumë të tjerë ndoshta mija dhe miliona njerëz katundar rrahen nga policët dhe gjandarmërisë... mendo se sa keq ishte që të jesh i rrahur prej dorës së huaj, e sidomos kur nuk e din se pse!
Nëna u prek shumë nga fjalët e të birit të saj.Ajo ishte tepër e zonjë sa mendja nuk ta mirrte.
Biri i nënës katundarët të dëgjojnë, të bëheshin
B i r i i p o p u ll i t, prej gjirit të tij ke lindur dhe të kesh mëshirë për ta!
Të falenderës nëna ime e dashur këta fjalë donja t’i dëgjoja nga goja yte madhore, i tha Azemi i shpejtë dhe me sa fuqi që kishte e shtrëngoi nënën e tij të dashur nga vetja e tij. Kjo është vepra dhe cilësia më kryesore që i caktohet njeriut.
Atë ditë pasi drekuan e rroku tërvelën dhe shkoi që ta pastronte livadhin nga gurët të cilët i kishin sjellur rrëshinat e shirave gjatë vjeshtës dhe dimirit.
Tani ishte fillimi i pranverës, dielli me rrezët e tij kishte nxehur faqet e dheut. Natyra ishte në lulëzim e sipër. Djali punoi tërë ditën e lumë. Kushdo që e shikonte i thonte:
Punë e mbarë ore Azem!
Të mbarë të kesh ore aga!
Fjala agë ka qënë trashiguese që nga koha kur ishste nën pushtetin e Turqisë, prandaj nuk ishte për çudi se Azemi i shpejtë edhe atyre që ishin më të varfër i drejtohej me”agë”, p.sh. aga Pajazit, aga rexhep etj.
Në mbrëmje kur dielli perëndoi, ai si çdo kush tjetër u kthye në shtëpinë e tij, e ëma i dilte përpara duke pyetur me plot dashuri:
A u lodhe o shpresë e jetës sime?
Jo, moj nëna ime jo, nuk jam i lodhur. Këtë e bënte qëllimisht që t’i ringjallte shpresë dhe dashuri nënës së tij. Si askush tjetër Azemi e donte tepër nënën e vet, prandaj asnjëherë nuk e kishte hidhëruar. Nënat e tjera e shikonin këtë djalë si një mollë të ëmbël e cila ruhet në sandukun e robeve të reja.
Azemin e shpejtë e donin së tepërmi edhe shokët e tij. Sa herë që shkonte në ndeje që të gjithë e rrethonin dhe e lusnin që ai t’iu tregonte ndonjë gjë ose ngjarje të re.
Saqë u kthye nga puna darkoi dhe i tha nënës së tij:
Nëna ime e dashur me lejën tënde po që don ti do të shkoj sonte në ndeje te aga rasim. Nëna kurrë nuk ia kishte prishur dëshsirën e tij. Kësaj here ajo e dinte se djali i saj nuk shkonte për llafosje dhe muhabete por për ndonjë punë politike prej së cilës me mija njerëz ishin vrarë, mijëra njerëz ishin burgosur dhe internuar, por ssërish dhe jashta vullnetit të saj me plot dhembje e lëshoi të birin, duke e porositur:
Ecë biri im, shko por mos u vono!
Natë pranverore me plot ndjenja të thella... lartë në qiellin e pafund dukeshin yjet e panumërta e poshtë mbi tokë ndokund ndokund dëgjoheshin cicërrimat dhe imittimet e zogjëve, shushurimat e dushkut të thatë i cili binte prej flladit të lehtë dhe të këndëshëm, gurgullima e lumenjëve, era e këndëshme e natyrës, asgjë më të bukur nuk kishte mbi këtë faqen e dheut se kjo panoramë e bukur pranverore.
I mbushur me këto ndjenja të bukura dhe madhështore djaloshi fshani dhe shtoi:
Kohë më e bukur për luftë është vetëm kjo kohë!
Kështu plotë dhe përplot në mendime u kthye në shtëpinë e agës Rasim.
Aga Rasim.
Eja Azem!
Kësaj rradhe e vërën re se Azemi i shpejtë e kishte ndërruar atmosferën e fizionomisë së tij, që e kishte pasur që më parë. U fut në dhomë dhe asnjë fjalë nuk e nxorri nga goja. Të gjithë moshatarët e tij e rrethuan.
Ç’ka ngjarë ore Azem?
Asgjë ore shokë, asgjë - iu përgjigj Azemi i shpejtë.
Mixha faik e pyeti djalin e ri:
Hë pra Azem i shpejtë, çfarë të ka ngjarë?
Djaloshi e shikoi drejtë në sy. Sytë e tij të zinj si rrushi dukeshin se iu përgjegjën mixhës Faik.
Paqe mbi tokë dhe nën qiell për njerëzit e mirë, prej gojës së tij doli përgjigje e vrullëshme dhe revolucionare:
Hapëni sytë dhe shikoni se ku gjendemi. Madje shpërvëloj shpinën duke ia treguar atyre gjurmat e tmerrëshme që i kishin mbetur që atëherë kur e rrahën policët. Xha Faik më kanë rrahur dhe dërmuar pooliccët bullgar duke më sjellur me gjithçka në trupin tim. Nuk e ndie vetën a jam i gjallë ose i vdekur.
Mixha Faik ishte një plak i mençur dhe i matur. Ndokur kishte pasë qënë trim i madh dhe i fuqishëm lufte. Në një luftë të rrezikëshmem e kishte pas humbur të pamurit. Ai saqë i dëgjoi fjalët e Azemit të shpejtë ia nisi fjalimit:
Djamë të dashur, ju jeni shumë të rinj, ne e çuam siç e çuam këtë jetë. Kohën më të bukur dhe lumtur të djemërisë tanë e çuam në errësirë dhe në etër. Pa shikoni...më dëgjoni diçka, ju fare mos i hyri asaj errësire. E nëse hyri në atë errësirë nëpër të cilën kaluam ne dhe gjyshërit tanë, ku edhe ende gjendemi nëpër të, asnjëherë nuk keni për të parë dritë të bardhë me sy. Mbi juu asnjëherë dhe kurrë nuk kanë për të rënë rrezet e diellit (duke folur kështu axhës Faik i rrjedhnin lotët po si lumi i vërshuar... e që mos ti hyri kësaj errësire, vazhdoi axha Faik, djemtë e mi të dashur duhet rrokur armët në dorë qofshin turfuk, sopat, sat, kazmë, të gjitha ata armë prej të cilave e nxjerrim bukën e gojës. Rëndëni pas armikut ditë e natë. Djelmosha e keni dëgjuar diçka.. Ja andej nga kodrat e larta qëndron shpresa më e afërt e liirisë...Atje gjenden djemtë tanë viganë dhe heroik...
Rëndëni, rendëni andaj nga kodrat, dhe për udhëheqës ta keni Azemin e shpejtë.
Rroftë, rroftë Azemi i shpejtë, u dëgjuan dhe shtuan brohoritjet e shokëve që gjendeshin në shtëpinë e agës Rasim. Madje axha faik që t’iu ndjedhte edhe më shumë zemër të rinjëve, vazhdoi: sot krahu i juaj mundet të bëjë çdo gjë. Sot këmba juaj mundet të kalon dyzet kodra dhe male në orë, heee more bijtë e mij, kur isha si ju, natë e ditë kam punuar, por tani u lodha sepse vetë vitet janë lodhur dhe mëka lënë fuqia dhe tani nuk mundem këmbën me e luajtur nga pragu i derës, me kaq përfundoi bisedën axha Faik.
Këto fjalë e prekën shumë Azemin e shpejtë dhe atë natë pas fjalëve të axhës Faik nuk ndejti më tepër se një orë. Pastaj ndeja u derdhë më herët se natët e tjera të dimrit. Kjo rrjedhte nga shkaku sepse të nesërmen duhej filluar puna më herët dhe se nata ishte e shkurtër, nuk ishte si në dimërin e gjatë, të cilën nuk mundeshin ta kalonin ndryshe përvetëm se me muhabete.
Pjesa e katërtë
Çeta e re...Atë natë pasi u kthye prej ndjes, kaloi një kohë e gjatë duke u menduar, për fjalët që ia tha plaku i urtë dhe i mençur.fjalët e axhës Faik i kishin hyrë thellë në zemër, tërë natën nuk e zuri gjumi duke menduar për jetën e popullit dhe të kaluarën e tyre dhe si të realizohej çlirimi i plotë ki vëndit i cilii ndoshta ishte mu në pragun e agimit.
Shpeshherë mirrte copa letrash dhe provonte se a ishte në gjëndje për të shkraur diçka ose jo. Kur e ndiente vetën se kishste shkruar diçka ngrihej në këmbë dhe me zë të ulët përshpëriste: tani e ndjej vetën time, tani jam në gjendje me kryer punë aktive në organizimin e çetës.Fytyra e tij e njomë e bardhë si bora, mustaqet sa i kishin filluar t’i dalin vënde vënde, me gjithëse ishte shumë i ri ai mori vëndim dhe qëndrim shumë të rëndësishëm për Rr e z i q e t.
Shokët i paramendonte sikur ata të kishin rrethuar rreth e qark, prandaj me plot gëzim vazhdoi: çeta e re, shpresa dhe drita e popullit, nga agimi i mëngjezit kur rrezet e diellit por i freskët që ta kënaq shpirtin, kur an e mban natyrës mbretëronin këngët dhe cicërrimat e pandërprera të zogjëve shtegëtar (bylbylave, qyqeve, pëllumbave etij) e kishte zënë gjumi i rëndë i mëngjezit. Ai ishte humbur nëpër ëndërrimet e djalmërisë...Ëndërronte për çlirimin e plotë të vëndit, organizimin e çetës së vogël e cila do të kryente ndonjë punë heroike. Tëra këto ëndërra që i mnedoi atë natë më vonë iu bënë realizime.
Të nesërmën në mëngjez kur ddielli i pranverës ishte ngritur lartë mbi horizonte u zgjua nga gjumi. E ëma i shkoi pranë, iu ofrua dhe e pyeti:
Pse biri im i dashur sot flete kaq shumë?
Nëna asnjëherë në jetën e saj nuk e kishte parë djalin e shpjetë që të flente deri në atë kohë, prandaj e friguar që mos është i sëmurë sërish e pyeti:
Shpirti nënës a mos je i sëmurë?
Jo, nëna ime e dashur, vazhdoi Azemi i shpejtë, asgjë nuk kam. Çdo gjë që ndiente të fshehur në zëmër kur nuk e linte pa mos i treguar nënës së tij, duke menduar për organizimin e çetës. E ëma e tij ishte një grua e moralshme dhe kreshnike dhe trimëreshë, prandaj kur i dëgjonte këto fjalët e djalit të saj me plot shpresë e përqafonte duke i thënë: ti je hero dhe trim, do të jesh dhe fitimtari i madh i popullit.
Atë mëngjezë nuk shkoi në punë. Por sa u vesh e hëngri mëngjezin, e pas pak kohe doli në katund. Atje u takua me shokët e tij më të ngusht dhe pasi biseduan diçka me to, nxorri nga xhepi një letër, laps dhe nisi me shkruar diçka.
Kur ke mësuar me shkruar ore Azem?
Ka kohë për të biseduar për këtë gjë - vazhdoi Azemi i shpejtë, tani na pret n jë punë tjetër...
Çfarë pune?
Sot ka erdhur koha që populli ynë të zgjidhet nga zinxhirët, për të cilën më tha axha Faik, se ky popull shqiptar ka qënë i lidhur gati pesëqind vite rresht në robëri...
Ngadal lëxo
Kishte kaluar muaji i parë i dimrit... Fatbardhësisht me ditë të mira, sa dukej se fije bore nuk e kishte prekur faqen e natyrës. Çdo kush thonte:
Ky është fat i të varfërit.
Muaji i dytë filloi plotësisht me ndryshuar që ditët e para, nisi me rënë borë, por fijet e saja të qeta të kënaqte dhe gjallëronte zemrën dhe shpirtin. Të bënin të thuash që edhe stina e dimrit i ka bukurit e saj natyrore.
Kaluan edhe dy javë të tjera. Bora i qetë i kishte mbuluar fushat edhe malet. Por një erë e hollë i egërsoi fijet e brishta të borës. Prej saj dritarët e shtëpive të katundit fishkëllonin në tërbim.
Hë ore shok, ndryshoj koha tani, tani ç’do të bëhet halli i jetës. Kush e din se sa qindra njerëz do ta humbasin jetën e tyre duke u endur që andej e që këtej
Për një copë kafshatë bukë. Kështu iu fliste Shaban Dema bashkëkohanikëve të tij.
More lëreni ju atë fjalë, ia priti Jonuz Beka, çdo t’i bëhet halli i taksave të shtetit. Nuk të lënë në hallet e tua... edhe ndodhët sipër vadës edhe të thot “Mos ma tërbo ujin”... He more shok kjo është një punë e keqe. Sa për hallin tonë ca po vdesin e ca do ta ndiem edhe njëherë këngën e qyqes. Kështu e përfundoi mendimin e tij.
* *
Por, era e hollë e mbrëmjës orë e çastë vinte duke u egërsuar. Tallazët e borës i mbushën qoshet e dritareve...
Hë të mjerët ata që janë përjashtë... Sonte është natë vdekjeje - u tha Ferati të shoqës dhe nënës së tij, një plakë gjashtëdhjetë vjeçe.
Ndoshta me qindra moj zemra ime... që të gjithë për hallët e jetës! Toni i saj u duk i ashpër dhe i trishtuar. Duke i përsëritur edhe një herë fjalët e fundit - që të gjithë për hallët e jetës! Hallës Nazmije i rrjedhnin lotët si gurrë shiu.
Kaluan disa çaste, prej atyre mendimeve të rënda, gjë që e ndienin në zemrat e tyre, për hallët e jetës e në fund gji për gjiri e zuri gjumi i paisur me plot ëndërrime ende të parealizuara...
Xhemilja
Si fluturat derdheshin nëpër zabelin e bukur, ia thonin këngës me bareshat e shëndosha si molla, i sjellnin defit, vraponim livadheve duke mbledhur lule të llojlloshme dhe të bukura. Kurse atje lartë mbi shpate dhe gryka, kënga e bariut, këmborët dhe blegërimet e bagëtive jehonin aq ëmbël.
E tani kujtimet mbështjelleshin në shiritin e pranverës së shtatëmbëdhjetë. Sytë ishin drejtrur nga lugina e gjërë, shikimet derdheshin mbi kallijt e grurit ku era e lehtë i valviste si valë deti. Ca re të zeza lundronin ndokund nga qielli i pafund. Tanimë ata dukeshin më të egra, më të zymtë, përziheshin në mes vete njëra me tjetrën. Bashkoheshin edhe më shumë, bëhen si barikadë natyrore. Grumbulloheshin në shlunga, shlunga të zinj dhe atëherë dukeshin se kurrë nuk kishin për të ndarë. Dielli daravitej (sillej)nëpër horizonte. Një erë e lehtë filloj të fryen, puhija filloi lehtas t’i milojë barë e drunjë dhe së bashku me këngën e fshatit tretej largë nëpër gryka prej nga kthehej bagëtia...Xhemilja ende shikonte nga çardaku i shtëpisë së saj të vjetër! Që andej kthehej djaloshi flokëzinj. Ajo pasi u ngrit e shikoi tinëzisht nën vetull dhe disa herë me radhë e përshëndeti duke buzëqeshur ëmbël. Sytë e saj u bënë çerdhe shpresash të fshehura. E çkujdesur u largua ngadalë, si lulja e pranverës ku përgjithnjë u fut shqetësimi në shpirtin e saj të njom! Ata buzëqeshsje dhe përshëndetje njëmend ishin kreshnike. Dy zemra njëra tjetrës i besuan nga një kujtim, nga një lule në gjak që i vërshon në shpirt...
Dielli sa që filloi të perëndojë dhe duke krredhur rrezet e flakta fundosej pas kodrave shkëmbore. Erdhën edhe tufat e fundit. Tani më katundi i vjetër përkundej nëpër këngën e mbrëmjës. Mugëtina e errët si fute nga prazma e vet derdhte blozën e asaj nate të mirëseardhur. Mbi shtëpinë e thinjur të Xhemilës, rava dredhake e tymit gufonte si shllungë e zezë. Tërë lagjen e kishte mbuluar dhe vrarë një heshtje e rëndë, qetësi nate...Ndokund, ndokund dritat e zbehta të llambave vaj guri akoma çatalloheshin zbehtë dhe ngadalë nëpër zgavrat gojëhapura të mureve...Atëherë njerëzit e lodhur shpejtë u zhytën në ëndërrallat e horizonteve të tyre të panjohura.
Yjet xixëllonin lartë në kupën e errët të qiellit. Qetësi... vetëm nga dritajra e vogël e Xhemilës dukej një dritë e zbehtë e kuqërremt që daravitej në fitilin e llambës së vjetër, duke u thyer nëpër këndet e errësirës!
Gjelat filluan këngat dhe pulat të kokorriznin për herë të parë. Madje u dëgjua edhe lehja e qenëve. Edhe ajo dritë u tretë në vete, u shua dhe heshtje nga çdo anë. Një hije djaloshari duke u kalamendur nëpër degëzat e pemëve ofrohej për rreth gardhit. Ky ishte Syla, i cili pas një vërejtjeje rreth e qark, e kërceu gardhin dhe u gjend në oborrin e Xhemilës. Dhe duke ofshanur thellë nga frika se mos të mos bjerë në sy dhe mos ta sheh ndokush, u ulë në trupin e thatë të lisit plakë, pranë kopesë së barrit dhe pas atij çasti duke pritur që të del ajo, Syla mendonte...
Qe nga dritarja e vogël tani do ta nxjerrë kokën, e din ajo se dritat ka një copë herë që janë shuar. Tani më i ka zënë gjumi, edhe nënat me foshnjët e tyre në gji... Xhemilja mezi dhe padurim pret që të tërhiqet nga shtrati, ku flejnë edhe dy vëllezërit e saj më të vegjël. Njëherë ia hoqi dorën e vogël të vëllaut e madje tjetrit, formon vënd të mjaftuar, kthehet nga krahu i djathtë, dhe më pas ngadalë ngrihet ngadalë, e shtrëngon jelekun e gjijve, uçkurin e dimijave e lidh nyje, pa vitheve të gjera duke e fshehur ndër rrudhat e përbelshit të derdhur, niset dhe tinëzisht shkon shkallëve te poshtë. Pas këti çasti, kur zemra e saj filloi të rrah shumë dhe shpejtë aq fortë nga frika se mos e hetonin, u dëgjua si tingull një zë i lehtë: Xhemile, ja këtu jam...psst, iu përgjegj ajo duke iu ofruar ngadalë, ngadalë. Dy duar u shtrënguan fortë, dy zemra u bashkuan, dy palë buzë u shkrinë në puthje.
Është mesnatë e thellë. Ata heshtën për një çast thuaja se nuk dinin nga t@ia fillonin bisedës. Heshtnin nën qiellin e vetmuar! Syla iou ofrua edhe më afër, ia lëshoi dorën dhe ... vetëm e shtrëngonte për belin e hollë! Ajo pasi që buzëqeshi pak pak u përdredhë pranë tij dhe buyët i pëshpëritën në heshtje: shpirtë më plase, zëmrën ma rrëmbeve! Dhe akoma dukej edhe më e bukur, sytë i shkëlqenin në vetullin e zinj, gjoksi i gufonte edhe më shumë nën jelekun e mbërthyer. Gjijtë iu ngritën tatëpjetë, thuajse janë shndërruar në vullkanë që bluan dhe flakos vetëm flakë dhe zjarrë.. Heshtja vazhdon, heshtë edhe ajo nuk kundërshton, qëndron si kurorë me bel të thyer mu në lidhëset epështjellakut. Dimit i rrinin dhe kishin hije aq shumë mbi kofshët e mejme. Dhe duke marrë frymë të thellë disa mendime i vegoheshin nëpër mëndë.
Syla tani më është i tëri i çkujdesuar,ia kapi që të dy duart e bukura, të vogla dhe të bardha, njëherit kinëse në padashje, kur e pa që ajo as që e kishte ndërmend ta kundërshtojë, dy palë duart si danat e çelikosura u shtrënguan edhe më fortë dhe u puthën edhe më ëmbël, duke u luhatur ndër horizontet e panjohura të asaj nate, (e cila si nuse dukej e stolisur prej yjeve që hiqnin vallën madhështore. E hëna dukej edhe më e buyëqeshur nga hijet e pemëve ku krijonte shumë kurora të bukura mbi livadhet e bleruara, të cilat edhe pse ishte natë, dukeshin si pejsazhe të gjera dashurie në zemrën time! Lagjja e vogël ishte ende nën heshtjen e thellë, ende përkundej nëpër valët e ëndërrës. Ajo është bërë fole e dashurisë sime, aty e kam lidhur atë në prënga!
Syla dhe Xhemilja shikoheshin në mes vete, prej në këmbë e deri në kokë. Trupi i saj ishte i njomë si filizi i pranverës së herëshme kur nis të mugullojë në njomësi e freski rinore! Ajo ende përdridhet në vete. E Syla e shtrëngon edhe më tepër...
Sylë për hatrin e Zotit të madh lëshom se gjak po më rrjedh, toka po më sillet ore Sylë... shpirt, damarët po më shqetësohen, buzët më thahën, besom pash nderin se fare nuk jam në vete.
Xhemile të lutem eja me mua, eja të shkojmë aatje poshtë nën hijën e molave, në kopshtin e gjërë, atje pas gardhit, beso se nuk na sheh askush përveç një Zotit të madh.
Mos Sylë, mos, atje kam frikë se,bëri e kaloj ndokush aty pari dhe mund të na shikoj, e madje a ka më jetë për mua, atëherë ku të shkojë unë! O Sylë... lëshom se shumë frikohem, loçkë mos më tërhiq zhagë.
Fjala i mbeti zvarë në majë të gjuhës. Por Syla nuk pritoi, e kapi, e kapi edhe më fortë për uçkurin e dimijave dhe vazhdimisht e tërhiqte nga caku i kopshtit. Fryente një erë e lehtë dhe e freskët. Kënduesit kokorritën edhe disa herë... Syla e nxorri pallton dhe e shtroi mbi barë, e zuri për beli Xhemilën dhe e urdhëroi që edhe ajo të xhvishet dhe të ulej pranë tij. Ajo e nxorri pështjellakun dhe e lëroi uçkurin e dimijave, zbërtheu jelekun dhe u shtri në tokë duke ofshanur thellë.
Shikoe pashë Zotin! A kështu lakuriq, ta heq edhe mitanin, ore pashë Zotin do të na lëshoj edhe toka, do të na vrasë edhe perëndia!
Po që don, vetëm po që don, vetëm ty, ke kujdes që mos ta grizësh jelekun!
Xhemilja u derdh lakuriq pranë Sylës. U përqafuan aq fortë sa që edhe shumë lehtë dëgjoheshin të rrahurit e zëmrave të tyre! Atyre tanimë nuk i kotohej aq mirë fillimi i puthjeve të para, sepse çdo gjë kishte mbaruar shumë shpejt. Syla i humbur në mes shalëve e ledhatonte në shpatulla dhe gjinjë, nëpër bel dhe vithe, dhe njashtu mbetën të përqafuar deri vonë-vonë.
Qenjtë lehnin, kënduesit kokorritnin edhe më shumë, hëna ishte fshehur pas majës së lartë të shullerit. Mëngjezi gërdhinë, qielli nis të zbardhohet.
Xhemilja me të shpejtë u ngrit i lidhi uçkurrët, mbërtheu komcat e jelekut duke i rrasur gjijtë e gufuar cullak që pak më parë i dukeshin si dy toptha të bardhë! U vesh edhe Syla dhe duke ia ledhatura bistekët e gjëra dhe faqet e fryera e lëshoi fshehtas për rrthe gardhiqeve. Ajo iku, sytë e soditën gjatë, shumë gjatë deri sa ajo u yhduk pas parmakëve të çardakut, e në krahrorin e Sylës, thellë në mezin e zemrës iu ringjall një bollëk dhembjesh dhe sytë iu mbushën plot me lot.
Dielli lindi duke i kredhur rrezet e arta mbi majët e kodrave thepore dhe pas atij çasti i përflaku ograjët e mbjellura. Dy palë sy nga largë ende derdheshin shikimet mbi thepat e shtëpisë së vjetër... E lotët shndërroheshin në klithje dhe ofkamje dhembjesh jetike, vetëm për shqetësimin e kujtimit për atë, që është më e shtrejtë, si lule e kurorëzuar në njëmijë ngjyra të bukura, në njëmijë erërash të këndëshme, për atë të cilën sytë ishin bërë obsesion i kahershëm ëndërre të thurrura me ngjyra kujtimi në melodinë e dashurisë së madhe, e cila pasi që ikën, të zbërthen dhe shpërthen në sy shkëndija të blerta, t’i molis dijet e gjakut dhe në zëmër vjedhë helm.
Kështu që nga ajo mbrëmje kaluan edhe shumë e shumë mbrëmje, e ditë dhe netë të tjera, por Sylë Muja nuk e pa më kurrë Xhemilën. Vetëm asaj pranvere kur ajo shkonte e ndjekur pas babait të saj, në livadhe për të shpie drekën burrave që kositnin.
Që nga atëherë e mbyllën Xhemilën në shtatë dryna edhe atë përgjithmon. Sepse i ati i saj paska qënë burrë oxhaku dhe ata mburreshin me kanunin dhe trimërinë. Se e bija e Bajram Alisë është bijë e derës së madhe, e ajo, Xhemilja, të bëjë një gjë të këtillë, t’ia merrë dhe nxinë fytyrën e këtij oxhaku, ta turpërojë kanunin e shëjtë!
Dhe kështu plot epitafe të tjera për fytyrat e këtyre njerëzve të ndrydhëm nëpër dejtë e një jete të vjetër, të një shekulli të pakuptimt shumë fytyra të tilla lahen gjak. Ata ende ngjallërojnë me kanune, kanunet nëpër trojet tona, kalamendën nëpër kullat e mbyllura me myshqe prapanike dhe vjetërsira jetike!?
Tani Sylë Muja shpeshherë kalonte me drojë rreth shtëpisë së Xhemilës, tinëzisht dhe vjedhurazi hedhte sytë me shikim nëpër dritaren e vogël, i mendimit se mos del nga ndokund Xhemilja, por gjithçka ishte kot dhe arrati...
Ata më nuk u panë kurrë e përjetë, nuk e takuan njëri tjetrin asnjëherë më.
Kështu kohët i përcollën në humbellë dhe varrosje shumë dashuri, të cilët mbetën vetëm dëshira, dëshira që jetave u sollën helm, dëshira të parealizuara, dëshira dhemmbjesh dhe vuajtjesh... Më mirë të mos ekzistonin fare
Dialog mbi jetën
...jeta është një rrugë, ku kur njëri tjetrin
nuk munden ta zënë, por vetëm në stacione, në
ato të fundit...
Dy djema disa kohë ishin ulur pranë një tavoline, luanin domino dhe gjykonin se çka është jeta. Ata gjykonin ashtu si ata dinin:
Cka është jeta?, pyeti Ajeti, më i ri se Bala.
Jeta është një makinë, por jo e gatëshme. Një grumbull i madh me pjesë të ndryshme është aty pranë, e njeriu duhet vet me i gjetë ato pjesë e të montoj makinën e udhëtimit.
Vallë, pse nuke marrin një makinë të cilët e montuan të tjerët?
Ajo është montuar për në një rrugë tjetër! - tha Bala.
A guxojmë të rrijmë me një vënd deri sa ta monotjmë makinën që dëshirojmë?
Vaj halli, madje...Asesi! Por, pjesën e montuar duhet bajtur me vete, e sipas nevojës, mendoj sipas kushteve të asaj rruge që udhëtojmë, shohim se çfarë pjese duhet dhe ku të montohet - sqaroi Bala.
A ka njerëz që shërbehen me ndonjë makinë të montuar me parë, ose shkojnë të njëjtës rrugë që ka shkuar ose
shkon montuesi i parë - pyeti Ajeti.
Ka, por shumë të pakët. Fare pakë.
Vallë kalojnë mirë ata?
Varët, se sa mund të mësojmë nga montuesi i tij.
Po, nëse ka bërë ndonjë ndeshje montuesi i parë, pas së cilit shkon i dyti, vallë duhet edhe ai të bëjë ndeshjën?
Përgjigja është e qartë - thotë Bala duke e vërë gurin zero të dominos.
Si?! Habitet Ajeti, duke e marrur një tjetër gurë se nuk ka zero e pesë.
Ta merr mendja se, jo!
Po nëse atij të parit i eksplodon diçka, i ndizet makina, vallë do t’i ngjajë edhe të dytit?
Sërish varët nëse montuesit të parë i eksplodon makina pse nuk e perdori mirë, të dytit nuk do t’i ndodhin
sepse ky e përdorë si duhet... e nëse montimi nuk ka qënë i mirë, atëherë mundet edhe të dytit me i ngjarë, por me siguri i dyti ka mësuar për fatëkeqësinë dhe nëse ka dashur
dhe ka mundur me larguar - shpjegoi Bala, dalëngadalë dhe duke thithur duhanin prej llullës së tij të zezë me një vijë të verdhë.
Heshtje,vetëm gurët zhurmonin mbi tavolinë.
Shumëkush jetën e quan edhe ndryshe, foli Ajeti.
Po, e quajnë dhe mendojnë ndryshe. Jeta është një rrugë e gjatë e cila për çdo kënd, mendojnë, se ka vetëm një stacion, e cila rrugë kurrë dy herë nuk përsëritët, e njerëzit kalojnë, e vetëm kalojnë nëpër atë rrugë. Por, unë nuk pajtohem me të, përfundoi Bala dhe e mbylli lojën.
Kjo do të thotë se jeta bëhet monotoni!, foli Ajeti
duke i përzirë gurët e duke i rrotulluar mbrapsht.
Po...
Sërish kisha për të thënë se jeta është një rrugë...ku as topi nuk e luan. Ku kur njëri tjetri nuk mund me zënë, por vëtëm nëpër stacione, edhe atë në atë të fundit... gjithmon në stacionin e fundit, mësojmë diçka në to dhe vazhdojmë: dikush i qeshur, ndokush i gëzuar e ndokush i dëshpruar dhe i pasionuar. E ne udhëtojmë vetëm udhëtojmë. A pajtohesh Balo?
Paj si ta marrish, por unë nëse largohem prej makinës ku jeta nuk është makinë, atëherë do të thonja se jeta
është një urë e cila gjithnjë na ndihmon me e kaluar lumin e rrëmbyeshëm ose të qetë. Gjithnjë na lidhë me brigje të reja, e kështu vazhdimisht përsëritet, por nuk ka mundësi për t'u kthyer nëpër brigjet ku kemi qënë më parë, sepse ura do të jetë e demontuar.
Por, nëse duam në një breg të lumit të qëndrojmë gjithnjë, atëherë?
Gjatë mundësh, e gjithmonë jo! - tha Bala.
Vallë sa qëndronë kjo urë?
Varët, sipas montimit të demontimit.
Por, nëse nuk e montojmë mirë ç’bëhet?
Dihet, lumi si lumi, vetëm banë, rrëmben çdo gjë...
E nëse është i qetë!
Edhe uji i qetë shembë brigje, uji gjithçka mbanë dhe banë, gjithçka sjellë, fliste Bala, dhe matej se cilin gurë me e vërë.
Shkurt, 1968.
Ëndërrimet që mund të realizohen
...Një arsimtar më pak! Përshperiti ai i
pikëlluar dhe ky lajm u përhap si era,
helmoi zëmrat si gjarpëri...
Qe nga shpati shiheshin shtëpit përdhese e të bardha si vasha e fshehur pas kurorave të gjelbërta të pemëve e ndokun,ndokund ndonjë parmak i hapur i ngjante si qepallja e Hajrisë kur fërfëllonte mbi syrin e zinj. E shikonte tere ate lagje me shtepia te grumbulluara si per cudi, sepse gjithnje neper bjeshke shtepit jane te shpartalluara, dhe shikimi i ndalej ne oborrin e pjerrte dhe te rrumbullaket ku here hynin dhe dilnin lloj llojfemra te veshura me gjithfare rrobesh. Dhe, atehere, kur dilnin ose vinin ata togje grashe, zeri i Hajries shperthente! I priste me vaje dhe i percjellte me vaje!
Dhe qe, Hajrie! Me ne fund u rritetm - mendoi Tahiri, ne shpatin e kundert te lagjes, prej nga degjoheshin edhe fjalet me te uleta - e ti po shkon edhe nuse.. Mire, shko! Une akoma po i ruaj kafshet e katundit... Dhe tani ndalej Tahiri, i shikoi rrobat e tij te grisura, prekte mjekrren e parruar dhe ku ta dijssh se cka mendodi, por iu dridhe buza
E deshten me i pikuar lotet! Ndoshta iu dhembs e tere ajo qe kishin kaluar si bari,, e pa mos t’i thene asnje fjale te mire e te keqe asnje vajzeje te katundit. Ndoshta edhe po i dhemsej Hajria!
Dhe ja Hajrie!Ti po shkon edhe nusee e une... une gjithmone... shikoi rreth e rrotull, mos eshte kush prane, por nuk pa askend te gjalle pervese dheneve dhe qengjave qe
Lodronin neper ate ledinen e blerte dhe plote lule dhe fluturimimthit te zogjeve prej nje thane neper tjetren, me kurora te verdha si duvak nuserie, dhe: gjithmone, me berso, te kam pas dashur, pasha keta dy kokrrat e drites,fill pa hile, por kurre nuk mora guxim me te thene... Edhe kur ishim krejte te vegjel, kur edhe ti i ruajshe ata qengjat e medhenj, kur e mbajshe ate peshtjellakun e kuq me vija te zinj, une qe ateherit te kam
pase dashur, pa asnje hile, e ti... qe, po shkon nuse e une... Por, valle pse ashtu po qane?! Valle cka po i dhembset ta kisha ditur? Te te vjen cudi edhe me disa pune,
nuk po mund t’i bije fije: me qajte pse po shkon nuse! Gezohen pse shkojne ne gurbet! Cudi! - mendonte dhe cmendonte Tahiri neper mesin e tufes se dheneve me shkopin e tij ne dore deshironte edhe me te zgjatej kjo dite, ti shikonte ato togje grash, ta degjoje zerine Hajrise se tij
te deshiruar qe nga femijeria duke mos e ditur askush.
Ku ta dish se kujt i dhembsej Hajrija!
E ajo qante, qante edhe me plot lote.
Pse vashe po qan me lote? - pyeti shoqja e saj e femirise, Xhuvka.
Heshte, Xhuvke, si mos te qaje...
Dhe pse, cke per te qare?! Ti te pakten po e merr ate qe e deshte. I bukur eshte edhe arsimtar! Une me qene sikur ty, qaje vetem me ze, sa per sy e faqe!
Eh, moj Xhuvke, moj locka ime, une nuk po qaj pse po shkoj te burri, por... Xhuvke, cikeria, ajo qe kurre me nuk me kthehet, kur me nuk na perseritet, ajo po me dhembeset. A e shikon, i beme nentembedhjete vjet e ti Xhuvke, e ti u bere vete e katerta... A mos me qajte, a...! dhe u perqafuan me sa fuqi paten.
Zhurme.
Cdo kush fliste sipas vetes...Fëmijte qanin.
Ejani mori çika çka u shukatet! Këndoni! - u bërtiti një hallë, e ata, vajzat ia ftuan atyre këngave të reja që vet i thurrnin:
...Qaj Hajrije, moj qaj e qaj’
po shkon te burri e jo ndër dajë!
Ani burri jem -o, a arsimtar,
I vjen era si lule behar!
Ani qaj Hajri, lotët si shi
Lamtumirë mori çikni! etj...
dhe gratë si grate: disa qeshnin, disa bisedonin e qanin, por sigurisht jo për Hajrijen, por si e kanë zakon, sa herë që mblidhen ndokund sejcila qanë për atë që i dhembset.
E diela i ofrohej atyre kodrave të rrumbullaketa dhe gjelbëroshe.
Tahiri i drejtoi bagë
tine nga katundi, nga ai zeri i nuserise qe tere diten e mallengjeu. Tahiri i leckosur,kisshste deshire, qe sonte te hante darken ne shtepine e Hajrijes, me siguri donte te haje dicka me mire se neteve te tjera, dhe do t’ i shikonte edhe ata bijat, dikur shoqe te femijerise, e tani nena...
Nata i shtriu duart neper prrojet e madje edhe nëpër kaçubat e blerëta. Katundin e kaploi një qetësi e trashë e thelle. Dikund andej nga ai katundi ku duhej nesër me shkuar Hajria, u dëgjuan tri krismat te njepasnjeshme, por askujt nuk prishen qejfin: dasmsoret menduan.
Nuk vonoi dy ore: e kishin vrare Zejnen!
Cilen Zejne, more!
Dhenderrin bre,ate arsimtarin...
Nje arsimtar me pak...pershperiti ai i pikëlluar dhe ky lajm u perhap si era, helmoi zemrat si gjarpëri.
Gjithkush gjykoi si dinte, por kush mundej ta ngushllonte Hajrijen, kujt me ia dhene duvakun e saj!
Qetesia e pikellimit ngulfateshin çdo gje, kurse zëri i Hajrijës, pëlciste edhe gurin.
Në dilemë
Një ditë para se të nisej për në rrugë, dyshonte diçka...lufta e motive ishte në pahë. Të nisem por do të gabojë. Mos të shkaktojë ndonjë fatëkeqësi në familje! Nuk dua të vuajnë të tjerët dhe shpirti im të mbetët gjithnjë i pikëlluar. Bresat e thella shpirtërore dhe dilema e okupuan totalitetin - qenien e tij: mos të nisem - thonte në vetvete...Por jo...serish do të nisem. Nuk mundem ta lë shpirtin e saj të pikëlluar, bresat e saja të robëruara, qenien subtile, idilitetin e saj të shkrirë, të sublimuar në vajë...Ah sa keq! vëndos B dhe nisu!
Kështu i kaloi dita e parë: d i l e m ë dhe asgjë tjetër.
Të nesërmen u nis por dilema e përcjellte çdo çast, e lash prapa një pjesë të shpirtit tim! Nuk di çka do t’i ngjajë familjës... me familjën! Ata X ende nuk pastruar me të kaluarën, ende nuk janë shëruar nga plagët e së kaluarës sonë të errëshme; ende vuajnë prej averzioneve të së kaluarës së errët. Nga thellësia e shpirtit të tij vrullojshinë fjalët të cilët e pasqyronin botën e pasioneve të tij, emocionet dhe gjëndjën e tij shpirtërore: Ah fatëkeqësi. Dashuri e inspiruar e entuziazmuar, dashuria që rrjedh, gurron prej zemrës dhe absorbon nektarin e n jomë dhe delicioz të rinisë, shpeshherë është simptom i tragjedisë. Por mirë thotë një fjalë e urtë latine: Omnia vincit labor improbus.Vlera e njeriut pasqyrohet, shihet në vendoshmëri. Do ta shpëtojë një vajzë që të mos shitet. Ajo e ka një vëlla barabë, një bita nga dhe insolent i cili asgjë nuk punon dhe shumë herë ja mendon të mirën motrës - shitjen e saj. Ah sa fatëkeqësi! Dhe në thellësinë shpirtërore sikkur të lindej një fuqi reminisenciale: dikur në errësirat tona të kaluara ka pasë mjaftë raste të këtilla. Tani janë në agoni e sipër, por ja që ka ende mbeturina. Ku e solli fati që unë të jam protagonist i dramës, shpëtimtar ose viktimë e rastit. Por nuk ka gjë nëse mbetem gjallë, do ta shpëtojë një lule të njomë, një jetë mizerabile. Prandaj, mos prit B, në aksion! Ti shpirt shqetësohu dhe ti dilemë zhduku.
Treni udhëtonte me të edhe dilema e cila e kaplonte shpirtin e të riut: sërish familja është në pyetje, pasi prindërit e vajzës prej katundit T., mjaftë mirë dinin me përdorur pushkën në njerëz dhe shumë hollë i qëllonin të pafajshëmit! Sido qoftë do të shkojë deri në stacion të P. Aty do t’i jep fund dilemës!
Mbrëmja po afrohej gjithashtu stacioni dhe fundi i dilemës. Trena e dha shënjën. Zbriti prej tij dhe u ulë pranë stacionit: me i dhënë fund dilemës duhej menduar pak kohë. Fizionomia e fytyrës ë tij tregonte diçka, i shprehte pasionët dhe mbresat e thella shpirtërore që shpirtërirsht i ndinte. Duke e shijuar dhe thithë nektarin e mbrëmjës pranverore, nëpër mollëzat e faqeve i rrjedhën disa pika loti. Ata shpreheshin tërë botën e tij të brendëshme psiqike - melankolizmin e thellë të përshkruar prej një idiliteti dhe brëngosje. Të gjitha këto çaste i përcjellte një erë e lehtë e cila fryente asaj mbrëmje. Ajo aq më tepër i preku vibracionet e shpirtit subtil duke hedh në retrospekcionin e së kaluarës. Së bashku me të mësonim. Ajo e kryeti shkollën fillore dhe në moshën katërmbëdhjetë vjeçe ia hudhën “harnin e zinj” në fytyrë. Ajo pasqyronte tërë errësirën e së kaluarës sonë. Një ditë e pyeta vëllanë e saj M., pse nuk e dërgon motrën e saj në gjimnaz?! Përgjigjja ishste mjaftë insolente: ti po interesohesh për motrën time a...! Ruaju se kam për të vrarë, dhe pa thënë asnjë fjalë tjetër u zhduk. Kjo më detyroi sa më
Parë të largohem në qytetin K, ku vazhdova shkollimin. Një ditë pushimi shkova në katundin T. Për fat të mirë i vëllau i saj kishte qënë në miqësi dhe takimi me vajzën u mundësua lehtë. Por nuk mund ta përshkruaj atë çast të prekshëm i cili më dukej se paralajmëronte tragjedi. Kur më pa lotët i gurruan, të cilët ma prekën substancën e shpirtit. Ata i përjellëshin fjalët e saj të ëmbëla: pse më harrove, nëse ke pak cilësi njerëzore, më shpëto prej territ të zi. Vëllau im më ka shitur për një njeri të vjetër pa e parë unë fare! Do të shpëtojë, i thash pasi ti je jeta ime. Në këtë të ishe e sigurt.
Atë ditë e caktuan edhe kohën e fundit të shpëtimit: të martën ora dhjetë të mbrëmjës, tek lisi i madh pas shtëpisë..Aty takimin aty shpëtimin ose aty fundi i jetës së dy luleve - tragjedia.
Atë ditë u kthye në qytet fare i pikëlluar. Fytyra e tij që përpara shndëriste si lulja në mëngjez, tani iu zbeh, i ngjante më tepër lulës së vyshkur... Prej asaj dite ju shkapërderdhun dhe ashpërsuan ndenjat. Natën në gjumë i valonte fytyra, bukuria e F. gjithashtu ishte edhe mizerabiliteti i saj prej të vëllaut. Ditën mendimet e shpëtimit dhe madje plane për një jetë të përbashkët, për një ideal ose një fantazi që duhet realizuar. Dhe fundi i të gjitha preokupimeve erdhi, i tha vetës: B. Nisu për në aksion! Setyrën duhet kryer.
Së shpejti u ngrit nga karriga dhe u nisë për në katundin T. Nuk ka dilemë, puna duhet të kryhet. Në vete ndiente një fuqi të madhe. Rrugës ecte ngadalë dhe fare i qetë. Nganjëherë bukuria e natës pranverore ia tërhiqte
Dëshirat
Gjithmonë dëshirat e njeriut janë të
mëdha sa mundësit e tij...
Ai këtë mbrëmjë rrinte në dhomën e pritjës i ulur në fotelje.Në kauç ishin ulur edhe disa gra të huaja që kishin ardhur në ndeje. Shikonin televizionin dhe të tërat
dukeshin se janë duke menduar diçka, sikur i mundonte diçka.
Bashkëshortja e tij i bëri çaj.
Çaji i rusit fare nuk po na bënë dobi! - foli njëra
Besa unë vetëm kafet i pij - foli e ëma e tij!
Kemi ngulur këmbë si thiu në baltë me çajin e rusit, edhe pse e dimë se nuk është i dobishëm - foli ai.
Gratë qeshën, veçse njërës. Ajo rrinte e menduar. Nganjëherë i vjedhte me sytë e saj dy djemtë e tij, e madje vjedhurazi e shikonte barkun e saj te fryrë. Edhe ai nganjëherë ia shikonte barkun e saj ashtu me turp e si me faj, sepse nuk ishte mirë të shikonte një grua ashtu vjedhurazi, edhepse ishte e shokut intim, edhepse ai dëshironte t’i linde një djalë, një djalë pas pesë vajzave.
A shkojmë - propozoi plaka?
Rrijmë edhe më, e luti e ëma e tij, por ata shkuan.
Pas pak nisi një program në lidhje me planifikimin familjar.
Eh, ai që i ka nuk ia din vlerën, e ai që ia din vlerën nuk i ka... foli ai, dhe bashkëshortja e tij e kuptoi se për çka ishte fjala, pasi që kishin bërë fjalë disa herë më parë.
A e pe qyqja, sa po më dhëmbëset. Ku të dijsh se sa frikohet deri sa ta lind: me e parë vall është djalë.
E ne po i qortojmë se po na e prishin gjumin. Që të tre fëmijtë i kemi si dy molla, pa asnjë të metë fizike, por sikur të kishin qënur abnormal, e po që mos t’i kishim pasur fare, sikur mjeku...atëherë?
Eee do të isha çmendur pasha këta sy. Do ta kisha vrarë vetën! E pash motrën time, ti e din edhe ajo ka lindur tre vajza e madje një djalë. Tërë natën, vallë më beson, tërë natën po i rrinte mbi kokë, duke përkundur, që mos po i prishet gjumi, mos po qanë...
Por me i lindur edhe i katerti vajzë?
Me siguri do të çmendet, nëse edhe nuk vdes!
Më dhembsët shoku i saj, besa pa masë, por gjithmon dëshirat e njeriut janë më të mëdha se mundësit e tij. Dreqi le ta merre edhe këtë jetë, gjithmonë e ithët shumë e ithët. Nëse njeriu nuk ka një qëllim ose diçka tjetër, çmendët pas saj, e nëse e ka i mërzitet dhe ia rëndon dhe prish jetën.Ose njeriu vuan për një sendë deri sa ta realizojë dhe posa ta realizojë, ndokush tjetër ia ithëton dhe sërish vuan.
E pse vallë?
Sepse jeta nuk të lënë me i përsëritur gjërat, ata gjithnjë vijnë të reja, gjithnjë të paramenduara ose jo, gjithnjë ndryshe se si ne dëshirojme. Jeta nuk lejon me i ripërsëritur dy herë gjërat, sa herë që na duket se i përsërisim, ata janë vetëm të reja.
Ai fliste edhe më, e shoqja e tij ia shtroi darkën dhe u ulën me ngrërë me tre femijët e tyre, si tre mollat e bukura në rrembin e saj.
Shkurt 1968
Valët e jetës - kronikë
Haziri dukët shumë i qetësuar edhepse ishte djalë i ri dymbëdhjetëvjeç. Nuk është e mundur të përshkruhet fytyra e tij melankolike. Bota me të gjitha ndryshimet e saj i dukej si një intrigë e përgjithëshme ku individët ose njerëzit njëri tjetrit ia pinin gjakun edhe nga skamja edhe nga xhelozia...
Rrethi shoqëror i dukej si një çerdhe kanibalësh, si djep ku zhvilloheshin dhe rrjedhnin fatëkeqëit që i mbulonin njerëzit dhe atë rreth shoqëror në faqën e dheut.
Ky rreth shoqëror që me shekuj të tërë ka pjellur egoizmin ku barkëmëdhenjtë gjenin dhe gjejnë shprhejt dhe veprimin e tyre në eksploatimin i cili kap pikën kulminate për përsosmërinë e jetës së tyre..
Dhe përsosmëria askund në procesin e saj histsorik në shoqëri nuk gjeti folen e saj, tani po tek këta barkëmëdhenjë ke eksploatimi i tyre.
Syt e tij të mëdhenj e të mbushur me lotë dukeshin se i dënojnë këta poshtë
rsira. Këtë situat e pohonin edhe fjalët e tij të cilët përcilleshin me një ton të ashpër dënimi:
Deri kur më kështu...Dita i kaloi duke menduar, fizionomia e fytyrës herë pas herë i ndryshonte. Dukej se për një çast përjetonte xixat revolucionare që ishin fshehur në idenë e tij. Një çast tjetër dukej se pajtohej me negativitetin e luftës motivore. Nuk është e mundur që t’i shkulën rrënjët e kësaj shoqërie e cila i sjell përplot fatkeqësira njerëzimit. Por optimizmi triumfon gjithnjë: pse të mos ishte e mundur që t’ia shkulnja rrënjët e kësaj shoqërie. Asgjë në botë nuk ka absolute, gjithçka mund të ndryshojë, Dhe pse mos të ndryshojë edhe shoqëriaë cilën e jetojmë e cila është diktatore, dhe nuk është asgjë tjetër më tepër përvetëm se një proces ndryshimesh kronike dhe historike. Kur don masa bën gjithçka, ajo është fuqi që vepron jashta vullnetit të atyre që e dominojnë shtetin. Rrugët janë të hapura që të krijohet një shoqëri kur të ekzistojë kombi i artikuluar ose religjioni i moralshëm të cilët janë dy votra prej ku rrjedhin ambiciozitetet dhe egoizmat. Të krijohet një shoqëri siç e konstruktoi Zoti, që të mos ketë kurnjëfarë jazi ose urë ndërmjet punës fizike dhe asaj mendore.
Në mbrëmje e ftoi shoku i tij Hebibi: Hazir Sulejmani Çaush, sonte kam miqë në konakun tim dhe kam dëshir të vish edhe ti në ndeje.
Mezi kam pritur - i tha djaloshi.
Mbrëmjet në katund janë shumë të këndëshme sidomos gjatë stinës së dimrit. Ata gjithnjë kur kanë miq mbiledhen dhe si të thuash nisin dhe i qajnë të gjitha hallet e jetës. Aty njeriu mëson për jetën shumë gjëra të mira dhe të këqia. Aty studiohet edhe psikologjia, shpirtin me të gjitha procesët tjera psiko-sociale të çdo njeriut...Duhet t’i lëmë anësh këto përshkrime.
O aga Murat u dëgja kushtrimi i një zëri.
Bujrum, bujrum, në dhomë u fut Hazir sulejman Çaushi. Të gjithë katundarët u ngritën në këmbë sikur donin të tregonin dashuri dhe nderë të madh që ia bënin djaloshit të ri.
Hë pra Hazir... si e kalovde kohën sot?! E pyeti njëri nga katundarët.
Mirë të them, koha kalon pavarsisht nga dëshirat a tona.
Allahile Hazir, çka po bënë gjermani, keni filluar me ia shkulur rrënjët e një cungut të madh, që i ka zënë vëndë dhe kanë bërë hije në tërë malet dhe nuk po i lënë me u rrit dhe me jehuar në dritë diaelli, ia priti njëri nga miqt e Murat Sejdiut.
Do të vijë edhe ajo kohë axhok...Dialogun e ndërprenë disa bisedime interesane që i shpreheshin brëngat e shumë katundarëve.
He ore burrani deri sa të jetë qenia njerëzore do të ketë të mira dhe të këqia, dhe më së shumti të këqia, pasi që jeta relativisht është e shkurtër dhe dominojnë këta të fundit. Dhe priviloegjët, rushfetllëku dhe miqësirat janë shumë të poshtëra që fatëkeqësisht folenë më kryesore e kanë në vetë kokën e njerëzvet.
Po, po plak i mençur, ashtu është, pohoi një nga miqt.
Vallë orë vëllezër këto intriga a do të marrin fund - shtroi pyetje Hazir Çaush Sulejmani dhe shtoi: duhet ta dijmë dhe ta kemi të qartë vetëm një punë: vetëm fuqia e njeriut mbanë gjithçka. Ajo ka ndryshuar natyrën e vdekur dhe nuk ka hasur nga asnjë pengesë absolute. Në këtëdrejtim duhet të jemi optmisita. . Hazir Bajraktari nuk ishte fare i qetë dhe i padurueshëm. Dukej sikur e ngacmonte diçka, me siguri ndonjë motivacion i brendshëm...
Ore shokë t’i lëmë anësh këta biseda. Ne objektivisht nuk mundemi të jemi dëshmitar për të ardhmën tonë. Atë aktë e ka vet koha me treguar dhe dëshmuar.
Por, ofrohu Çaush këtu tek unë dhe thuaje një këngë që e don ti dhe të gjithë katundarët tanë...
Vallahi mjaftë mirë je kujtuar ore Hazir Bajraktari, pohuan disa katundarë të tjerë.
Dhe pa asnjë intervalë kohe ia plasi kënga:
O Hasan Kuka o një burrë azgan
O ka marrë rrugën dhe ka shkuar në Tiranë
O Pashës Tiranës një fjalë me ia thënë
Eja më jep leje shkijet me i zënë
Edhe me i zënë dhe farue
Me i djegë zëmrat me ia përvëluar...
Diç zëri nuk po shkon tha Hazir Çaushi.
Oho, oho, shumë mirë, shumë mirë, vetëm grahi.
E pra Pasha i Tiranës leje i kishste dhënë
E pra Miro Hasanii ore qënka shterrë
E pra në Çetinë në këmbë ka shkuar
Ani nam ka bërë oj nam ka mbaru
800 shkije në zjarr i ka përvëlu
1000 të tjerë të gjallë Pashës ia ka çu.
Nder të madh Hasanit i kanë tregu
Moj me kurorë të arit e kanë kurorëzu.
Kënga mberoi dhe pikat e lotit si gurra e kulluar e kronit pandërprë rrjedhshin dhe lagëshin mollëzat e faqeve të katundarëve,
E pra vëllezër kjo ka qënë bujaria dhe trimëria e shqiptarëvet. Ora 22 (njëzet e dy) bisedat u ndërprenë dhe katundarët u shpërndanë nëpër shtëpit e tyre. 02.01.1941, agoi mëngjezi i hershëm dhe e solli ditën të cilën e kishte kapluar dimri me stuhi të mbushur me borë dhe i kishte zënë të gjithas rrugët e fshatrave.
Një mbrëmje në katund
O rus quando egoite ascipician
Asnjëherë dhe kurrë nga shpirti im nuk mu hoqën ndjenjat dhe kujtimet e shokëve të mi prej katundit tim. Më është dashur që ta përshkruaj natyrën e vëndit, pamjen e mrekullueshme të çeshmës, ata shtëpi ndokund njëkatëshe a ndokund dytkatëshe, por së tepërmi ma dridhën zemrën lojrat e para të fëmijërisë time, me shokët dhe shoqët, kushurinjtë dhe kushurirat, anadj edhe dora mu shkëput thellë në brylin tim.
Më 29.08.1954 shkova sërish për vizit dhe ta përkëdhelja vëndëlindjën time, aq shumë më la përshtypje mbrëmja e katundit.
Së bashku me shokun e katundit Hebibin e soditëm tërë vëndin, sa zëmra mu mbush përplot përjetime ndjenjash, fantastike dhe mendime të thella. Më kujtohej shtëpia ime ku në të kalova plot shtatëmbëdhjetë vite.
Kujtim nga shoku yt Sejfedini
Letra e pare
Neper kendet e jetes time
K... Keja eshte e madherishme, me e madherishme se K-ja valle ekziston dicka... Paramendo sa e embel eshte nata me ty engjelli i kalter ah! K K dhe vetem K
Ekziston vetem nje shkronje K. Ajo eshte kandili im me drite te kalter ku me percjelle neper fshehtesit me te thella te jetes. Me te dij gjithckaa, sepse ajo i ka bukurit e mrekullive, inteligjencen e muzes, frymen e Parnasit... Ah K ah K, kjo ofshamje eshte motoja e shpirtit tim.
15 vite plot plasaritje. Ndjenje e madhee ku mund te fundosesha une pergjithnje e mbulon tek shpresa e dashura, engjelli i kalter, se nje dite dy frymat tona do te perzihen. Pesembedhjetelufte me veten, l;ufte me plasaritjet e jetes...por gjithkund fryma yte Engjelli im i kalter, me bente ure neper te cilen kalonjaa (pa te shkelur fare), ne anen tjeter te jetes!
Cdohere kam qene vetem me ty Engjelli i Parnasit, sa mire eshte te ishe ty Une se paku per nje Cast. Dhe te shikosh sa mire eshte te jetosh nen hijen e drites tende te zbehte e modeste! Tani Ti nuk e dine kete. Po te them edhe dicka tjeter: jam i shemtuar pas dhe per bukurine tende (me beso se e njoh veten), por kur nje gjesend eshte shemtuar e jeton afer dijamantit edhe ai behet dijamant.
Ndonjehere kur me ke ikur prej shpreses jeta me eshte dukur e thate si shkretire e Henes. Por shiu i frymes tende serish e bente kopshht lulesh...
Dita 16.10.1972 eshte dite pa presedan ne histsorine time kur te thash: Eja K... te nisemi se bashku per ne rruge te gjata! Dhe ty e the ah sa veshtire... nuk di tani se c’ te flas, per gjeret e medha me mire eshte te heshti Engjelli im im.
Vetem ti, ti, ti,ti!!??!!!njeqendimije pikecuditese... sepse humbi krejetesisht neper sferat e frymes tende, tretem ne ty. Se paku nuk ke se cka thua dhe te lutem mos reago. E kam driten tende te zbehte, ate nuk ta jape! Mu ndezen dhe flakuan ndjenjat dhe u bene vehemente me shkendine tende se ajo i djegi si te quaj, me thuaj... I kam disa simbole jo poetike se ata nuk te pergjigjen! Te quaj nje Heloize ndoshta me mire eshte... te quaj Muze e Parnasit. Valle ka mundesi te te kushtezoj edhe me te paren
Edhe me te dyten, me thuaj te lutem. Sigurisht nuk te vjen mire te te them se te dua, te dua, te dua, e kete refren ta perseris se bashku me sekondat e frymarrjes sime! Ti me quan te vogel, nuk gabon sepse ashtu jam ndaj teje. Dhe tani e perfundoj letren e pare K... e dashur perjetshmeria ime, te perfqafoj me plot dashuri...
I yti ne perjeteshmeri. 05.12.1972.
Letra e dyte
Cila eshte ajo qe e shikoj atje pas kodrave dhe rrine me fazanat e arte! Ah nuk eshte askush tjeter vetem se K. Cdo cast, ore, jave, madje vjet, sigurisht edhe shekuj te shoh vetem me fazanet e arte.
Cdo gje eshte mire kur jetoj ne frymen tende e dashuria ime K. Gjithcka me duket e huaj edhe vetja ime kur mendoj deshirat e mia qe njehere ta veje koken ne preherin tende te ngrohte jane vetem iluzione te embela dhe te kendeshme. Atehere them K ah K!
Jeto me fazanet e arte e dashura ime K... Ndoshta nuk me harron mua, ndoshta nje minut i takoj jetes dhe fazanave te bukurise tende! Ndoshta... plotesoi keta tri pika.
Sigurisht ta prisha afinitetin e shijes pse t’u ofrova, te thash se keshtu me fali natyra, te shemtuar per te jetuar relaksacionin tende: por lexoi edhe me tutje keto fjale: heren e pare te dua, te dua dhe vetem te dua, cdohere edhe ne jete edhe pas saj.
K-ja ime valle kam te drete te kerkoje dicka prej teje. Sigurisht nuk me thua jo! Atehere me degjo. M’i shkruaj dy fjalit tua te embela qe ta iritojne shpirtin tim. Deshiroj te behem delirium tremes dhe ne gjumin tende terminal te te shoh vetem ty o Engjelli im i kalter!
Ta perfundoj letren e dyte me kete kerekesen time modeste. Ndoshta nuk do ta mohosh! Ne mos dy fjali m’i shkruaj dy fjale qe t’i ndricojne dy mije vitet e ardhem te historise sone.
Naten e thelle kur gjithcka eshste qetesi e thelle dhe kur fryma e K-se e ka mbuluar qetesine e kozmikes se pafund, Une pyes cili jam.
Letra e katërt
Naten vone ne ora 030 te agut
te hershem
Dola ne verande ne naten e voneshme...Heshtej galaktika, toka kishste rene ne gjumin e rende. Por dicka nuk heshtej. Dicka ishte zgjuar. Ajo eshte fryma yte K thash qe ka erdhur ketu, por jo si fantazme. Ah sa mire eshte te jetosh ne bardhesine e saj! Po i thash vetes ajo eshte vetem ketu... jeton se bashku me mua. Nuk i vera vesh se cka flet sepse une e dua! Dhe me bene me gjysem zeri te pershperise, ne dridhjen e tij do te thonja te dua K e imja...te dua...Fjalet e mia te fundit do te jene keto: sigurisht nga fryma e lindjes tende jan inkarnuar te Une. E tani me jame bere gure graniti qe nuk thyhem! Mos u mundo
T’i thyesh se nuk ke per te pasur sukses! E sheh vet, e tani sigurisht je bindur se edhe me fjalen me te rende qe e perdore (shpirt nuk munde ta thyesh. Prandaj mosbene me perpjekje sepse fjalia te Dua K e ime e vetem te Dua dhe vetem ty, eshte bere instinkt i forte per jete, eshte bere granit i vullntetit tim.
Pushoj ne kraherorin dhe preherin tende K...Cka eshte gje me e mire se sa kur marre fryme me frymen tende. Ajo me shnderrohet ne inspirim shpirti, ne leter dhe ngjyre. Me te i shkruaj groteskat ejetes sime, dramen dhe komiken e saj.
Kjo leter eshte shkruar pas nje dridhje dhe tronditje qe me bene pershtypjet e tua, por si shihet fjalet e saj jane te qarta, te kristalta dhe te pasterta, sepse nisjen dhe mbarimin e kane ne frymen tende astralte. Ato nisin dhe mbarojne me nje pasthirme plote e perplot ndjenjash: qe i qelluar reflektuesit e mia, kuptimi i shpirtit, ah K, ah K, pse je larg meje?
Po e perfundoj letren e katerte me shprese e deshire qe nje dite fjalen te dua qe tani eshte shnderrua neper hije te trupit dhe te shpirtit tim, te ma kthesh bumerang.
I yti dhe vetem me ty...
14.11.1972.
Më të dashurit
Eshte veshtire me e cmuar personalitetin e nje njeriut, dhe anen tjeter ata ore me ia dhene me kuptuar se me cfare sentimentalitete dispunon personaliteti yt. Nuk do ta teproja sikur sikur te thonja se fryma yte eshte me e paster se bora e bardhe ne majen e malit me te larte. Ajo fryme eshte pa asnjefare egoizmi, fryme qe i mendon gjithkujt mbarevajtjen e dinjitetit vetem me ndonje grime te asaj fryme humane te cilen e ke ne dispozicion ne faqet e dheut, do te dominonte melodia e kulluar dhe harmonia e Mocartit. Mundem te konkludoj se sfera e XIX eshte abnormale dhe ideal te larte, se ne trupin tende mbreteron nje shprese e flakte e optimizem per progresivitetin e njerezimit.
Doemos mendo se intrigat do te fitojne...ashtu i quan primitivizmi dhe analfabetizmi i madh njerezor. Perkunder, ata sjellin vetem deme aktorit i cili i prodhon ai vet. Ata perkunder njeriut me dinjitet e me cilesira humaniteti, shpeshehere i sjellin edhe dobi. Pasi jeta do te ishte monotone sikur te ishte e paster pa ngjarje e lufta kundershtimesh.
Jeta behet monolite e plot harmoni kur pas nje procesi te gjate te luftes ideologjike triumfon rruga e drejte te cilen e cmojne shumica e njerezve.
Une ta Uroj vitin e Ri 1960, te deshiroj cdo te mire
ne jete, deshira eshte qe ky vit te jete kurore dhe aureole per suksese kolosale qe i kemi dhe na presin perpara, pra le te jete vit triumfi, fat per plotesimin e deshirave te milionave njerezve kudo qe te jene dhe jetojne.
01.01.1960. Kumanovë
Një letër
Ata orë të datës 01.01.1960, me treguan se është shumë vështirë për të çmuar personalitetin e një njeriut nga ana e tij. Ata orë më dhanë me kuptuar se çfarë frymë sentimentale dispunon personaliteti jot. Nuk do ta tregoj sikur të thoja se fryma yte është më e pastër se bora e majës së malit të lartë. Ajo frymë është pa kurrfarë egoizmi, frymë që i mendon gjithkujt mbarëvajtje, dinjitet dhe harmonizim në jetë, sikur, sikur të gjithë njerëzit të dispunonin vetëm me ndonjë grimë të asaj fryme humane të cilën e ke për dispozicion në faqet e dheut do të dominonte melodia e kulluar dhe harmonia e Mocartit. Unë mundem me konkluduar se shekulli XIX është më me moral dhe ideal të lartë, në trupin tëndë mbretëron një shpresë e flaktë optimizmi për progresivitetin e njerëzimit.
Të them të mos mendosh se intrigat do të fitojnë. Përkundër ata i sjellin dëmë vetëm aktorit i cili i prodhon aivet. Ata përkundrazi, njeriut me dinjitet dhe me cilësira humane shpeshherë i sjellin dobi. Pasi që jeta do të ishte monotone sikur të ishte e pastër pa ngjarje e lufta kundërshtimesh.
Jeta bëhet monolite e plot harmoni kur një procesi të gjatë të një lufte ideologjike triumfon rruga e drejtë të cilën e çmojnë shumica e njerëzimit.
Unë ta uroj fundëvitin e këtij vit dhe vitin e ri 1960, të dëshiroj çdo gjë të mirë në jetë dhe ky vit të jetë kurorë për suksese kolosale që i kemi përpara, të jet vit triumfal për plotësimin dhe realizimin e dëshirave që janë në prag të realizimeve.
Pranvera e herëshme
Edhe një letër
Dëshiroj që letra të lëxohet para të gjithë nxënësve
Të dashur shokë, nxënësit e mij të paharruar!
Kaloi një kohë e gjatë që jam larguar nga ju dhe deri më tani nuk jam lajmëruar me asnjë letër. Kjo rrjedhë se unë nuk u nisa mënjëherë, por disa ditë qëndrova në shtëpi, duke pritur ditë-për ditë ftesën nga seksioni ushtarak. Më në fund u nisa dhe ja po ju lajmërohem nëpërmjet kësaj letreje, me anën e së cilës iu tregoj se jam shëndosh e mirë, gjë që dëshiroj edhe për mirëshëndetin tuaj.
Në të vërtetë njeriu si ushtarë qqënka vështërë që të jesh, por edhe më tepër në këtë moshë të vjetër siç jam unë në mes të rinjëve të moshës njëzet vjeçë nën disiplinë të reptë, natyrisht sipas rregullave të parapara në aramtë.
Të dashur nxënës sa i përket jetës s’ime si ushtar do t’iu shkruaj më gjatë ndonjë herë tjetër, por vetëm se iu lajmëroj që ndodhem në njësin ushtarake të ingjinjerisë dhe ndodhem në Shabac, në një qytet të sërbisë, buzë lumit Sava, por unë në qytet ende nuk kam dalur, që t’ua bëjë një përshkrim të këtijqyteti, vetëm mund të them se këtu bën shumë të ftohët dhe fryen koshava me shpejtësi të madhe sa që shkakëton dëme të mëdha.
Unë u largova prej jush, por në mendime jam ju gjithnjë pranë. Shpeshherë më paraqiten disa çaste të mira, të cilët i kalova me ju. Dy vite jetuam së bashku, u ush qyem me një kazan dhe fjetëm nën një kulm. Çdo ditë kaluam së bashku prej mëngjezi deri në mesnatë. Kaluam në një harmoni dhe unë jam mjftë i kënaqur prej jsh, prej qëndrimit dhe ssjelljës tuaj.
Mbrëmja e fundit para largimit tim nga ju përshkruan qëndrimin dhe mirënjohjen tuaj që kishit pasur ndaj meje. Atë mbrëmje nuk kam për ta harruar kurrë dhe asnjëherë, sepse thellë në zemër më preku dhe më la një përshtypje të madhe në jetën time. Ju falenderoj shumë të gjithëve me rradhë për atë përcjellje solemne që më bëtë.
Në këtë çast duke shkruar këtë letër më përfytyroheni para syve të gjithë, po mendoj se edhe unë jam pranë dhe para syveb tuaj, po mendoj se jam duke biseduar me ju, duke u këshilluar me ju. Fytyrat e juaja një nga një po më kalojnë para syve të mij. Sytë e ju të mbushura plot me lot dhe po ku shoh se si po derdhën lotët mbi mollëzat e faqeve tuaja. Të qarit tuaj nga thellësia e zemrës tregojnë se me të vërtetë po ju dhembsët një njeri, i cili po ju largohet prej jush, ata treguan dhembsurin që keni pasur ndaj tij. Kujdesohuni edhe për punën time që e bëra për ju dhe m atë mbrëje të fundit e keni shpërblyer, por as mua nuk më dhembsët aspak koha e humbur, të cilën e kalova me ju. Këtë po e them se jam duke e ndier një vedi sadisfakcioni në shpirt (siç thot fjala popullore idealistike).
Më falni që nuk mundem t’iu drejtohem sejcilit me nga një letër veçe veç, për arye se edhe kohë nuk kam. Për të shkrua aq shsumë letra, sepse gati tërë ditën e kaloi me punë ose mësim të paraparë sipas orarit të ditës, por unë prej jush pres që të më shkruani sejcili nga vetja, duke më treguar çdo njëri jetën e tij se si është duke kaluar natyrisht edhe sukseset në mësime, se në këtë mënyrë mund të jemi të lidhur në mes veti edhe më tepër. Edhe unë nlë këtë mënyrë mund ta ndjek jetën tuaj për këtë vit shkollor edhe pse jam shumë larg jush.
Nxënës të dashur, ju dëshiroj që në këtë vit shkollor gtë korrni suksese më të mirë në mësim në rradhë të parë, e madje edhe në të gjitha degët tjefra në fushën kulturo-artistike e fiskulturale dhe kudo t’i zëri vëndet e para. Këtë mund ta arrini vetëm me punën etuaj të palodhur, me vullnetin e çelikosur dhe me një harmoni të mirë mes jush. Prandaj, vetëm mësoni s dhe ta duani njëri tjetrin dhe sa më shumë të kaloni jetën tuaj në harmoni dhe marrëvesgtje, se vetëm në këtë mënyrë mund të korrni suksese të mëdha.
Prej jush pritet shumë...Ju do t’i edukoni të tjerët. Dija dhe ditrurit tuaja do të përcillen në brezin e ri, tek filizat e rinj shqiptar të katundeve të ndryshme, të cilët me padurim presin mësuesin e tyre, me i mësuar dhe dhuruar dije sikur një bimë e re që merr (thith) ushqimin nga toka. Prandaj, mos mësoni sa për notë por përpiquni të mësoni për të arritur të fitoni kulturë, dituri të shëndeoshë dhe stabile.
Me kaq përfundojë këtë letër, duke iu dërguar të falat e mia më të përzemërta, duke iu dëshiruar shëndet të plotë të gjithëve me rradhë, gëzim në jetën tuaj të përbashkët, harmoni dhe suksese në mësim.
Adresa - Posta ushtarake 7470/9 Shabac, Serbi.
Arsimtari juaj
Feta Çavardashi

Edition Notes

Published in
2011

Contributors

Author
Dhaval

The Physical Object

Format
story
Pagination
53p.
Number of pages
55
Dimensions
/// x /// x /// inches
Weight
/// grams

ID Numbers

Open Library
OL24591627M

Community Reviews (0)

Feedback?
No community reviews have been submitted for this work.

Lists

This work does not appear on any lists.

History

Download catalog record: RDF / JSON
February 6, 2012 Edited by 79.125.237.29 Added new cover
January 30, 2012 Edited by 79.125.238.96 prsdonal story
January 27, 2012 Edited by Anand Chitipothu Reverted spam.
January 25, 2012 Edited by 79.125.233.183 Edited without comment.
January 17, 2011 Created by Dhaval Dave Added new book.